SHHLP UA URON TE GJITH SHQIPTAREVE VITIN E RI 2013

SHHLP i faleminderon të gjithë antarët që kanë bërë pagesën e anëtarësisë dhe ndihmave në muajin DHJETOR:2012

Kryesia e degës në Belgjikë Faleminderon antarët që kanë bërë pagesën e antarsisë për muajin KORRIK.2012

Disa aktivitete të shhlp gjat mujit Nëntor 2012 ju falemnderit për mbështetje të gjithve:

Me 02 dhjetor 2012 Ne Rorschach u mbajt manifestimi i dites se Flamurit dhe 100vjetori i shtetit Shqiptar

Ta ndihmojme familjen Idrizi nga Shoshaja e Poshtme

  Familja pese antareshe e Selim Idrizit nga Shoshaja e Poshtme jeton ne nje dhome ne kushte shume te veshtira per jete.

 Shoqata Humanitare “ International Human Center “ nga Presheva, ka mare iniciativen per ndertimin e nje shtepie kesaj familje. Fale kontributit te shume qytetareve nga Presheva, eshte grumbulluar material ndertimor per gjysmen e shtepise. Shtepia eshte duke u ndertuar, por kemi nevoje edhe per ndihmen tuaj, me ato mundesi qe I keni, edhe nje 10Fr i juaj, nderton kete shtepi.

Zoti ju bekoft juve dhe familjet tuaja.

 

Informatat me te hollsishme mund ti merrni ne SH.H. “ Lugina e Presheves” ne Zvicerr,

Adresa:Gossau 9200 postfach 1053 Email:shhlp.2006@hotmail.com tel:076 6712858 dhe ne Email     : humancenter@live.com dhe ne tel : 00381 62 51 97 79

 

                                               FTESË

Ju ftojmë që të antarsoni në shhlp 30 Fr në Vit antarsi dhe hapne nji konto për ahiret se zoti ju shpëblen me të mira në kët jetë :jeni në adresë të mirë korrekte dhe transparente. Human do me thën njeri Humanitet me bë mirë domethën njeriu bëmirës, bëhuni edhe ju pjesë e bëmirsisë,se nji ditë vetëm bëmirsia do të vijë me neve dhe tjerat pasuri do të mbesin në kët botë me rrespekt për mbështetjen e deri tashme SHHLP ZVICER:

                                              Ftesë

Në Belgjik 20Euro antarsi vjetore në të majtë e keni të dhënat ku shkrun shhlp-dega belgjik keni informatat:dhe nji herit i falemnderojmë antarët që kanë bë pagesën e antarsis

Shoqata Humanitare"LUGINA E PRESHEVES"me 16.Nentor 2012 shkroi nji histori ne LUGINE

Me rastin e 20 vjetorit te SHMSH ATDHEU Ne Bad Ragaz

NJOFTIM

Ja u realizu projekti i reklamë dhe u vendosë te kafiteria RINA në mes të Preshevës

 Te nderuar vizitore,antare dhe bamires te SHHLP!

 -Shoqata Humanitare "Lugina e Presheves" ju njofton se faqja aktuale eshte transferuar ne faqe te re,ku i gjithe aktiviteti i kryesise së shhlp dhe studetëve tanë

Meso i Pari, Lajmin e fundit

 


U mbajt mbledhja e kryesisë sotë në ora 17.30h në Presheva BYRO REBSTEIN

Kryesia e shhlp /së e mbajti mbledhjen e rregullt të kryesisë me 03.03.2012 në Rebstein në Presheva BYRO në ora 17.30 filloj mbledhja ashtu si ishte parapa dhe pasi u konstatu se ka forum për të mar vendime fillojë mbledhja në kët përbërje 1.Fazli Musliu 2.Ferat Rashiti 3.Murat Avdiu 4.Shaip Bajrami

redni ditës u përcaktu së bashku me këto pika

1.Raporti i Fazlijës dhe Shaipit me rastin e vizitës/së degës së shhlp në belgjik me 18.02.2012

2.Diskutime rreth bashkpunimit me ovl të dhe dy projekte të rëndësishme.nji nga projektet ishte nji dokumentarë për luftën e UÇPMB/së projekt i cili don investime shum dhe kët do ta bëjë si mbas bisedës që kem pasë me z. Nuhi Bytiqin i cili edhe posedon ngjarjet dhe inçizimet të drejtëpërdrejta të luftës dhe duhet ta mbështesin të gjithë bashkatdhetarët që të promovohet me rastin e 100 vjetorit të shtetit amë

3.Nji kërkesë na ka bë ish luftari dhe invalidi i luftës të UÇPMB/së dhe UÇK në maqedoni Fadil Emërllahu i cili jeton tash në Ferizajë me qira 55 euro banesën dhe barrna të përditshme ka nevojë dhe ushqim për familje ,dhe me kët rast kryesia vendosi nji ndihëm simbolike prej 300Fr dhe e kem përfshi në listën e ndihmsve të rregullta të shhlp/së.

