Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” është kundër çdo akti të dhunës, andaj edhe të akteve të shëmtuara ndaj mendimit të lirë, ndaj medieve e posaçërisht ndaj gazetarëve.

Me këtë rast shoqata humanitare "Lugina e Preshevës" dënon ashpër aktin e dhunës ndaj  kameramanit të programit DIASPORA në Gjermani.
Ndaj programit të RTK-ës Diaspora, posaçërisht ndaj punonjësve të sajë në diasporë shoqata jonë humanitare ka respekt te posaçëm. Udhëheqësit e këtij programi si gazetari zotëri Dashnim Hebibi dhe udhëheqësi i programit zotëri Esat Husaj nuk kanë kursyer as kohë a djersë për të informuar në çdo kohë aktivitetin e shoqatës tonë dhe të shoqatave të shumta  në perëndim.
Ne i jemi mirënjohës udhëheqësve te Programit DIAPSORA dhe kërkojmë qe mos të luhaten ne rrugën e shenjtë  për informimin. Programi diaspora eshtë një dritare e madhe për pasqyrimin  e aktiviteteve  dhe halleve të diasporës shqiptare në botë.
Kush sulmon programin diaspora ai ka sulmuar gjithë diasporën.
Shoqata humanitare  “Lugina Preshevës” përshëndet punën e gazetarëve të Programit DIASPORA  dhe porosit qe ky rast mos te ndikoj ne pengimin por përkundrazi të vazhdoj edhe me fuqishëm ne përparimin e këtij programi nga DIASPORA për DIASPORËN.

Në emër të Kryesisë së  shoqatës humanitare
“LUGINA E PRESHEVËS”

Kryetari Shaip Bajrami