Shoqata Humanitare «Lugina e Preshevës» zgjodhi kryesinë e re


Rebstein, 28 mars


Bëmirësit mërgimtarë nuk po ndalen as sot e kësaj dite, ata në forma të ndryshme po ndihmojnë në atdhe. Por, Shoqata Humanitare «Lugina e Preshevës», dallohet nga të tjerët, sepse kjo shoqatë, ka ndihmuar e po ndihmon familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës e herë pas here edhe studentë. 


Shoqatë, e cila, rreth vetes ka një anëtarësi besnike dhe një kryesi që po punon me shumë përkushtim, pa u dorëzuar asnjëherë para sfidave të kohës së sotme. Koha e lirë në mërgim e konkretisht në Zvicër është bërë e vështirë të gjendet, për të vizituar ndonjë të afërm, apo për t’ ia kushtuar familjes, sepse gjatë tërë javës me punë për të siguruar kafshatën e bukës, por fatbardhësisht, po ka edhe bëmirës, që po sakrifikojnë nga koha e lirë, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë. Se sa ka bërë kjo shoqatë me bëmirësi, nuk po ndalemi kësaj here, por më 28.03.2015, në Rebstein të St.Gallenit u mbajt Kuvendi i katërt dhe një zëri pa asnjë pengesë, miqësisht, rizgjodhën kryesinë e re. Z.Fazli Musliu, kryetar i Shoqatës, falënderoi kryesinë e kaluar dhe të tashmen, por edhe gjithë anëtarët dhe donatorët e padyshim edhe xhamitë shqiptare, që kanë ndihmuar për familjet e dëshmorëve e invalidëve. Ne u jemi mirënjohës tha ndër të tjera z.Musliu, se është bërë një punë e madhe, e prandaj, nga shpirt ju them faleminderit secilit që ka kontribuar. Ne kemi bashkëpunuar dhe jemi të hapur me të gjitha shoqatat tjera edhe nga Lugina e Preshevës por edhe të trevave të tjera shqiptare. Bashkëpunimi më i mirë ka ardhur me kryesinë e Shoqatës Humanitare «Medvegja», me qendrën e saj në Fully të Valisit. Ajo ishte afër nesh dhe është edhe sot e kësaj dite. 


E kam paksa të vështirë ti them edhe dy tre fjalë, se na pret edhe një punë më e madhe, prandaj të lëjmë fjalët dhe të angazhohemi edhe më shumë, se në vendlindje, sidomos në Luginë të Preshevës nuk është gjendja e mirë, as ekonomikisht, por as në aspektin politikë. Na duhet të jemi më të bashkuar. Ne së bashku me kryesinë dhe intelektualë të Luginës së Preshevës, e të ndihmuar nga Shoqata Humanitare «Medvegja», po mbajnë Akademinë Përkujtimore të dëshmorëve të UÇPMB-së. Akademi që është e vetmja që mbahet në diasporë.  Na duhet mbështetje edhe më e madhe edhe nga të tjerët. Kemi pasur, por kërkojmë bashkëpunim, sepse nuk po bëjmë punë për vete, për përfitime, por për ti ndihmuar ata që kanë nevojë. Nuk isha në dilemë a me u ndal apo jo me bëmirësi, sepse i shoh sytë e atyre që kanë nevoj, ata na presin neve që ti ndihmojmë. Ndihmuam e po ndihmojmë jetima, familjarë dëshmorësh, invalidë dhe studentë. Një ditë do të ndahemi nga kjo botë, prandaj, na duhet të punojmë më shumë, të jemi më bëmirës, të jemi më të mirë mes veti. Vëllezër, ju falënderoj që po më rrini afër, ju betohem, se nuk e kam të lehtë, jam duke i lodhur bëmirësit, duke i dërguar letra për ti kërkuar ndihmë, por e di, se më kuptojnë.Çdo euro ka shkuar në vend, në asnjë mënyrë nuk është keqpërdorur dhe nuk vjen në shprehje. Me shpirt gjithçka ka shkuar. Mjafton vetëm të shikohen ato familje skamnore dhe se si ndjehesh në shpirt. Falënderojmë edhe miqtë tanë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, që i kemi hapur. Kemi bashkëpunuar me vendlindje dhe do të bashkëpunojmë me të gjithë ata që nuk rrahin gjokse, por punojnë drejt. Ne nuk do të ndalemi. Falënderojmë kryesinë e kaluar dhe të sotmen, por edhe të gjithë, që të gjithë që kanë ndihmuar». Në këtë Kuvend ishin të pranishëm disa mërgimtarë, në mesin e tyre edhe Shefket Hasani, ish komandanti i UÇPMB-së, i cili do të jetë në kryesi të shoqatës dhe do të angazhohet edhe ai me të gjitha mundësit. Kryesia është në këtë përbërje: Fazli Musliu, kryetar, Shaip Bajrami, arkatar, Ferat Rashiti, sekretar, Nasir Rrustemi, Bejtulla Beluli, Shefket Hasani ,Fidan Shaini anëtar të kryesisë. Kuvendi u mbyll me fjalët më të mira të mundshme, se do të angazhohemi të gjithë së bashku, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë.për iformata matüe sakta rreth ndimave adresa elektronike SHHLP-së www.shhlp.com