4.Dikutimi Rreth organizimit të Akademisë përkujtimore të UÇPMB/së në Zvicër për 2012 dhe murëm vendimin e caktimit të datës së mbajtjesë me 12 Maj u vendosë po vendi ka mbet i hapur deri sa të takohen dy shoqatat ajo e medvegjës dhe SHHLP po si mbasë disa mendimeve pasi është në kët vitë organizatore kryesore shoqata e medvegjës pritet të mbahet dikundë ka Zurichu :dhe gjithashtu Shaip Bajrami i prezentojë disa varianta të mirnjohjeve të pregaditura ekas për kët manifestim për ti nderu organizatorët mediatë dhe pjesëmarrsit eminet

5.e ndryshe

dhe në kët pik diskutuamë me kolegët apo pashkëkombasit tonë që kishin ardhur nga Gjermania dhe kishin marr nji iniciativë për të bë nji manifestim gjith kombëtarë për dëshmorët dhe këta ishin 1.Mustafë Brahimaj.2.Lulzim Rushiti.3.Ali Krasnqi ,këta koleg ishin drejtu te ne duke pa përvojën tonë rreth organizimeve të akademive për UÇPMB/në dhe kërkonin që ti bashkangjitemi idesë tyre mirpo ne duke pasë përvojë i treguamë se kjo është përgjegjsi e madhe dhe nji herit e ndershme po nukë është pa probleme të natyrësë që i kemi pasë ne dhe në fund ram dakordë se duhet kryesit e dy shoqatave dhe kshilli organizativ i UÇPMB/së të takohen dhe marin vendim a sa i përket pjesëmarrjesë si musafir të ftuarë nuk kemi problem me marr pjesë dhe i dëshirojmë suksesë kësaj iniciative. kudoqë jeni ju përshëndtetë kryesia e shhlp/së

Kryetari i Shoqatës dhe arkatari ish kryetari Shaip Bajrami do të marin pjesë në kuvendin e nëndegës për Belgjik dhe i ftojmë bashkëkombasit tonë që sa ma masovikisht me mar pjesë që të del nji kryesi sa ma legjitime dhe të ket suksesë në të ardhmen ju falemnderit dhe mbesim me shpresë se do të përgjigjeni ftesës se kjo është nji punë shum me vlerë të madhe për personat që do të kyçen dhe të japin kontributin e tyre për hir të zotit:shhlp zvicërr.....

Me 19.Shkurt2012 e diel në ora 15h mbahet kuvendi zgjedhor i degës së SHHLP për Belgjikë në klubin Dardania qytetin HUY

Njoftim dhe ftesë për bashkatdhetarë në Belgjikë

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët e Kosovës Lindore dhe të trevave tjera, se me datën 19.02.2012, do të mbahet Kuvendi i nëndegës së SHHLP-së dega në Belgjikë, në Klubin "Dardania" Rue Entre Deux Portes 46, 4500 Huy. Në këtë Kuvend, përveçse aktivistëve të shumtë që jetojnë në Belgjikë, do të marrin pjesë edhe kryesia e SHHLP-së në Zvicër. Prandaj, edhe shoqatat tjera që veprojnë në Belgjikë, janë të mirëseardhura, sepse të bashkuar mundemi të bëjmë shumë më shumë.
Kjo nëndegë e SHHLP-së, ka për qëllim, që të rris edhe më shumë aktivitetin e tyre bëmirës, që familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të tjerët që janë me nevojë, t`ju ndihmohet. Bashkatdhetarët tanë gjithmonë kanë qenë solidarë dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen, do të japin aq sa kanë mundësi. Prezenca juaj të nderuar bashkatdhetarë, do të thotë shumë, do të shihni edhe punën tonë si kryesi të shoqatës që bëjmë dhe të mbajmë kuvendin ashtu si duhet dhe të vijnë e të bashkohen të gjithë ata që mendojnë se munden të kontribuojnë në bëmirësi. Sa më shumë që të kemi veprimtarë, do të jetë më mirë, do të ketë ide më shumë. Të gjitha mediat shqiptare që kanë mundësi të jenë të pranishëm i mirëpresim. Ju mirëpresim. Për info: +32498716641

/ Sektori për informim i degës së SHHLP/ Gossau SG

Kryetari i Shoqatës dhe arkatari ish kryetari Shaip Bajrami do të marin pjesë në kuvendin e nëndegës për Belgjik dhe i ftojmë bashkëkombasit tonë që sa ma masovikisht me mar pjesë që të del nji kryesi sa ma legjitime dhe të ket suksesë në të ardhmen ju falemnderit dhe mbesim me shpresë se do të përgjigjeni ftesës se kjo është nji punë shum me vlerë të madhe për personat që do të kyçen dhe të japin kontributin e tyre për hir të zotit:shhlp zvicërr.....

