Letër të hapur Bujar Bukoshit

Shkruan: Fahri Mahalla 

Ju zotëri Bujar Bukoshi, në një intervistë ju keni deklaruar,  se sa i përket Fondit shtetëror të 3% dhe Aksionit Ndihma për Drenicën dhe Ndihma për Pavarësinë e Kosovës se kjo tashmë “është Kapitull i mbyllur!”. Jo zotëri Bujar Bukoshi, ky  nuk është një kapitull i mbyllur, sepse edhe më tej është një kapitull i hapur.

Ne që kemi paguar në këto fonde duam ta dimë se ku janë shpenzuar parat tona deri në një cent. Një raport që e keni dhanë në Kuvendin e Kosovës më herët në te nuk precizohet se ku janë  shpenzuar paratë dhe se kujt ju kanë dorëzuar parat?  Ju zotni Bujar duhet të na tregoni se kush i ka dhanë parat dhe kush i ka pranuar parat dhe se çka është bërë me ato para. Në raport thuhet se arsimi mori kaq, shëndetësia  kaq, ndihma e tjerë e tjerë. Askund nuk e keni precizuar se kjo zonë e luftë apo ajo mori kaq para, pa cek emrin dhe mbiemrin se kush i ka pranuar ato para. Duhet të thuhet troq,me emër dhe me mbiemër se kujt ju kanë dhanë parat. Nëse komandantëve të zonave ju kanë dhanë parat ata duhet të tregojnë se ku i kanë shpenzuar ato para, çka kanë bërë me to: a kanë blerë veshje ushtarake, ushqim, armatim, municion etj  etj , për Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës. Ushtarët e zonave janë dëshmitar se a ju kanë arritur ato pajisje në frontin e luftës apo po janë avulluar  paratë  se të arrijnë në frontin e luftës. Pra duhet të dihet se çka është bërë me ato para.

Z. Bujar Ministër i Financave në qeverinë  e juaj ishte zotëri, Isa Mustafa ne e dimë se ai është një profesionistë për financa. Jam i bindur z. Isa i ka të gjitha shënimet deri në një cent dhe të dhënat se ku kanë shkuar parat, por pse nuk i banë publike, kur tash më është koha:Parat jam i bindur se nuk i ka dhanë pa proces verbal dhe pa komision të dorëzimit  dhe pranimit të mjeteve, ku do të figuronte se kush i dorëzoi dhe kush i pranoi parat dhe për çfarë arsye janë dhanë ato para.

Duhet patjetër të ndriçohen dhe të sqarohen të gjitha hyrjet dhe daljet e mjeteve. Përgjegjës për këtë jeni ju zotëri Bujar Bukoshi, me stafin tuaj. Përgjegjës janë ata që i kanë pas autorizimet për tërheqjen e mjeteve nga bankat, në të gjitha shtetet e botës. Ne donatorët dhe veprimtarët kërkojmë llogari nga ju z. Bukoshi dhe nga stafi i juaj i atëhershëm i Qeverisë së Kosovës në azil.

Ndriçimi dhe sqarimi do të ju bëj mirë në radhë të par juve zotni Bukoshi dhe stafit tuaj, në mënyrë që të hiqen dilemat dhe dyshimet rreth keqpërdorimit të mjeteve. Njëherazi do të ishte edhe në të mirë të Lidhjes Demokratike të Kosovës, sepse do të dalë në sipërfaqe kontributi i i saj në këto aksione të mëdha sa humanitare aq edhe atdhetare në mërgatë, e nga ana tjetër do të dilnin në shesh përfituesit e luftës.

Për të kërkuar llogari të parët janë donatorët që kanë paguar në fondin shtetëror të Republikës së Kosovës, pastaj veprimtarët e Fondit që kanë paguar dhe që kanë kontribuar në mënyrë vullnetare. Do të ishte mirë që sa më parë të raportoni për hyrjet dhe daljet në detaje z. Bujar Bukoshi bashkë me ish- stafin tuaj. E njëjta përgjegjësi për dhënien e llogarive i përket të gjitha fondeve që kanë grumbulluar mjete për Kosovën, përfshi këtu edhe Fondin Vendlindja thërret, e fonde të tjera, sepse këtë e presin të gjithë ata që kanë dhënë para dhe duan ta dinë se ku kanë shkuar ato.

 Fjalën e fundit e kanë Institucionet e Republikës së Kosovë Parlamenti dhe Drejtësia. Me respekt të veçantë për të gjithë Ata që kanë kontribuuan pa hile për çështjen kombëtare. Në radhë të parë respekt për dëshmorët e kombit dhe për familjet e tyre, respekt për invalidët e luftës dhe për ata që financuan dhe për ata që kontribuuan me mundësitë tyre që kishin.

