Shoqata Internacional Human Center-IHC
Rr.R.Sadiku 17523 Preshevë,
Telefonat mobil:064-4060288 062-519779

Preshevë, 28.12.2007
Konferencë për shtyp: pjesëmarrës: Ridvan Agushi, Shaip Bajrami dhe Lulzim Ibishi

             

Shhlp ka bashkëpunim të mirë me këtë shoqatë e cila  merret me ndihma të skamnorëve në luginën e Preshevës si në ndihma në të holla, ushqimore dhe veshmbathje. IHC është një shoqatë shumë serioze këtë e kemi vërtetuar në shpërndarjen e ndihmave në vitin 2007 ku Kryetari Ridvan Agushi shpërndau ndihmat që ja besuam në 20 familje skamnore 10 në komunën e Preshevës dhe 10 familjeve në komunën e Bujanocit. Në fund të aksionit u mbajt së bashku konferencë për shtyp me mediat vendore në kuvendin komunal në Preshevë.

Shhlp ka dërgua disa paketa me veshmbathje për të cilat  shumë nevojë ka vendi jonë mirëpo kemi problem në transport. U propozua që bashkatdhetarët që kanë mundësi të marrin nga një kuti apo çantë të vogël me rrobe. Jam vet dëshmitarë, këtu pash vetë me sytë e mi se si nënat me fëmijët e tyre pritnin për tu furnizua me rrobe. Edhe rrobat janë të holla, te ne diasporë ato rrinë nëpër bodrume apo diku tjetër ose edhe na zënë vendin kurse këtu nevoja për veshmbathje është shumë e madhe.
I lutemi anëtarëve te shoqatës tonë, gjithë bashkatdhetarëve qe mos të hezitojnë por te marrin me veti nga një paketë apo çantë me rroba për ti ndihmuar këto familje nevojtare.