Me 19.Shkurt2012 e diel në ora 15h mbahet kuvendi zgjedhor i degës së SHHLP për Belgjikë në klubin Dardania qytetin HUY

Njoftim dhe ftesë për bashkatdhetarë në Belgjikë

Njoftojmë të gjithë bashkatdhetarët e Kosovës Lindore dhe të trevave tjera, se me datën 19.02.2012, do të mbahet Kuvendi i nëndegës së SHHLP-së dega në Belgjikë, në Klubin "Dardania" Rue Entre Deux Portes 46, 4500 Huy. Në këtë Kuvend, përveçse aktivistëve të shumtë që jetojnë në Belgjikë, do të marrin pjesë edhe kryesia e SHHLP-së në Zvicër. Prandaj, edhe shoqatat tjera që veprojnë në Belgjikë, janë të mirëseardhura, sepse të bashkuar mundemi të bëjmë shumë më shumë.
Kjo nëndegë e SHHLP-së, ka për qëllim, që të rris edhe më shumë aktivitetin e tyre bëmirës, që familjarët e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe të tjerët që janë me nevojë, t`ju ndihmohet. Bashkatdhetarët tanë gjithmonë kanë qenë solidarë dhe shpresojmë se edhe në të ardhmen, do të japin aq sa kanë mundësi. Prezenca juaj të nderuar bashkatdhetarë, do të thotë shumë, do të shihni edhe punën tonë si kryesi të shoqatës që bëjmë dhe të mbajmë kuvendin ashtu si duhet dhe të vijnë e të bashkohen të gjithë ata që mendojnë se munden të kontribuojnë në bëmirësi. Sa më shumë që të kemi veprimtarë, do të jetë më mirë, do të ketë ide më shumë. Të gjitha mediat shqiptare që kanë mundësi të jenë të pranishëm i mirëpresim. Ju mirëpresim. Për info: +32498716641

/ Sektori për informim i degës së SHHLP/ Gossau SG

Corrotica atracion turistik dimror në komunën e Preshevës Brezovica e Luginës

ME 04.02.2012 Kryesia e shhlp/së mori pjesë në promovimin e librit dhe dokumentarit të z.nusret Pllana

SHHLP me ftes të klubit Kosova në Singen të Gjermani mori pjesë në promovimin e librit dhe dokumentarit të Pr dr Nusret Pllanës ishte edhe nji bashkëpunim i mir mes dy subjekteve që kemi nji bashkëpunim të ndërsjell në kët promovim kishte shum bashkëatdhetarë dhe përjetumë edhe nji herë luftën që ka ndollë jo shum largë ne ishim shum mir të pritur nga organizatorët e këtijë evenimeti kombëtarë dhe prezenca jon nga moderatori shpeshë u publiku masa e duartrokiti se shhlp tashë e njohur gjithashtu në fjalimin etijë z.Nusret Pllana e falemnderojë punën e shoqatës tonë që jemi duke bërë në kët foto janë K.Shefket Hasani,Fazli Musliu,Zavendës kozulli i Kosovës,Nusret Pllana,Shaip Bajrami edhe ne i falemnderojmë kryesinë e Klubit "Kosova"për mikë pritje

Me 10.01.2012 kryesia e SHHLP patë takim me Kryetarin e OVL/së Edmondë Isufin:

Mbrëm kryesia e shhlp mbajti nji mbledhje me kryetarin e OVL nga Bujanoci z.Edmond Isufin  dhe diskutuanë rreth organizimit ma të mirë mes SHHLP/OVL/së , Edmondi gjindet në nji vizit familjare por shprehi dëshirë që gjat qëndrimit tim që do ti vizitojë të afërmit e mi do ti informojë drejtëpërsëdrejti gjithashtu edhe kryesia e shhlp/së e vlersoi shum lart angazhimin e Edmondit se kemi shum besim se kjo kryesi që tashë është zgjedhë është e përkushtuarë për veprime pozitive në të ardhmen gjithashtu ju përshëndesim ku do që jeni bashkëatdhetarë shhlp.