       
                 
                      VENDIM
 
 

Kryesia e shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” në mbledhjen e rregullt të kryesisë, të mbajtur më 17.10.2009 në Rorschach, merr vendim që në të ardhmen për shërbimet e ndryshme  në lidhje me gjitha llojet e sigurimeve, formave të kursimit, hipotekave, plotësimit të dokumentacioneve të tatimit, përkthimeve  etj. të këshillohet në Këshillimoren e Bashkësisë Shqiptare në Arbon.
Arsyetim: kryesia e shoqatës  gati një vit është ne dijeni për projketin e shoqatës atdhtare "Bashkësia Shqiptare në Zvicër " për sigurim kolektiv të shqiptarëve në Zvicër "AGS-Kollektivversicherung"dhe për  bashkëpunimin e Bashkësisë Shqiptare  me dhjetëra firma siguruese Zvicerane.
Jemi po ashtu në dijeni se nëpërmjet këtyre projekteve familjet  shqiptare në Zvicër mund të përfitojnë 15 % e më tepër zbritje nga të gjitha sigurimet shtesë te disa dhjetëra sigurime shëndetësore. Po ashtu jemi ne dijeni se me Bashkësinë se Shqiptare  sivjet bashkëpunon 6 firma shqiptare të cilat kanë të punësuar mbi 50 këshilltar të sigurimeve. Konstatojmë se "Bashkësia Shqiptare në Zvicër" për ne është  garant se në çdo kënd të Zvicrës punët mund të kryhen sipas marrveshjeve paraprake edhe ate me kohë dhe me kualitetin e duhur.

Duke u nisur nga këto fakte të lartshënuara, ne si Kryesi e Shoqatës, anëtarësisë së Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” i preferojmë që për nevoja të sigurimeve dhe shërbimeve të lartpërmendura s`pari  të drejtoheni te Këshillimorja e Bashkësisë Shqiptare: 

                   Romanshrornerstrasse 100,  9320 Arbon
                  Tel: 071-440 33 06 , Fax: 071-508 16 18
                 Mobil:076-388 09 57, E-Mail:info@bshz.ch

         
        e pasi që të jeni këshilluar të vendosni ku, si  dhe çka duhet  të ndërrmerrni

 

   St. Gallen, 17.10.2009              Kryesia e SH.H "Lugina e Preshevës

  

                                                Vërejtje:
          Ky rekomandim i kryesisë  nuk është obligues, e drejta për tu
            këshilluar dhe për të vendosur rreth asaj se ku dhe si do të
     siguroheni mbetet  e drejtë personale e secilit anëtarë te shoqatës.

