INFORMATË MBI AKTIVITETIN E SHOQATËS

kryesia e shoqatës ME KËTË rast falënderON gjithë anëtarët e shoqatës, Simpatizantët  dhe  donatorët e shumtë.  Falënderime DHE  URIME  TË PERZEMËRTA  PËR SHËNDETIN  TUAJ,  PER FAMILJET  TUAJA  keni  gjithë  ju nga familjet  e dëshmorëve  DHE  nga gjithë  ata që  i  keni ndihmuar.

falënderimE   posaçëme  arrijnë në ardesë të kryesisë së shoqatës  për  AnëtarëT  e kryesisë  sË shoqatës  HUMANITARE  “Lugina e Preshevës”
 cilët  me  përkushtim   madh  bëjnë  punë  humanitare  në shërbim të popullit  DHe Allahut.  falënderime,  urime,  respekt  për  gJITHË  ata që ndihmojnë  nëpërmjet  shoqatës  humanitare  “Lugina e Preshevës
”.

Ju njoftojmë gjithashtu për një aksion shumë humanitar  të cilin e kemi nisur me qëllim të ndërtimit të shtëpisë së Faton Hajdarit i burgosur në Beograd  që nga data  26 .12.2008  me 9 shokë tjerë. Shoqata jonë  ka paraparë që dorëzimi i çelësave të shtëpisë dhe hyrja e familjes së Fatonit, të behet ditën e Bajramit. Nga fillimi i ndertimit te shtepisë e deri ne ketë moment per ndertimin e shtëpisë së Faton Hajdarit janë dorzuar tri herë mjete: per fillimin e punimeve 3000 pastaj gjatë pushimeve 4000 Sfr dhe 1000 Sfr. Pra, me angazhimin tonë si shoqatë janë dorëzuar gjithsejtë 8000 Sfr.
Për këtë aksion humanitar si asnjëherë më parë  edhe kemi shumë nevojë për mbështetjen e të gjithë atdhetarëve humanist. Ju informojmë se përpos anëtarësisë vjetore prej 30 Fr/Vit në konton shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” mund të ndihmoni  për raste aksioni si ky për ndërtimin e shtëpisë së Faton Hajdarit, pastaj mund  të bëni edhe pagesat e vitrave prej 12Fr për person, zekatin,  sadakatë  etj. Në fletëpagesë  lartë  djathtas mund të shënoni qëllimin dhe destinimin  e ndihmës tuaj. Përpos këtij aksioni ne kemi 28 familje të Dëshmorëve dhe invalid të lutës, fëmijë të dëshmorëve jetim dhe skamnorët për të cilët  përkujdesët shoqata jonë. Shoqata jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë 100% transparente, dëshmi me e mirë për këtë janë shënimet që ne i japim përmes web-faqes së internetit dhe gjithë dokumentacionit me shkrim i cili është ne disponim te gjithë atyre qe kanë ndihmuar.
Me këtë rast të nderuar anëtarë ju raportojmë për punën, angazhimin dhe gjendjen e përgjithshme e posaçërisht atë sociale e humanitare në vendlindje tonë te dashur.
Konstatimi ynë është se në Komunat  shqiptare Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dominon një gjendje represioni i paparë. Ne këto treva shqiptare nën sundimin serb mungon e drejta e fjalës së lirë kurse burgosjet dhe pasiguria janë përditshmëri dhe nuk dallojnë fare nga ato të kohës së Millosheviqit.