Keni mundsi ti shikoni foto te aktiviteteve 1991/2011

U mbajt mbledhje e kryesisë me 10.12.2011 në lokalin e Presheva BYRO në 17.ooh

SHHLP për vitin 2011 ndau 10'960.- Fr. dhe 4250 €

 

Ditë më parë kryetari i Shoqatës Humanitare "Lugina e Preshevës"-me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga ish kryetari e tash arkatari i kësaj shoqate z.Shaip Bajrami, realizuan disa takime të frytshme në Preshevë, Bujanoc dhe Kosovë.. lexo më shum

Download
Ndihmat e SHHLP-së për familjart e Deshmorëve 2011
Ndihmat e 2011.doc
Microsoft Word Dokument [44.0 KB]
Download

Mbledhje e dy shoqatave nga Lugina e Preshevës

 

SHHLP ndanë bursa për tre studentë ..lexo më shum

Në Zvicër u përkujtuan dëshmorët e UÇPMB-së

Në akademi murën pjesë shum bashkëathetarë për ti nderuarë dëshmorët gjithashtu vlen të ju njoftoinë kishte personalitete dhe shoqata,përfaqsuesë të xhamive,dhe sportistë

dhe kët akademi e përcjolli rtk diaspora duke falemderu bashksin shqiptare që e mundsoi sponzorinin dhe e përshëndesim z.Amet Hasanin  z.Dashnim Hebibin për pjesmarrje dhe për artikullin e shkruarë

Ishin prezent edhe disa subjekte dhe persona që vlen të përmenden:

Si Xhamija e Rebsteint me imamin Enes Koshi,Kryetari Faris Bajrami dhe nji pjesë e xhematit.përfaqsusë nga xhamija e St.Gallenit ishin prezent Ibush Rexhepi dhe Milaim Xhaqkaj,përfaqsusë të xhamijës Rorschachit ishin Kryetari Hajrulla Nesimi,Emrush Rexhepi,Hetem Veseli,Ramadan Memishi :Po ashtu patëm misafir nga Gjermania të Klubit Shqiptarë "KOSOVA" nga Singeni Sami Gagica,Mevaedin Neziri[dushi|Zijadin Rrahmani

githashtu vlen të ju njoftojmë se në akademi e patëm edhe BOKSERIN tash të njohur SVDAIL SHERIFIN dhe antar i rregullt i shhlp që nga fillimi me familje dhe shum presim në të ardhmen pi Sevdailit dhe në bisedë që patëm na informojë se me 28 Maj 2011 në Bad Ragaz SG ka mecin e radhës me Rashid Raad nga Maroka dhe pastaj nga kshilli organizativ ju ndanë mirënjohje veprimtarëve të dalluarë po nji mir[njohje erdhi edhe nga bashksia shqiptare për ish kryetarin e shhlp z.Shaip Bajramin ku ja dorzoi vetë Kyetari BSHZ z.Amet Hasani për punë dhe veprimtarinë e palodhëshme gjitashtu e mori dhe nji mirënjohje nga kshilli organizativ i akademisë dhe i falemnderoi z shaip Bajrami z.Amet Hasanin dhe z.Murat Avdiun që e kanë vlersu kontributin e dhën në cështjen atëdhetare dhe humane gjithashtu i falemnderojë nxansat e shkollës "JEHONA" nga Rorschachi dhe pridët që e pregaditën sallën dhe skenën  falemnderojë të gjithë pjesmarrsit:dhe mir u pafshim në organizime tjera:

ni ne ju përgjigjemi dhe ja dërgojmë fletpagesat me post:shhlp.2006@hotmail.com

Adresa për ndihma nga shtetet tjera kudo që jeni në BOTË:

Humanitärer   Verein

LUGINE E PRESHEVEA Gossau/SG                                                              

IBAN:CH22 0900 0000 8511 2906 3

BIC: POFICHBEXXX

Konto nr në Belgjik

 

DEXIA BANK:779-5912465-58 

Vitin 2009 me sukses i SHHLP dhe falenderon RTK programin e Diasporës dhe të gjitha mediat që kanë përcjell punën e SHHLP gjat vitit 2009

Shoqata Humanitare "Lugina e Preshevës", me seli në Gosau të St-Gallenit-Zvicër, mbrëmë në Arbon të kantonit Turgau, mbajti një konferencë për mediat e shkruara dhe ato elektronike, që veprojnë në diasporë, ku kryesia e kësaj shoqate, në pika të shkurtërta, i njoftoi mediat, për punën modeste që e kanë bërë gjatë vitit 2009.
Si gjithmonë edhe kësaj radhe, kryesia e shoqatës, me një modesti të veçantë, ishin mbledhur nga katër anët e Zvicrës, për t´u përshëndetur në mes veti dhe për t'i informuar mediat me punën që kanë bërë në aspekt të pastërt humanitarë.
...shtyp këtu per të lexuar tekstin deri në fund...


