Rebstein, 15.11.2008
              
Sot me datën  15.11.2008  në Rebstein te Zvicrës u mbajt Kuvendi i parë zgjedhor i shoqatës humanitare “LUGINA E PRESHEVËS”.
Me punimet e kuvendit udhëhoqi Z. Ferat Rashiti, pas fjalës hyrëse të Z. Ferat Rashiti fjala iu dha kryetarit të Shoqatës Z. Shaip Bajrami. Z. Bajrami raportoi për historikun dhe për punën dy vjeçare të sajë, ai përshëndeti kuvendarët dhe mysafirët prezent, anëtarët, simpatizantët e shoqatës dhe gjithë donatoret pa kontributet e te cilëve nuk do te mund te ndihmoheshin familjet e dëshmorëve dhe invalidëve te luftës.
Kuvendin e përshëndeti nismëtari dhe komandanti i parë i UCPMB-ës Z. Shefket Hasani i cili kujtoi te pranishmit se me 15 nëntor filloi lufta  e UCPMB-ës kundër çetnikëve  dhe hordhive Millosheviqiane serbe. Më pas kuvendi vazhdoi punën me raportin financiar te cilin e prezantoi arkëtari i shoqatës Z. Fazli Musliu. Në kuvend u dha raporti financiar ku u raportua se gjatë dy viteve nga ndihmat humanitare kanë  përfituar  gjitha familjet e dëshmorëve dhe invalidëve  të luftës pa dallim si familjet e dëshmorëve dhe invalidëve e luftës nga Lugina e Preshevës ashtu edhe të atyre nga Kosova. Ng themelimi i shoqatës e deri sot këto  familje janë  ndihmuar me rreth 51.000 Fr.
Vetëm gjatë vitit
2006  janë ndihmuar gjithsejtë  37 familje gjatë  v. 2007 janë ndihmuar 57 familje kurse gjatë këtij viti 2008 4 familje. Gjatë muajit dhjetor pritet te shpërndahen ndihmat e grumbulluara për vitin 2008. Në kuvend u përmend se janë ndihmuar edhe persona tjerë nevojtar, janë ndihmuar entet spitalore si ambulanca e  Preshevës  me pajisje spitalore në vlerë prej  30’000Fr. Për kontributet dhe donacionet e dhëna  u falënderuan PDSH për Zvicër e  cila në mbledhjen e datës  01.04.2007 në konton e SHHLP dorëzoi një shumë prej  4259.90Fr  pastaj    Xhamia e Rebstein-it. për ndihmat gjatë v. 2006,  4200Fr dhe  ne vitin 2007 ndihma   2000Fr.
U falënderua Xhamia e St. Gallenit e cila dha ndihma  prej 1820Fr. pastaj  Xhamia e Buchs-it për ndihmat prej 500Fr.
U falënderua firma e  LULZIM ZHAKUT për ndihmat prej 200Fr  dhe 44 çantave , 22dresave të  lojtarëve dhe 22Fudbolla  me vlerë mbi 3000Fr.
Për kontributin e madh ne organizimin e akademive përkujtimore dhe kontributin financiar u falënderua veprimtari i palodhshëm Z. Murat Avdiu i cili
 ekipin e   futbollit të SHHLP-ës  e sponsorizoi me 22 dresë komplet dhe 10 futboll  me vlerë prej 2750Fr kurse  gjatë muajit të solidaritetit, maj 2008 ndihmoi me 300fr.Ne emër te kryesisë SHHLP-ës u falënderua SHH- Metvegjes  e cila ndihmoi mbajtjen Akademisë se UçPMB-se me 650Fr dhe 4000Fr për familjet e dëshmorëve. U falënderua shoqata  atdheu nga Badragaz-i e cila ndihmoi Akademinë përkujtimore me 200Fr. dhe gjatë muajit të solidaritetit me 200Fr. U falënderua  Xhamia e St. Gallenit për ndihmën prej  1000Fr. si dhe  Shaip Rexhepi nga Friburgi për pagesën e zeqatit prej 600Fr në fondin e shoqatës 
Në fund për donacionin prej 3000 Fr të dhënë para tri ditësh u  falënderua donatori  Z. Xhevat Sadrijaj pronar i firmës ZOEB-GmbH nga Zürich-i. 
Risi për Kuvendin dhe me rëndësi për shoqatën humanitare “Lugina e Preshevës” ishte kooptimi vullnetar në shoqatë i veprimtarit Dipl.Ing. Ahmet Hasani, themelues dhe drejtues  i disa organizmave dhe organizimeve me rëndësi në Zvicër, së fundi themelues dhe kryetar i shoqatës-bashkësi: “Bashkësia Shqiptare në Zvicër”
Në fund kuvendi zgjodhi kryesinë e shoqatës në këtë përbërje: Kryetar u rizgjodh Z. Shaip Bajrami, sekretar Z. Ferat Rashiti dhe arkëtar Z. Bejtulla Beluli.

Nga Kryesia e SHHLP-ës