LETËR  NGA VENDLINDJA

 

“...E nderuara kryesi e shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me seli në Zvicër, donator e humanist të nderuar, ju njoftojmë se të premten që vjen do të bëhet dorëzimi solemn i çelësave te shtëpisë se Faton Hajdarit.
Ju njoftojmë se janë duke u bërë përgatitjet e fundit rreth momentit ceremonial të dorëzimit të shtëpisë, moment ky i cili jo vetëm për Faton Hajdarin e familjen e tijë por për gjithë Komunën e Preshevës e më gjerë do të jetë një gëzim shumë i madh.
Ju njoftojmë se me rastin e dorëzimit te shtëpisë janë ftuar  të marrin pjesë, kryetari i kuvendit, familjaret e dëshmoreve, familjaret e të arrestuarve, Bashkësia Islame, si dhe mediet lokale të vendit. Dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë është propozuar që ta bëjë një pjesëtar  i familjeve të dëshmoreve, propozimi i parë është që këtë nderë ta ketë Zotëri Skender Musliu babai i dëshmorit Mitat Musliu, propozim ky i cili është përkrahur nga Këshilli për Organizimin e Ceremonisë së dorëzimit të shtëpisë familjes së Faton Hajdarit.
Në fund ua përcjellim falënderimet më të përzemërta të gjithëve juve  që keni kontribuar në ndërtimin e kësaj shtëpie dhe u themi se vetëm Zoti është Ai që këtë kontribut mundë t`ua paguaj shumëfish. Përshëndetje të  gjithëve...”

Këshilli Organizativ për dorëzimin
e shtëpisë së Faton Hajdarit

SHHLP & OVL

Një pamje e mbrendshme e shtëpisë së
Faton Hajdarit