kryesia e shoqatës ME KËTË rast falënderON gjithë anëtarët e shoqatës, Simpatizantët dhe donatorët e shumtë. Falënderime DHE URIME TË PERZEMËRTA PËR SHËNDETIN TUAJ, PER FAMILJET TUAJA keni gjithë ju nga familjet e dëshmorëve DHE nga gjithë ata që i
keni ndihmuar.
falënderimE të posaçëme arrijnë në ardesë të kryesisë së
shoqatës për AnëtarëT e kryesisë sË shoqatës HUMANITARE “Lugina e Preshevës”
të cilët me përkushtim të madh bëjnë punë humanitare në shërbim të popullit DHe Allahut. falënderime, urime, respekt për gJITHË ata që ndihmojnë nëpërmjet shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”.
Ju njoftojmë gjithashtu për një aksion shumë
humanitar të cilin e kemi nisur me qëllim të ndërtimit të shtëpisë së Faton Hajdarit i burgosur në Beograd që nga data 26 .12.2008 me 9 shokë tjerë. Shoqata jonë ka paraparë që dorëzimi i
çelësave të shtëpisë dhe hyrja e familjes së Fatonit, të behet ditën e Bajramit. Nga fillimi i ndertimit te shtepisë e deri ne ketë moment per ndertimin e shtëpisë së Faton Hajdarit janë dorzuar tri
herë mjete: per fillimin e punimeve 3000 pastaj gjatë pushimeve 4000 Sfr dhe 1000 Sfr. Pra, me angazhimin tonë si shoqatë janë dorëzuar gjithsejtë 8000 Sfr.
Për këtë aksion humanitar si asnjëherë më parë edhe kemi shumë nevojë për mbështetjen e të gjithë atdhetarëve humanist. Ju informojmë se përpos anëtarësisë vjetore prej 30
Fr/Vit në konton shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” mund të ndihmoni për raste aksioni si ky për ndërtimin e shtëpisë së Faton Hajdarit, pastaj
mund të bëni edhe pagesat e vitrave prej 12Fr për person, zekatin, sadakatë etj. Në fletëpagesë lartë djathtas mund të shënoni qëllimin dhe destinimin e ndihmës tuaj. Përpos këtij aksioni ne kemi 28 familje të Dëshmorëve
dhe invalid të lutës, fëmijë të dëshmorëve jetim dhe skamnorët për të cilët përkujdesët shoqata jonë. Shoqata jonë ka qenë dhe do të jetë gjithmonë 100% transparente, dëshmi me e mirë për këtë
janë shënimet që ne i japim përmes web-faqes së internetit dhe gjithë dokumentacionit me shkrim i cili është ne disponim te gjithë atyre qe kanë ndihmuar.
Me këtë rast të nderuar anëtarë ju raportojmë për punën, angazhimin dhe gjendjen e përgjithshme e posaçërisht atë sociale e humanitare në vendlindje tonë te dashur.
Konstatimi ynë është se në Komunat shqiptare Preshevë, Medvegjë e Bujanoc dominon një gjendje represioni i paparë. Ne këto treva shqiptare nën sundimin
serb mungon e drejta e fjalës së lirë kurse burgosjet dhe pasiguria janë përditshmëri dhe nuk dallojnë fare nga ato të kohës së Millosheviqit. Qeveria antidemokratike e Beogradit
burgos dhe u vazhdon burgosjet shqiptarëve me dëshmi dhe me dëshmitar te rrejshëm. Sa i përket aktivitetit të shoqatës tonë konstatohet se janë realizuar detyrat dhe aksionet e planifikuara. Ju
informojmë se në Turnirin Humanitar në Futboll të vogël të mbajtur gjatë pushimit veror në Preshevë nga të gjitha lojërat që u zhvilluan u tubuan
703 Euro. U mbajt me sukses edhe një Koncert Humanitar me nxënësit e Shkollës së Muzikës "JEHONA" nga Zvicra nën udhëheqjen e mësuesit Murat Avdiut në bashkëpunim me SH.K. Artistike
: "Rexho Mulliqi " nga Presheva nën udhëheqjen e Kryetarit të shoqatës Z. Hasim Nuhiu, në Shtëpin e kulturës në Preshevë ku u shiten 72 Bileta dhe u grumbulluan gjithësejt 106 EU. Pra
gjithësejt u tubuan 809 Euro dhe iu dorëzuan Arkatarit Abdulqerim Nuredini kurse i pranoi Fazli Musliu. Anëtarët e kryesisë së SH.H. "Luguna e
Preshevës" në Samolicë vizituan familjen e SABEDINIT ku dorëzuan 300 Sfr, u mbajt konferencë shtypi pranë TV Lokale. Përfaqësuesi i SH.H."Lugina e Preshevës" Z.Hasan Ademi dhe njëherit
arkëtari i OVL Z. Osman në emër të familjarëve të të arrestuarve iu janë dorëzuar 7500,00 Sfr. Për ndërtimin
shtëpisë së Faton Hajdarit u dorëzuan 4000 Sfr, kurse Klubi Futbollistik "Lugina e Preshevës" në Zvicër dorëzoi 1'000 sfr. të gjitha këto mjete iu dorëzuan Z. ILASA
ADEMI. Kryesive të OVL-ve për Preshevë e Bujanoc iu ndanë nga e SH.H"Lugina e Preshevës" nga 200 EU. + 40.150 EU për rastin e sëmundjes së nënkryetarit të OVL 150 EU. Kryetarit të OVL për
Preshevë 150 EU për angazhim në ndërtimin e shtëpisë Faton Hajdarit dhe 100 EU iu dorëzuan një fëmiu të familjes së Hamdi Ajdinit.