Ne në komisionin përkatës shtetëror për Zvicër nuk u emëruam rastësisht , por me vendimin e Komisionit Kryesor të Aksionit” Ndihma për Pavarësinë e Kosovës” në kuadër të Qeverisë së Republikës së Kosovës, në krye të së cilës ishit ju z. Bukshi  edhe atë me numër : 02/01Nr.10/98/ Prishtinë, 23.07.98

Në vendim se : Për realizimin e Aksionit të Qeveris së Republikës së Kosovës  Ndihma për Pavarësinë e Kosovës,emërohet Komisioni Qendror i shtetit për Zvicër në përbërje:

z. Fahri Mahalla., Kryetar dhe z. Arif Baftiu e z.Tom Berisha anëtarë të Komisionit.

Komisioni Qendror punën e tij do ta kryejë në bazë të Vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës 01 Nr. 1-6/98 të 07.061998 dhe Rregullores së Punës të Komisionit Kryesor të Aksionit Ndihma për Pavarësinë e Kosovës. Vendimi hynë në fuqi ditën e miratimit.Kryetar i komisjonit të qeveris së Kosovës Halit Muharremi

Derisa kërkojmë nga ju . z . Bukoshi, llogari për mënyrën e shfrytëzimit të fondeve edhe unë në cilësinë e kryetarit të komisionit për realizimin e Aksionit Ndihma për Pavarësinë e Kosovës, po i bëj edhe vet transparente të dhënat në nivel të Zvicrës nga kantoni në kanton, me shuma dhe arkëtarët që e kryen këtë punë me shumë përgjegjësi.:

Organizimi i komisioneve është bërë  në nivel të 23 Kantoneve në Zvicër.

Komisionet u themeluan në nivel të Kantoneve. Nga Veprimtarët e fondit shtetëror të 3%, u mor vendim që secili kanton të ketë arkën dhe arkëtarin. Ja të dhënat për grumbullimin e mjeteve nga bashkatdhetarët Shqiptar në Zvicër në nivel kantonal:

1.Kantoni ARGAO, arkëtarii Haki Gashi arka nr. 1 grumbulloi 2,853,000Frs (Zvicerane).

2.Kantoni BAZEL, arkëtarii Nezir Maliqi arka nr.2 grumbulloi 1,291,000 Frs.

3.Kantoni BERN, arkëtarii.Skender Berisha arka nr. 3 grumbulloi 2,133,500 Frs.

4.Kantoni Gjenevës, arkëtarii.Rrahim Jahiu arka nr. 4 grumbulloi 1,057,000 Frs.

5.Kantoni GLARUS, arkëtarii Musa Salihu arka nr. 5 grumbulloi 371,500Frs.

6.KantoniGRAUBINDEN, arkëtarii.Ramush Halimi arka nr.6 grumbulloi 430,000 Frs.

7.Kantoni JURA, arkëtarii.Shaban Morina arka nr. 7. grumbulloi 155,000 Frs.

8.Kantoni LUZERN, arkëtarii Bashkim Nitaj arka nr. 8. grumbulloi 1,598,000 Frs.

9.Kantoni NEUCHATEL, arkëtari Haki Shkodra arka nr. 9. grumbulloi 293,500 Frs.

10.Kantoni NIDWALDEN, arkëtari Halil Konjuhi arka nr. 10. grumbulloi 173,000 Frs.

11.Kantoni OBWALDEN arkëtari Dervish Sejfijaj arka nr. 11 grumbulloi 158,000 Frs.

12.Kantoni SCHAFHAUSEN, arkëtari Hamdi Bunjaku arka nr. 12 grumbulloi 305,000 Frs.

13.Kantoni SCHWIZ, arkëtari Isa Avdullahu arka nr. 13 grumbulloi 983,000Frs.

14.Kantoni SOLOTHURN, arkëtari Selim Kastrati, arka nr. 14 grumbulloi 685,000 Frs.

15. Kantoni ST. GALEN, arkëtari  Sallah Januzi  arka nr. 15 grumbulloi  1,555,000 Frs.

16.Kantoni TICHINO, arkëtari Mustaf Kryeziu arka nr16. grumbulloi 121.000 Frs.

17.Kantoni URI, arkëtari Ramiz Rexhepi arka nr. 17 grumbulloi 11,000 Frs.

18.Kantoni VALIS, arkëtari Feti Gerbeshi arka nr. 18 grumbulloi 642,000 Frs.

19.Kantoni VAUD, arkëtari Mehdi Shahini arka nr. 19 grumbulloi 1,959.000 Frs.

20.Kantoni ZUG, arkëtari Hajriz Ahmetaj arka nr. 20 grumbulloi 325,000 Frs.

