SHOQATA HUMANIATRE „LUGINA E PRESHEVËS“

K O M U N I K AT Ë  PËR MJETE TË INFORMIMIT

Të nderuar anëtarë te shoqatës humanitare „Lugina e Preshevës“, simpatizant te kësaj shoqate, donator e humanist të nderuar, Zonja dhe Zotëri të nderuar,

Kryesia e shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës” me rastin e dorëzimit të çelësave të shtëpisë, familjes së Faton Hajdarit, shtëpi kjo e ndërtuar me ndihma humanitare te humanistëve e donatoreve te shumtë, shfrytëzon nga rasti të përshëndes gjithë ata që kanë dhënë ndihmë.
Ju përshëndesim përzemërsisht  dhe urojmë që të keni fat e shëndet në jetë! Zoti i shpërbleftë gjithë ata që ndihmuan në ndërtimin e shtëpisë së Faton Hajdarit!

Ju informojmë se kjo shtëpi e ndërtuar për  Faton Hajdarin është projekti ynë i parë humanitar i këtij lloji. Zotëri Faton Hajdari është një nga 10 të burgosurit e komunës së Preshevës të cilët pushteti i Serbisë padrejtësisht po i mba të burgosur  që nga 26 dhjetori i vitit 2008. Kemi informata se gjithë këta djem shqiptar, aparati i shtetit serb është duke i torturuar fizikisht e psiqikisht.
Mendojmë se angazhimi jonë si komb duhet të jetë më i fuqishëm se kaq, duhet të punojmë gjithë së bashku që këta të ri shqiptar të lirohen menjëherë  nga burgjet serbe.
Me këtë rast ngrisim zërin e arsyes dhe apelojmë te të gjitha subjektet shqiptare në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, u bëjmë apel qeverive shqiptare në Prishtinë e Tiranë që të bëjnë të pamundurën që këta djem mos të mbahen  të pafajshëm në burgjet serbe.
Shpresojmë se kjo shtëpi, donacion i popullit, e ka zbutur sado pakë gjendjen ekonomike dhe cilësinë e jetës së familjes së Faton Hajdarit.
Me këtë rast ju njoftojmë se përgatitjet e fundit rreth momentit ceremonial të dorëzimit të shtëpisë janë kryer në tërësi.
Dita e premte do te jetë ditë kur familjes se Fatonit do t`i dorëzohen çelësat e shtëpisë. Kjo ditë jo vetëm për Faton Hajdarin e familjen e tijë por për gjithë Komunën e Preshevës e më gjerë do të jetë  një ditë e madhe një ditë e shënuar për një nismë shumë të mbarë.
Ju njoftojmë se me rastin e dorëzimit të shtëpisë janë ftuar  të marrin pjesë: kryetari i kuvendit të Preshevës, familjaret e dëshmorëve, familjaret e të arrestuarve, Bashkësia Islame, si dhe mediat lokale të vendit.
Dorëzimin solemn të çelësave të shtëpisë do  ta bëjë Zotëri Skender Musliu babai i dëshmorit Mitat Musliu.

St.Gallen,13.10.2009     Kryesia e Shoqatës Humanitare
                                                 “LUGINA E PRESHEVËS”


Në vazhdim disa fotografi të cilat flasin vetë!

Kështu dukej shtëpia  e Faton Hajdarit
fillimi punimeve