Kuvendi i parë zgjedhor i SH.H “LUGINA E PRESHEVËS”.

Rebstein, 15.11.2008
              
Sot me datën  15.11.2008  në Rebstein te Zvicrës u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i shoqatës humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”.
...për të lexuar artikullin shtype linkun...

__________________________________________________________________________

 

Me datë 30.04.2011 në Rebstein te Zvicrës SHHLP mbajti mbledhje te kryesië me këtë rend dite: 

1.Akriviteti i shhlp prej mbledhjes së kaluar deri sot

2.Kërkesa e Bashkësisë Shqiptare për antarsimn e shhlp

3.Pregaditjet e Akademis Përkujtimore deri ku kanë mrri që dotë mbahet me 15 majë

4. Të ndryshme

lexo artikullin e plotë

Reagime nga diaspora shqiptare

Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë është simbol i paqës

Sot, në këto ditë feste, kur në gjithë botën po kremtohet festa e kërshëndellave e në mesin e tyre edhe shqiptarët e besimit katolik, e gjithë diaspora shqiptare, është tmerruar me lajmet e para pak orëve, për deklaratat "famoze", të treta me radhë të kryeministrit serb Ivica Daçiq, në lidhje me përmendoren e UÇPMB-së, që është ngritur në nëntorë të këtij viti, si dhe me sajim lajmesh e deklaratash që jepen në emër të UÇPMB-së dhe diasporës shqiptare, në portale jo të besueshme. Se sa janë të vërteta këto deklarata, ia lëjmë atyre që janë përmendur, por një dihet, se jemi mësuar, të shohim nga portalet private amatore, as një peshë mediale.

Edhe faktori ndërkombëtar, është shpresojmë në dijeni, se Përmendorja e UÇPMB-së në Preshevë, është simbol i paqës dhe lirisë, kjo përmendore nuk është kërcënim, por është paqë dhe kujtim, që ata djemë, luftuan një regjim, që ate regjim e luftoi e gjithë bota demokratike. I drejtohemi SHBA-së dhe Bashkimit Europian, që të jetë vigjilent, se shqiptarët, asnjëherë nuk kanë provokuar dhe as që do të provokojnë, sepse janë në ato troje ndër shekuj, por se cilat kuzhina përgadisin skenare luftënxitëse, ata sigurisht se do ta zbulojnë. Këto deklarata luftënxitëse në portale minore të informimit, mendojmë se janë sajim i qarqeve që ndoshta kanë për qëllim rrënimin e përmendores së paqës, prandaj Shoqatat e Luginës së Preshevës në diasporë, këto deklarata nuk i mbështet në asnjë segment.

Shoqatat përkrahin deklaratat reale e paqësore për media të kryetarit të Komunës së Preshevës z. Ragmi Mustafa. Edhe ne mendojmë që portalet në fjalë, lajmet e këtilla janë destruktive dhe në shërbim të ngritjes se tensioneve ndëretnike. Për llogari të kujt shkojnë këto, mbase do të vërtetohet në të ardhmen. Shoqatat e Luginës së Preshevës, kanë miqë amerikanë, belgë, zviceranë dhe të tjerë, prandaj, gëzojnë autoritet dhe do të jenë edhe në të ardhmen të tilla, duke u angazhuar përgjithmonë për paqe dhe humanizëm, duke arsyetuar kështu destinimin e themelimit dhe të punës së vet dhe duke ja bërë me dije gjithë botës demokratike, se shqiptarët vullnetmirë, kudo që janë, ata veprojnë për bëmirësi, prandaj, mjafton kujtesa tek nobelistja për bëmirësi e lumturumja Nënë Tereza.

Qytetarët e Preshevës, Bujanocit, Medvegjës me rrethinë, janë të vetëdijshëm, por edhe mërgimtarët që janë për festat e fundvitit, që të mos bien pre e provokimeve. Shpresojmë shumë, se në ditët në vazhdim, do të bindet edhe z.Daçiq, se kjo përmendore, nuk është provokim, por është simbol i paqes. Mbetemi me shpresë, se edhe kësaj here, bota demokratike, nuk do të lejoj, të bëjnë ata që gjithmonë duan konflikte, të marrin në qafë qytetarët e pafajshëm autoktonë.