________________________________________________________________________

 

Reagim!

 

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” është kundër çdo akti të dhunës, andaj edhe të akteve të shëmtuara ndaj mendimit të lirë, ndaj medieve e posaçërisht ndaj gazetarëve.

Me këtë rast shoqata humanitare "Lugina e Preshevës" dënon ashpër aktin e dhunës ndaj kameramanit të programit DIASPORA në Gjermani.
Ndaj programit të RTK-ës Diaspora, posaçërisht ndaj punonjësve të sajë në diasporë shoqata jonë humanitare ka respekt te posaçëm. Udhëheqësit e këtij programi si gazetari zotëri Dashnim Hebibi dhe udhëheqësi i programit zotëri Esat Husaj nuk kanë kursyer as kohë a djersë për të informuar në çdo kohë aktivitetin e shoqatës tonë dhe të shoqatave të shumta  në perëndim.
Ne i jemi mirënjohës udhëheqësve te Programit DIAPSORA dhe kërkojmë qe mos të luhaten ne rrugën e shenjtë  për informimin. Programi diaspora eshtë një dritare e madhe për pasqyrimin  e aktiviteteve  dhe halleve të diasporës shqiptare në botë.
Kush sulmon programin diaspora ai ka sulmuar gjithë diasporën.
Shoqata humanitare  “Lugina Preshevës” përshëndet punën e gazetarëve të Programit DIASPORA  dhe porosit qe ky rast mos te ndikoj ne pengimin por përkundrazi të vazhdoj edhe me fuqishëm ne përparimin e këtij programi nga DIASPORA për DIASPORËN.

Në emër të Kryesisë së  shoqatës humanitare
“LUGINA E PRESHEVËS”

Kryetari Shaip Bajrami

 

K O M U N I K AT Ë  PËR MJETE TË INFORMIMIT

 


Të nderuar anëtarë te shoqatës humanitare „Lugina e Preshevës“, simpatizant te kësaj shoqate, donator e humanist të nderuar, Zonja dhe Zotëri të nderuar,

Kryesia e shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës” me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë, familjes së Faton Hajdarit, shtëpi kjo e ndërtuar me ndihma humanitare te humanistëve e donatoreve te shumtë, shfrytëzon nga rasti të përshëndes gjithë ata që kanë dhënë ndihmë.
Ju përshëndesim përzemërsisht  dhe urojmë që të keni fat e shëndet në jetë! Zoti i shpërbleftë gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së Faton Hajdarit!

Ju informojmë se kjo shtëpi e ndërtuar për  Faton Hajdarin është projekti ynë i parë humanitar i këtij lloji. Zotëri Faton Hajdari është një nga 10 të burgosurit e komunës së Preshevës të cilët pushteti i Serbisë padrejtësisht po i mba të burgosur  që nga 26 dhjetori i vitit 2008. Kemi informata se gjithë këta djem shqiptar, aparati i shtetit serb është duke i torturuar fizikisht e psiqikisht.
Mendojmë se angazhimi jonë si komb duhet të jetë më i fuqishëm se kaq, duhet të punojmë gjithë së bashku që këta të ri shqiptar të lirohen menjëherë  nga burgjet serbe.
Me këtë rast ngrisim zërin e arsyes dhe apelojmë te të gjitha subjektet shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, u bëjmë apel qeverive shqiptare në Prishtinë e Tiranë që të bëjnë të pamundurën që këta djem mos të mbahen  të pafajshëm në burgjet serbe.
Shpresojmë se kjo shtëpi, donacion i popullit, e ka zbutur sado pakë gjendjen ekonomike dhe cilësinë e jetës së familjes së Faton Hajdarit.
Me këtë rast ju njoftojmë se përgatitjet e fundit rreth momentit ceremonial të dorëzimit të shtëpisë janë kryer në tërësi.
Dita e premte do te jetë ditë kur familjes se Fatonit do t`i dorëzohen çelësat e shtëpisë. Kjo ditë jo vetëm për Faton Hajdarin e familjen e tijë por për gjithë Komunën e Preshevës e më gjerë do të jetë  një ditë e madhe një ditë e shënuar për një nismë shumë të mbarë.
Ju njoftojmë se me rastin e dorëzimit të shtëpisë janë ftuar  të marrin pjesë: kryetari i kuvendit të Preshevës, familjaret e dëshmorëve, familjaret e të arrestuarve, Bashkësia Islame, si dhe mediat lokale të vendit.
Dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë do  ta bëjë Zotëri Skender Musliu babai i dëshmorit Mitat Musliu.

