2011-01-22
Pse po lejohet Serbia të luaj me të rinjtë shqiptarë?
Edhe mërgimtarët tanë që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, si gjithmonë edhe kësaj
here, reaguan njëzëri, unik, kundër veprimit të rëndë, kërcënues për gjithë rajonin nga Gjykata Speciale për Krime Lufte në Beograd, ndaj nëntë bashkëvendasëve nga Presheva, të akuzuar si pjesëtarë të UÇK-së, tashmë të njohur si "Grupi i Gjilanit".
Dy shoqatat humanitare si motra "Lugina e Preshevës" dhe ajo e "Medvegjës", pastaj dega e SHHLP për Beneluks, si dhe ish komandanti i UÇPMB-së me të marrur këtë lajm, e vlerësuan, se ky
veprim nga Serbia është një proçes i montuar me motive politike, për të dëshpëruar këtë pjesë të atdheut tonë, që të largojë të rinjtë në mërgim dhe të shpërngulen banorët nga ato troje
etnike, kështu thuhet në reagime e tyre, e ndër të tjera ngrejnë zërin dhe i luten faktorit ndërkombëtarë, që sa më shpejt, të dërgojë një ekip ekspertësh e të shoh situatën reale që po
ndodhë atje. Në agjencinë e lajmeve kosovaere.ch, erdhën këto reagime, ku po japim në tërësi.
Në reagim ndër të tjera thuhet:
"Të nderuar familje të të burgosurve, vendas të respektuar, në këto momente dramatike, që po kalojnë ato treva stërgjyshore, duhet të jemi syçelë dhe të mos gabojmë me ndonjë veprim të
ngutshëm. Njëherit, ia bëjmë me dije edhe faktorit politik, që të mos vanohet me projekte të tyre politike, që të ngrejë zërin e protestës dhe ti drejtohet faktorit ndërkombëtarë, për këto
shkelje të rënda dhe kërcënuese për gjithë rajonin që po bënë Serbia me pushtetin e saj, siç po shihet, me apetite dhe formula të kryekriminelit Millosheviq, po veprohet edhe sot e kësaj
dite, para syve të gjithë botës.
Ata djemë, u morën nga shtëpitë e tyre, duke u maltretuar para syve të fëmijëve të vegjë, para prindërve, ku këto skena janë të njohura për të gjithë ne. Ndërsa deputeti ynë në Parlamentin e Serbisë, duhet të jetë i ashpër në këtë çështje dhe të reagojë dhe jo të pres, që të reagojnë të tjerët, pastaj ky. Sepse e ka xhaketën e deputetit të këtij Parlamenti dhe duhet domosdo, të flas më shumë dhe të dënojë aktet e këtilla të turpshme. Ne në mërgatë, sinqerisht, jemi të shqetësuar me këto vendime dramatike dhe horrore.
Dy shoqatat tona humanitare, me një anëtarësi të gjerë dhe të bashkangjitur edhe nga intelektualë të tjerë të pavaur nga të gjitha trevat shqiptare, që jetojnë në Zvicër, i drejtohemi faktorit ndërkombëtarë me shumë seriozitet, të mos shikojnë para këtyre akteve, para këtyre skenareve të përgatitura nga kuzhina të fëlliqta të kriminelëve, që të fshehin marrëzirat e tyre para botës dhe të thojnë në anën tjetër, se shqiptarët janë kështu e ashtu.
Mjaft më me këto deklarata të fëlliqta. Nuk mundet një i ri i këtyre komunave të bëjë gjumin rehat, se mos vallë, i skenohet ndonjë spektakël me pranga e drejt burgut. Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, i ka rënë hije e rëndë, hije e dhimbjes. Ne bashkatdhetarët, do ti përkrahim familjet e atyre që janë burgosur dhe shpresojmë shumë, se faktori ndërkombëtarë, do të shikojë këtë rast shumë shpejt dhe të sillen në shtëpi ata djemë, të punojnë dhe të shohin rriten e fëmijëve të tyre.
Të dënohen me 101 vjet burgim është padyshim ky proces i montuar e pakuptimtë, madje edhe shumë i dyshimtë.Shpresojmë shumë, se faktori politik në ato treva do të bëjnë të pamundurën, që të mos rrijnë në heshtje. Nuk munden të barazohet krimi i regjimit serbe me këto "spektakle" që po bëhen në këto komuna. Kur Shqipëria kaloi një ditë të rëndë, dje, këta djemë u dënuan, kur Kosova jonë ende me probleme rreth zgjedhjeve, Presheva, Medvegja dhe Bujanoci, po janë viktima.
I drejtohemi edhe faktorit politik në Kosovë, që të mos pranojë të bashkëbisedojë me Serbinë, gjersa, këto gjëra të rënda, të mos shihen si duhet dhe shumë probleme tjera që janë me të
pagjeturit e kështu me radhë. Shpresojmë shumë që faktori ndërkombëtarë, do të reagojë shpejt.
Reagim vjenë edhe nga ish komandanti i UÇPMB-së, Shefket Hasani, i cili dënon me notën më të madhe, këtë vendim të politizuar kundër djemëve të pafajshëm, që u maltretuan më çnjerëzisht në
burgjet Serbe. Ky vendim i Gjykatës Serbe, tregon edhe njëherë, se Serbia, është po ajo e vjetra, por vetëm, se këta të rinjtë, natën punojnë kundër shqiptarëve dhe ditën flasin për
demokraci.