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, Zvicër dhe dega e saj në Bruksel
Shoqata Humanitare “Medvegja”, Fully, Valis-Zvicër
Kryesia e Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër

NDRROI JETE HAXHI SKENDER MUSLIU

Ndrroi jete Haxhi Skender Isa Musliu baba i deshmorit Mitat Skender Musliut Haxhi skenderi ishte i lindur me 05 mars te vitit 1940 ne fshatin Strezoc te komunes se Presheves varrimi beht sot me 06 janar 2013 me iqindi dhe ne emer te shoqates i shpehmi ngushllime familjes Musliu dhe haxhi Skenderi qe nga fillimi i shhlp se na ka dhen kurrajo dhe mirnjohje per punen qe e ben kjo shoqate per mos me ju mbet borxh opinjonit haxhi skenderi ishte shum krenare dhe mburrej me djalin e tije Mitatin po edhe me te gjithe djemte tjere dhe mbante kontakte me te gjith familjaret tjer te deshmoreve .Dhe me themelimine shhlp-se ne vitin 2006 patem rastin se bashku me haxhi Skenderin ti Vizitojme Familjet ane kend trojeve prej Prizrenit deri ne Terrnovc dhe na thoshte keshtu kam anderru me ba nji vizit te gjith familjareve ishim ne percjellje te Radio Telivizionit PRESHEVA ishte ne at kohe kryetare Nazmi Hajredini ,dhe kryetari nga shhlp  Zvicer Shaip Bajrami,dhe kryetari i deges per Belgjik Suat Shabani 

Dhe nji herit i shprehmi familjes Musliu Ngushllimet tona te siqerta dhe haxhi Skenderit shperblimin me grden ma te nalt te A-LLA-HU me Xhenet ishalla :

Maqedoni, shuhet Arbën Xhaferri 

 

Ai prej ditësh ishte ne gjendje te rende kome për shkak të një hemoragjie cerebrale. Xhaferri mbylli sytë në orën 16.00 të pasdites së sotme. 
Lajmi u konfirmua nga Spitali Klinik i Shkupit. Xhaferri vuante nga sëmundja e Parkinsonit, që ishte shkak për largimin e tij nga politika aktive, ndërsa kohëve të fundit ai merrej më shumë me shkrime editoriale. 

Arbën Xhaferri ishte deputet aktual i PDSH-së dhe kryetar nderi i kësaj partie. Ai për 12 vite me radhë drejtoi PDSH-në deri në vitin 2007, kur në krye të partisë erdhi zëvendësi i tij, Menduh Thaçi. 

AK: Humbëm një rilindas të madh

Nga Tirana lidhur me lajmin e hidhur ka reaguar Aleanca Kuqezi, e cila i ka shprehur ngushëllimet më të thella familjarëve të Xhaferrit. 

Në telegramin e saj, AK shprehet se shqiptarët humbën të vetme “mendje të kthjellët” që synonte bashkimin e trojeve të tyre. 

“Sot u nda nga jeta dhe nga ne rilindasi i madh. Arbën Xhaferri ishte mendja më e kthjellët e trojeve shqiptare. Lamtumirë Arbën Xhaferri, amaneti i bashkimit të shqiptarëve”, thuhet në telegramin e Aleancës. 

Rama: Humbje e madhe për botën shqiptare

Kryetari i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Edi Rama ka shprehur hidhërimin e tij lidhur me vdekjen e Xhaferrit, përmes një mesazhi të publikuar në rrjetin social Twitter. 

Rama është shprehur se, Arbën Xhaferri ishte nje shqiptar jotipik, që tha të vërteta të mëdha e hapi rrugë të pashkelura me trimëri të jashtëzakonshme intelektuale! 

“Vdekja e tij është një humbje e madhe për botën shqiptare në disa përmasa që veç Arbën Xhaferri i mishëronte në një njeri të vetëm. U prehtë në paqe”, thotë Rama. 

SHBA pershendet aktin e nderimit te deshmoreve te UCK-se ne Maqedoni!

 

Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka përshëndetur prijën e vazhdueshme dhe guximtare të ministrit të Mbrojtjes së Maqedonisë, Fatmir Besimi, në përfaqësimin dhe shërbimin e të gjithë qytetarëve të Maqedonisë.

E pyetur nga ALSAT M, për qëndrim lidhur me aktin e nderimit të dëshmorëve të UÇK-së nga pjesëtarët e ARM-së dhe ministrat e Qeverisë, akt që shkaktoi reagime të shumta, ambasada në qëndrimin e saj thotë:

“Para njëmbëdhjetë vite Maqedonia u ballafaqua me rrezikun e një lufte të përgjakur qytetare, dhe familje në tërë vendin ende vajtojnë për humbjen e të dashurve të tyre gjatë dhunës të vitit 2001. Nënshkrimi i Marrëveshjes kornizë me 13 gusht shmangu luftën, dhe mundësoi progresin e Maqedonisë si një demokraci e bashkuar, dinamike dhe e sigurtë”.

