T E L E G R A M
E nderuara familje e Faton Hajdarit, familje të dëshmorëve,
familje të burgosurve, të nderuar pjesëmarrës,
Zonja dhe Zotëri
Me këtë rast të dorëzimit të shtëpisë familjes së Faton Hajdarit,
ju dërgojmë përshëndetjet tona të përzemërta nga Kryesia e Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Zvicër.
Në pamundësi të jemi fizikisht atje në mesin tuaj ne po ua dërgojmë këtë TELEGRAM URIMI. Këto fjalë të shkruara shumë ma me dëshirë do t`ua kishim thanë vetë atje, por ja që kështu e paska gurbeti! Por, ashtu siç thotë një fjalë e urtë popullore, me trup nuk jemi me
ju prezent, por me zemër si gjithmonë edhe sot jemi në mesin tuaj!
Na vjen shumë keq që po ashtu Fatoni dhe shokët e tij të burgosur nga Presheva nuk kanë mundësi që sot të jenë prezent në mesin tuaj.
Me këtë rast me anë të këtij Telegrami u bëjmë apel të gjithë subjekteve kombëtare dhe atyre ndërkombëtare që të bëjnë çmos që këta djem shqiptar
të Preshevës martire të lirohen nga burgu!
Nëse secili nga ne bënë diçka për djemtë
tanë të burgosur, për familjet e tyre, për gjithë ata që kanë nevojë për ndihmë, ne nuk do të mund t`na
nënshtrojë kurrfarë padrejtësie dhe shumë shpejt do të jemi një popull i lirë e i bashkuar.
Me këtë rast falënderojmë gjithë donatorët e humanistët e shumtë, falënderojmë koordinuesit e punëve të cilët bashkëvepruan në mënyrë që shtëpia e Fatonit të kryhet sipas planit e projektit të paraparë.
Zoti i shpërbleftë gjithë ata që dhanë ndihma dhe u angazhuan për ndërtimin e shtëpisë së Faton Hajdarit.
Të dashur vëllezër e motra pjesëmarrës te këtij momenti shumë human, ju njoftojmë se shoqata Humanitare
“Lugina e Preshevës” nuk do të ndalet vetëm me këtë shtëpi! Shtëpia e re e Fatonit është e para shtëpi e cila po shënon një etapë të re në këtë anë.
Faton Hajdarit dhe familjes së tij i urojmë fat e trashëgimi në këtë shtëpi te re dhe me këtë rast
apelojmë që mos të ndalemi por do të vazhdojmë në ndërtimin e ardhmërisë tonë.
Ju njoftojmë se para dy javësh kemi iniciuar projektin e dytë për ndërtimin e shtëpisë së luftëtarit te
UCK-ës e UÇPMB-ës zotëri Burim Fazliu nga fshati Miratoc.
Në fund ju përshëndesim edhe një herë të gjithëve nga zemra, kurse familjes së Fatonit dhe gjithë familjarëve të burgosurve u dëshirojmë kthimin e
menjëherë të djemve të tyre në familje.
Zoti e bekoftë gjithë
popullin shqiptar!
Zvicër, 15. tetor,
2009 Kryesia e Shoqatës Humanitare
“LUGINA
E PRESHEVËS”
Kryetari: Shaip Bajrami
Ferat Rashiti
Sponzor i faqes
www.shhlp.com
2016
udhtoni komod me agjensin
Presheva BYRO
Nat:0793438643
Faqe e madhe për njerëz humanë ejani edhe ju 30.Fr antarsi vjetore
hape konton për AHIRET kush jep me dorë të vetë zoti e çonë inshalla në XHENETË
Postkonto: Gossau SG
Konto ne Franga
A D R E S A
Humanitärer Verein
Lugina e Presheves
CH:9200 Gossau SG
Postkonto:85-112906-3
iban bic nga shtetet tjera
IBAN:CH220900 0000
8511 2906 3
BIC: POFICHBEXXX
A D R E S A
Konto numri i SHHLP-se
Dega ne Belgjik Beneluks
DEXIA BANK:
Kon Nr:779-5912465-58
shhlp.2006@hotmail.com