VENDIM
 
 

Kryesia e shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në mbledhjen e rregullt të kryesisë, të mbajtur më 17.10.2009 në Rorschach, merr vendim që në të ardhmen për shërbimet e ndryshme  në lidhje me gjitha llojet e sigurimeve, formave të kursimit, hipotekave, plotësimit të dokumentacioneve të tatimit, përkthimeve  etj. të këshillohet në Këshillimoren e Bashkësisë Shqiptare në Arbon.
Arsyetim: kryesia e shoqatës  gati një vit është ne dijeni për projketin e shoqatës atdhtare "Bashkësia Shqiptare në Zvicër " për sigurim kolektiv të shqiptarëve në Zvicër "AGS-Kollektivversicherung" dhe për  bashkëpunimin e Bashkësisë Shqiptare  me dhjetëra firma siguruese Zvicerane.
Jemi po ashtu në dijeni se nëpërmjet këtyre projekteve familjet  shqiptare në Zvicër mund të përfitojnë 15 % e më tepër zbritje nga të gjitha sigurimet shtesë te disa dhjetëra sigurime shëndetësore. Po ashtu jemi ne dijeni se me Bashkësinë se Shqiptare  sivjet bashkëpunon 6 firma shqiptare të cilat kanë të punësuar mbi 50 këshilltar të sigurimeve. Konstatojmë se "Bashkësia Shqiptare në Zvicër" për ne është  garant se në çdo kënd të Zvicrës punët mund të kryhen sipas marrveshjeve paraprake edhe ate me kohë dhe me kualitetin e duhur.

Duke u nisur nga këto fakte të lartshënuara, ne si Kryesi e Shoqatës, anëtarësisë së Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” i  preferojmë që për nevoja të sigurimeve dhe shërbimeve të lartpërmendura s`pari  të drejtoheni te Këshillimorja e Bashkësisë Shqiptare: 

                   Romanshrornerstrasse 100,  9320 Arbon
                  Tel: 071-440 33 06 , Fax: 071-508 16 18
                 Mobil:076-388 09 57, E-Mail:info@bshz.ch

         
        e pasi që të jeni këshilluar të vendosni ku, si  dhe çka duhet  të ndërrmerrni

 

   St. Gallen, 17.10.2009              Kryesia e SH.H "Lugina e Preshevës

  

                                                Vërejtje:
          Ky rekomandim i kryesisë  nuk është obligues, e drejta për tu
            këshilluar dhe për të vendosur rreth asaj se ku dhe si do të
     siguroheni mbetet  e drejtë personale e secilit anëtarë te shoqatës.

________________________________________________________________________

 

  

     Beratungsstelle Arbon

 

 Hauptsitz:  Romanshornerstrasse 100, 9320 Arbon

Tel:071-440 33 06 Fax:071-508 16 18, 076-388 09 57

 

 

 

 

_______________________________________________________________________ 

Falë angazhimit te Kryetarit të shoqatës "Bashkësia Shqipatre në Zvicër" në SHHLP derdhen ndihma në vlerë prej 4000 Fr

Siç jeni të informuar, në tetor vitit 2008  „Bashkësia Shqiptare në Zvicër”  me seli në Arbon/TG, respektivisht  Kryetari i sajë Z. Ahmet Hasani i propozoi shoqatës tonë  që të merrte pjesë në një projekt  të shoqatës atdhetare  "Bashkësisë Shqiptare në Zvicër" me emrin " AGS-Kollektivversicherung " projket ky nëpërmjet  të cilit  gjithë shqipatrët në Zvicër mund të përfitojnë 15% rabat ne sigurimet shtesë.
Projekti në fjalë parasheh mundësinë e rritjes së fondeve humanitare  të shoqatave shqiptare në Zvicër  duke përfituar nga rasti i ndërrimit të sigurimeve, proces ky të cilin po thuajse çdo  vjet shaku i ngritjes së çmimeve janë të detyraur ta bëjnë  jo vetëm shqipatrët po edhe  qytetarët  tjerë në Zvicrës!

 Si
i rezultat i ketij projekti dhe angazhimit të Z. Ahmet Hasani gjithë ata që u siguruan përfituan nga 15 % rabat kolletiv në sigurimet shtesë, kurse në xhirollogarinë  e shoqatës tonë u derdhën  4000 Fr.
                  Për infromata kontaktoni: 
 076-388 09 57