Ata djemë janë të pafajshëm, sepse edhe gjykata nuk mundi ti gjejë prova me muaj të tërë, me lloj lloj dëshmitari dhe përnjëherë, u morrë ky vendim, duke i lëshuar një herë dhe pastaj dënuar. Familjarëve të këtyre djemëve, ju drejtohem, me zemër, që të jenë të qetë, të mos bien pre e provokimeve serbe, sepse armiqtë tanë, janë duke punuar shumë, ndërsa dikushi tek ne, që mbanë kravata dhe merr paga të majme e shetitet me vetura të shtrenjta, e ha nëpër restaurante të Beogradit, shuan dhe herë pas here "luan" politikisht.
Faktori ndërkombëtarë e dinë shumë mirë, se ata djemë janë të pafajshëm. Serbia po bënë gjithçka në Medvegjë, ka zbrazur Medvegjën, tash po dëshiron me frigë edhe Preshevën dhe Bujanocin. Robëria ka kufinjë, por ne, kemi miqtë tanë ndërkombëtarë, nga ato shtete, që e dijnë mirë, se çka është demokracia dhe liria, prandaj, po shpresojmë shumë, që të reagohet, sa nuk u mbush kupa. Problemi i këtyre trojeve, duhet të zgjidhet sa më shpejtë, e ti jepet perspektivë, e të ecim drejt Europës së bashkuar, për atje, ku e kemi vendin ne shqiptarët.
Në emrin tim dhe në emër të shumë ish luftëtarëve të lirisë, i drejtohem të gjithë atyre, që janë në politikë në ato treva, të mos flejnë, e të mos pijnë makiato e të kalojnë kohën nëpër
kafiqe, por të drejtohen, të shkruajnë reagime në të gjitha dyert e evropianëve, të kërkojnë lirinë e tyre dhe të dënohen ata që po ushtrojnë profesionin e tyre gabimisht. Të mos lejohet,
Serbia, të luajë me shqiptarët, të mos jemi ne eksperimente të formulave famëkeqe serbe, që vetëm ata dijnë ti bëjnë. Historikisht kemi qenë për liri e tolerancë dhe jemi, por nuk do të
lejojmë, që të luhet më me fatin tonë. Ora po ecë, ditët po kalojnë, ajo pjesë e atdheut është duke u zier keq, e lidhur, prandaj, faktori ndërkombëtarë, duhet të reagojë sa më shpejt, që të
jetë e mundur.
St.Gallen, Valis, Bern, 22 janar
Shefket Hasani, ish komandant i UÇPMB-së
Fazli Musliu, kryetar i SHHLP në Zvicër
Zenel Neziri, kryetar i SHH "Medvegja"-Zvicër
B R E N G O S E M
Brengosem kur në rrug shoh fëmiun e nji dëshmori që qan,
kërkon bukë për të ngrënë:
e babai i tij i ndjerë për këtë tokë ka rënë...
Zgjatë dorën lëmoshë kërkon me dhimbset ky fëmijë i mjerë,
se askush s"i ndihmon?...
Brengosem kur shoh një nënë me sytë e sajë të përlotur,
që thellë në zemër diçka e mundon:
është biri i saj i zhdukur që ajo kërkon....
Kjo nënë e mjera thotë një fjalë:
"birin tim e pata të vetmin djalë"...
E ajo vazhdon rrugën duke tretur të dijë për birin e vet,
në është i gjallë apo i vdekur"...
Kërkimi i sajë derë më derë vazhdonë por më kot se,
askush si ndihmon....
Brengosem kur shoh nji invalid të luftës,
me gjymtyrë të përgjysmuara;
zgjatë dorën e kërkon,
që fëmijëve të vet nësofër bukë t u dërgonë.....
Gjumtyrët e trupit ia muer gryka e topit,
më dhibset ky njeri i mjerë se kambetur rrugëve,
në mëshirën e Zotit...
Brengosem kur shoh që burgosen çlirimtarët,
prangoset LIRIA vallë,në shekullin XXI;
po vritet DREJTSIA...
Brengosem se neve po na mohohet çlirimi,
brengosem se në LUGINË po barazohet krimi...
Luginë pash atë gjak që u derdh për ty tregomë,
në quhet kjo;LIRI apo ROBËRI....
Brengosem LUGINË BRENGOSEM PËR TY.........:
11,06.2008 bs
Ferat Rashiti
Sponzor i faqes
www.shhlp.com
2016
udhtoni komod me agjensin
Presheva BYRO
Nat:0793438643
Faqe e madhe për njerëz humanë ejani edhe ju 30.Fr antarsi vjetore
hape konton për AHIRET kush jep me dorë të vetë zoti e çonë inshalla në XHENETË
Postkonto: Gossau SG
Konto ne Franga
A D R E S A
Humanitärer Verein
Lugina e Presheves
CH:9200 Gossau SG
Postkonto:85-112906-3
iban bic nga shtetet tjera
IBAN:CH220900 0000
8511 2906 3
BIC: POFICHBEXXX
A D R E S A
Konto numri i SHHLP-se
Dega ne Belgjik Beneluks
DEXIA BANK:
Kon Nr:779-5912465-58
shhlp.2006@hotmail.com