Konstatojmë se bashkëpunimi me pushtetarët e komunës së Preshevës dhe Bujanocit nuk ishte i mirë dhe nuk i
përkonte aspak nevojave të kohës, ata edhe pse ishin të ftuar personalisht me Ftesa nuk morën pjesë ne
asnjë aktivitet tonin dhe as nuk na përshëndeten me shkrim! Në Koncertin humanitar ishin të ftuar edhe SH.H „Medvegja”, Kryesia e PDI-së si dhe gazetari i
Kohës Ditore. Me këtë rast në emër te kryesisë së Shoqatës tonë Humanitare “Lugina e Preshevës” shfrytëzojmë rastin që ta falënderojmë nga zemra
kontributin, angazhimin dhe bashkëpunimin qe po bënë me ne, shoqata Humanitare “Medvegja” nga Valisi. Falënderojmë po ashtu për ndihmën prej 3000 FR që dha kjo shoqatë për 10 të burgosurit që po mbahen padrejtësisht në burgjet serbe. Me këtë rast falënderojmë
gjithë anëtarësinë e kësaj shoqate e posaçërisht kryesine e sajë me në krye kryetarin e nderuar Zotëri Zenel
Nezirin. Shfrytëzojmë rastin ta përshëndesim edhe kryesinë e PDI-së nga Medvegja Kryetarin Z. Rexhep Abazi, nënkryetarët Z. Gani Krasniqi dhe Z. Ramadan Beqiri të cilët bashkë me kryesinë e SH.H “ Medvegja” na vizituan në Preshevë dhe ishin
për vizitë në kryesi të Organizatës së Veteranëve të Luftës. Gjatë vizitës kryesia e shoqatës tonë mori ftesën nga Kryesia e SH.H "Medvegja" për një vizitë zyrtare në Bajë të Sijarinës, ftesë të cilës kryesia jonë iu përgjigj me vizitë në këtë përbërje: Z.Shaip Bajrami, Fazli
Musliu, Murat Avdiu, Z. Osman nga shoqata e OVL-ës. dhe gazetari Z. Dashnim Hebibi.
St.Gallen 30.08.2009 SH.H.”Lugina e Preshevës”
Këshilli për Informim
Dipl.Ing. Ahmet Hasani
Ferat Rashiti
Sponzor i faqes
www.shhlp.com
2016
udhtoni komod me agjensin
Presheva BYRO
Nat:0793438643
Faqe e madhe për njerëz humanë ejani edhe ju 30.Fr antarsi vjetore
hape konton për AHIRET kush jep me dorë të vetë zoti e çonë inshalla në XHENETË
Postkonto: Gossau SG
Konto ne Franga
A D R E S A
Humanitärer Verein
Lugina e Presheves
CH:9200 Gossau SG
Postkonto:85-112906-3
iban bic nga shtetet tjera
IBAN:CH220900 0000
8511 2906 3
BIC: POFICHBEXXX
A D R E S A
Konto numri i SHHLP-se
Dega ne Belgjik Beneluks
DEXIA BANK:
Kon Nr:779-5912465-58
shhlp.2006@hotmail.com