“Vizioni dhe patriotizmi i liderëve si ministri Besimi kanë rëndësi kyçe për procesin e shërimit të plagëve që i pësuan të dy anët në atë konflikt, dhe për të ndihmuar që Maqedonia të bëhet një vend që ofron paqë dhe prosperitet për të gjithë qytetarët pa marrë parasysh përkatësinë etnike, gjininë, fenë apo bindjet politike", thuhet mes tjerash në komunikatën e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Maqedoni.

 

Ushatret e ARM "perkulen" para deshmoreve te UCK-se ne Maqedoni!

 

Në mënyrë institucionale në përvjetorin e nënshkrimit të Marrëveshjes së Ohrit, të hënën për herë të parë në Sllupçan të Kumanovës iu bë homazh dëshmorëve dhe martirëve të luftës së 2001. Para dëshmorëve u përkulën edhe pjesëtarë të Armatës së Republikës së Maqedonisë (ARM).

Para tyre u përkulën për herë të parë edhe pjesëtarë të ARM-së që shoqëroheshin nga zv.kryeministri Musa Xhaferi, ministri i Mbrojtjes, Fatmir Besimi, ai i drejtësisë Blerim Bexheti dhe zv.ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Bajrami.

“Sot është 13 gushti dhe gjithë vëmendja e përkushtimi duhet të drejtohet këtu në Sllupçan. Ne e zgjodhëm si vendin më simbolik për arsye se dëshmorët, ata që dhanë gjakun janë më meritorët që u arrit paqja dhe po garantohet interesi jonë kombëtar shqiptar dhe bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve që sot të përkujtojnë kujtimin e tyre dhe të ndërgjegjësohen për të realizuar amanetet në interesin tonë kombëtar demokratik, që të përparojë vendi dhe të integrohemi në strukturat e NATO-s dhe BE-së atje ku janë popujt e civilizuar dhe përparuar.“Lavdi të gjithë dëshmorëve, lavdi veprës së tyre”, tha Xhaferri, raporton Alsat M.

Por ajo që ra në sy ishte mosprezenca e ministrave maqedonas nga radhët e VMRO DPMNE-së edhe pse e veçanta ishte se para dëshmorëve të UÇK-së në Sllupcan u përkulën pjesëtarët e Armatës së Republikës së Maqedonisë që në vitin 2001 luftuan njëri kundër tjetrit.

Askush nga delegacioni qeveritar i BDI-së nuk deshi të prononcohet dhe të sqaroj pse në mesin e delegacionit të tyre nuk ishte asnjë koleg nga radhët e partisë kryesore në koalicionin qeverisës, VMRO-DPMNE-së.

 

Problemet e Lugines se Presheves jane te njejta me ato te Sanxhakut 
Muftiu i Bashkësisë Islame në Serbi Muamer Zukorliq në një takim ka biseduar me kryetarin e komunës së Preshevës Ragmi Mustafa për bashkëpunim të këtyre dy regjioneve, ka njoftuar sot shërbim informativ i Meshihatit. Në këtë takim që është mbajtur dje në Novi Pazar, është biseduar rreth themelimt dhe hapjes së Universitetit Internacional të Novi Pazarit në Preshevë.
Zukorliq dhe Mustafa gjithashtu kanë "biseduar edhe rreth situatës politike në Serbi, posacërisht në Sanxhak dhe Luginën e Preshevës" thuhet në njoftim. Në këtë takim është konstatuar se problemet e Sanxhakut dhe Lugina e Preshevës janë të ngjajshme dhe se duhet të forcohet bashkëpunimi i këtyre dy regjioneve.
Në takim kanë marrë pjesë edhe rektori i Universitetit Internacional të Novi Pazarit prof dr Mevlud Dudiq, deputeti popullor dhe kryetari i i Bashkësisë demokratike boshnjake Emir Elfiq si dhe kryetari i Bashkësisë kulturore boshnjake Jahja Fehratoviq.

 

Festohet Nata e Kadrit 

 

Nata e Kadrit, një nga netët më të rëndësishme në fenë islame është festuar për herë të parë nga komuniteti mysliman dhe besimtarët e kësaj feje në një mënyrë madhështore. Në mungesë të një xhamie të madhe besimtarët myslimanë kanë kryer ritualin e faljes në Bulevardin "Dëshmorët e Kombit". 

“Nata e Kadrit është nata e begative të mëdha, e mieësisë, nata të cilën Zoti e ka caktuar që është e vlefshme sa një mijë muaj. Shpresoj që kjo natë dhe begatitë e kësaj nate të bashkojnë gjithë shqiptarët kudo që ndodhen, të harrojnë ato halle që kanë dhe të bashkohen tek besimi në një Zot. Do të thosha që një nga mirësitë e shqiptarëe është se ne dimë të bashkohemi tek vlerat e përbashkëta, pavarësisht se nga vijnë ato”, tha Gazmend Aga, zv/kryetar i KMSH.