St.Gallen,13.10.2009     Kryesia e Shoqatës Humanitare
                                                 “LUGINA E PRESHEVËS”

 

 


LETËR  NGA VENDLINDJA

 

“...E nderuara kryesi e shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër, donator e humanist të nderuar, ju njoftojmë se të premten që vjen do të bëhet dorëzimi solemn i çelësave te shtëpisë se Faton Hajdarit.
Ju njoftojmë se janë duke u bërë përgatitjet e fundit rreth momentit ceremonial të dorëzimit të shtëpisë, moment ky i cili jo vetëm për Faton Hajdarin e familjen e tijë por për gjithë Komunën e Preshevës e më gjerë do të jetë një gëzim shumë i madh.
Ju njoftojmë se me rastin e dorëzimit te shtëpisë janë ftuar  të marrin pjesë, kryetari i kuvendit, familjaret e dëshmoreve, familjaret e të arrestuarve, Bashkësia Islame, si dhe mediet lokale të vendit. Dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë është propozuar që ta bëjë një pjesëtar  i familjeve të dëshmoreve, propozimi i parë është që këtë nderë ta ketë Zotëri Skender Musliu babai i dëshmorit Mitat Musliu, propozim ky i cili është përkrahur nga Këshilli për Organizimin e Ceremonisë së dorëzimit të shtëpisë familjes së Faton Hajdarit.
Në fund ua përcjellim falënderimet më të përzemërta të gjithëve juve  që keni kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie dhe u themi se vetëm Zoti është Ai që këtë kontribut mundë t`ua paguaj shumëfish. Përshëndetje të  gjithëve...”

Këshilli Organizativ për dorëzimin
e shtëpisë së Faton Hajdarit

SHHLP & OVL

 

-----------------------------------------------------------------------------------------------------

Falë angazhimit te Kryetarit të shoqatës "Bashkësia Shqipatre në Zvicër" në SHHLP derdhen ndihma në vlerë prej 4000 Fr

 

Siç jeni të informuar, në tetor vitit 2008  „Bashkësia Shqiptare në Zvicër”  me seli në Arbon/TG, respektivisht  Kryetari i sajë Z. Ahmet Hasani i propozoi shoqatës tonë  që të merrte pjesë në një projekt  të shoqatës atdhetare  "Bashkësisë Shqiptare në Zvicër" me emrin " AGS-Kollektivversicherung " projket ky nëpërmjet  të cilit  gjithë shqipatrët në Zvicër mund të përfitojnë 15% rabat ne sigurimet shtesë.
Projekti në fjalë parasheh mundësinë e rritjes së fondeve humanitare  të shoqatave shqiptare në Zvicër  duke përfituar nga rasti i ndërrimit të sigurimeve, proces ky të cilin po thuajse çdo  vjet shaku i ngritjes së çmimeve janë të detyraur ta bëjnë  jo vetëm shqipatrët po edhe  qytetarët  tjerë në Zvicrës!

 Si
 i rezultat i ketij projekti dhe angazhimit të Z. Ahmet Hasani gjithë ata që u siguruan përfituan nga 15 % rabat kolletiv në sigurimet shtesë, kurse në xhirollogarinë  e shoqatës tonë u derdhën  4000 Fr.
                  Për infromata kontaktoni: 
 076-388 09 57