Qeveria  antidemokratike e Beogradit burgos dhe u vazhdon burgosjet shqiptarëve me dëshmi dhe me dëshmitar te rrejshëm. Sa i përket aktivitetit të shoqatës tonë konstatohet se janë realizuar detyrat dhe aksionet e planifikuara. Ju informojmë se në Turnirin Humanitar në Futboll të vogël të mbajtur gjatë pushimit veror në Preshevë  nga të gjitha lojërat që u zhvilluan u tubuan  703 Euro. U mbajt me sukses edhe një Koncert Humanitar me nxënësit e Shkollës së Muzikës "JEHONA" nga Zvicra nën udhëheqjen e mësuesit Murat Avdiut   në bashkëpunim me SH.K. Artistike : "Rexho Mulliqi " nga Presheva nën udhëheqjen e Kryetarit të shoqatës Z. Hasim Nuhiu, në Shtëpin e kulturës në Preshevë ku u shiten 72 Bileta dhe u grumbulluan gjithësejt 106 EU. Pra gjithësejt   u tubuan 809 Euro dhe iu dorëzuan Arkatarit Abdulqerim Nuredini kurse i pranoi Fazli Musliu. Anëtarët e  kryesisë së SH.H. "Luguna e Preshevës" në  Samolicë vizituan familjen e SABEDINIT ku dorëzuan  300 Sfr, u mbajt konferencë shtypi pranë TV Lokale. Përfaqësuesi i SH.H."Lugina e Preshevës" Z.Hasan Ademi dhe njëherit arkëtari i OVL Z. Osman  në emër të familjarëve të të arrestuarve iu janë dorëzuar 7500,00 Sfr. Për ndërtimin  shtëpisë së Faton Hajdarit u dorëzuan 4000 Sfr, kurse Klubi Futbollistik "Lugina e Preshevës"   në Zvicër dorëzoi 1'000 sfr. të gjitha këto mjete iu   dorëzuan Z. ILASA  ADEMI. Kryesive të OVL-ve për Preshevë e Bujanoc iu ndanë nga e SH.H"Lugina e Preshevës" nga 200 EU. + 40.150 EU për rastin e sëmundjes së nënkryetarit të OVL 150 EU. Kryetarit të OVL për Preshevë 150 EU për angazhim në ndërtimin  e shtëpisë  Faton Hajdarit  dhe 100 EU iu dorëzuan një fëmiu të familjes së Hamdi Ajdinit. Konstatojmë  se bashkëpunimi me  pushtetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit nuk ishte i mirë dhe nuk i përkonte aspak nevojave të kohës, ata  edhe pse ishin  të ftuar personalisht  me Ftesa nuk morën pjesë ne asnjë aktivitet tonin dhe as nuk na përshëndeten me shkrim! Në Koncertin humanitar ishin të ftuar  edhe SH.H „Medvegja”, Kryesia e PDI-së si dhe gazetari i Kohës Ditore. Me këtë rast  në emër te kryesisë së Shoqatës tonë Humanitare “Lugina e Preshevës” shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë nga zemra kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin qe po bënë me ne,  shoqata  Humanitare “Medvegja” nga  Valisi. Falënderojmë po ashtu për ndihmën prej 3000 FR që dha kjo shoqatë për 10 të burgosurit që po mbahen padrejtësisht në burgjet serbe. Me këtë rast falënderojmë gjithë anëtarësinë e kësaj shoqate e posaçërisht kryesine e sajë me në krye kryetarin e  nderuar  Zotëri Zenel Nezirin. Shfrytëzojmë rastin ta përshëndesim edhe  kryesinë e PDI-së nga Medvegja Kryetarin Z. Rexhep Abazi, nënkryetarët  Z. Gani Krasniqi dhe Z. Ramadan Beqiri të cilët bashkë me kryesinë e SH.H “ Medvegja” na vizituan në Preshevë dhe  ishin për vizitë në kryesi të Organizatës  së Veteranëve të Luftës.  Gjatë vizitës kryesia e shoqatës tonë mori ftesën  nga Kryesia e SH.H "Medvegja" për një vizitë zyrtare në Bajë të Sijarinës, ftesë të cilës kryesia jonë iu përgjigj me vizitë në këtë përbërje: Z.Shaip Bajrami, Fazli Musliu, Murat Avdiu, Z. Osman nga shoqata e OVL-ës.  dhe gazetari  Z. Dashnim Hebibi.
St.Gallen 30.08.2009                      SH.H.”Lugina e Preshevës”
                                                             Këshilli për Informim
                                                          Dipl.Ing. Ahmet Hasani