Pasi ka përmendur shpërblimet që do të marrë cdo besimtar për agjërimin e Muajit të Ramazanit dhe sakrificave që kalojnë ata në këto ditë të nxehta vere, kryetari i KMSH Haxhi Selim Muca i është lutur Zotit që paqja të mbizotërojë në kombin tonë.

Në këtë program festiv ka qenë i ftuar special egjiptiani Ahmed Naina një nga lexuesit më të mirë në botë të Kuranit. 

Iftar në Sheshin e Flamurit

Mbi 800 besimtarë myslimanë,mbrëmjen e të martës kanë festuar Natën e Kadrit në Vlorë te mbledhur përballë Sheshit të Flamurit. Një poster i madh ishte vendosur në hyrjen e improvizuar të kësaj darke te mbeshtur nga deputeti i PDIU-së, Dashamir Tahiri.

Kreu i Myftinisë së Vlorës, Hito Shaho për këtë natë është shprehur se falenderimet i takojnë vetëm Allahut.

Ne kete darkë te iftarit qe zgjati më shumë se dy orë nuk kishte ftesa, por çdo kalimtar i rastit kishte mundesi te darkonte.

Qerim Sh nga Presheva humb jetën pas goditjes nga vetura

 

Në aksident trafiku që ka ndodhë me 13 gusht të këtij viti, rreth orës 19:00, në rrugën Ramiz Sadiku në Preshevë ka humbur jetën Qerim Sh (60) nga Presheva.

Deri tek aksidenti ka ardhë kur Adnan S (23) nga Presheva, duke vozitur veturën e tipit "Mercedes" mbrapa me targa VR ka goditur këmbësorin Qerim Sh dhe një fëmijë.

Qerim Sh nga plagat e marra ka humbur jetën në transportin deri tek qendra spitalore në Nish, njofton policia.

Adnan S iu është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orëve për shkak të dyshimit se ka kryer vepër penale të rëndë kundër sigurisë në trafik. 

 

Krasniqi: Nëse veriut i jepet autonomi, ather të njejtën duhet edhe Luginës

 

Partitë opozitare duhet t’i bashkohen “karvanit të bisedimeve”, nëse duan që t’i parandalojnë të këqijat dhe të kontribuojnë për të mirën e Kosovës. Në të kundërtën, ato s’do të kenë të drejtë të ankohen për rezultatin e bisedimeve.

Kështu ka thënë të martën kryeparlamentari Jakup Krasniqi në një intervistën për “Zërin”. Ai është shprehur i sigurt se gjatë bisedimeve politike me Beogradin zyrtar, veriu nuk do të jetë temë e bisedimeve, por nëse kjo çështje hyn në mënyrë “klandestine” atëherë do të bisedohet në një segment me Luginën e Preshevës.

Krasniqi po ashtu tha se Kosova i ka hyrë në hak Luginës së Preshevës. Demarkacioni i kufirit, dëmet e luftës, fati i të pagjeturve, sipas tij, janë disa nga temat që do të mund të bisedoheshin gjatë bisedimeve të ardhshme. Ai thotë se PDK-ja nuk frikësohet t’i hyjë këtij procesi e vetme, por thekson se këtë gjë nuk ia dëshiron partisë së tij.

 

 

Çmimi "Qyteti i të rinjëve 2012" i ndahet Preshevës

 

 

Zyrës për të rinj të Komunës së Preshevës, me rastin e paraqitjes në konkursin  “Qyteti i të rinjve 2012”, ngjarje e organizuar nga ana e Iniciativës qytetare në partneritet me një numër të madh të organizatave vendore e ndërkombetare, si Ministria e Rinise, OSBE, Kombet e Bashkuara,Delegacioni Evropian, USAID, NALED,ISC, këtë vit i ndahet çmimi kryesor si “Qyteti i të rinjve 2012” në kategorinë e vetqeverisjeve lokale për ndarjen e hapsirave publike, iniciativave rinore  në bashkësi.

Komuna e Preshevës vitin e kaluar në kuadër të projektit të mbështetur nga ana e programit të Kombeve të Bashkuara PBILD, ka ndarë një haspirë për Klubin për të rinjë, ku me ndarjen e këtij çmimi  i vërtetohet kontributi i përgjithshëm në përmirsimin e pozitës së të rinjve në nivelin lokal, njëherit ky çmim është  inkurajim që në të ardhmen të punohet edhe më shumë në ngritjen dhe përmirsimin e pozitës së të rinjve.

Urime të gjithë të rinjve të Komunës së Preshevës, çmimin “Qyteti i të rinjve 2012”.