21.Kantoni ZUERICH, arkëtari Ali Bunjaku arka nr. 21 grumbulloi  5,097,500 Frs.

22.Kantoni FRIBURG, arkëtari Fadil Dalloshi arka nr. 22 grumbulloi 928,000 Frs.

23.Kantoni TURGAO, arkëtari Haradin Gashi arka nr. 23. grumbulloi 891,000 Frs.

Nga aksioni Ndihma për Pavarësinë e Kosovës, gjithsejtë janë grumbulluar 24.015.500 (Edhe me shkronja: njëzet e katër milion e pesëmbëdhjetë mijë e pesëqind Franga Zvicerane në nivel të Zvicrës).

Për grumbullimin e këtyre parave, merita ju përket shqiptarëve dhe të tjerëve që i kanë dhanë mjetet ( paratë), si dhe anëtarëve të komisionit të të gjitha niveleve, duke filluar nga ai lokal e deri, kantonal dhe në nivel qendror shtetëror për Zvicër, që kanë punuar ditë e natë së bashku për ta grumbulluar shumën e lartshënuar, është meritë edhe e atyre që mjetet i kanë dërguar deri në Dardania Bankë në Tiranë (Shqipëri). Veprimtarët kanë punuar në mënyrë vullnetare, prej hapjes së fondit shtetëror të 3% deri në përfundim të mbylljes së Fondit të 3%.

Veprimtarët e Fondit shtetëror kanë qenë shembull për të tjerët. Donatorët që kanë paguar në Fondin shtetëror të Republikës së Kosovës në fondin e 3%, Ndihma për Drenicën dhe Ndihma për Pavarësinë e Kosovës, njëherësh edhe ata që kanë kontribuar për grumbullimin e mjeteve për 15 vite me radhë, ata ishin anëtar të Lidhjes Demokratike të Kosovës në krye me Dr. Ibrahim Rugovën, Presidentin historik të Kosovës, si dhe anëtarët e  Partisë Demokristiane të Kosovës në krye me Akademik Mark Krasniqin. Falë donatorëve dhe veprimtarëve që kontribuuan për Fondin shtetëror e mbajtën gjallë popullin në Kosovë para luftës dhe institucionet Paralele të Kosovës gjatë okupimi serb. Me mjetet e Fondit të 3%  u financua lufta për çlirimin e Kosovës, (Ushtria Çlirimtare e Kosovës)..

Ne veprimtarët e Fondit, do ti qesim në dritë të gjitha hyrjet dhe daljet e mjeteve që nga fillimi deri në mbarim, sepse ne veprimtarët e fondit të 3%  kemi harmoni dhe guxim, ngase  këtë e kemi dëshmuar me punë konkrete vite me radhë, por edhe me ndihmën e institucioneve të Kosovës dhe me ndihmën e institucioneve shtetërore aty ku kemi vepruar dhe ku i kemi grumbullua paratë, në mënyrë që të gjitha kontributet e dhëna të dalin në sipërfaqe. Sidomos kontributi i donatorëve dhe i veprimtarëve të fondit shtetëror të Republikës së Kosovës.

Nga përditshmëria dhe ajo që po dëgjohet përmes mjeteve të informimit po shihet sesi disa individ janë munduar dhe po mundohen që të varrosin kontributin e donatorëve dhe të veprimtarëve, porse ne që punuan në këtë aktivitet me shumë interes për të ardhmen e Kosovës nuk do të lejojmë që të varroset ky aktivitet i veprimtarëve që u morën me grumbullimin e mjeteve të Fondit për Pavarësinë e Kosovës dhe ato të Fondit të 3%. Botërisht është e ditur se veprimtarët që janë angazhuar dhe kanë kontribuar vite me radhë, tërë këtë aktivitet e kanë zhvilluar pa kompensim vetëm me parat e xhepit të tyre. Asnjëherë askush nuk ka marrë as një mëditje , madje as për shpenzimet e rrugës. Qëllimi kryesor i tyre ka qenë që në fondin shtetëror të Republikën së Kosovës të ketë sa më shumë mjete (para) për ta ndihmuar popullin dhe për ti financuar institucionet e shtetit të Kosovë, si dhe për të investuar në arsim, shëndetësi dhe financuar luftën çlirimtare të UÇK-së deri në çlirimin e Kosovës.

Dhe krejt në fund dua të theksoj se veprimtarët që u morën me grumbullimin e këtyre fondeve për kontributin që dhanë kurrë nuk  janë falënderuar, qoftë edhe me një mirënjohje, apo edhe një letër që nuk do të kushtonte më shumë se 1 euro! Shpresoj se një ditë do të dalë një i ndërgjegjshëm dhe do ti nderojë me një mirënjohje këta veprimtarë për kontributin dhënë me vite, sepse së paku një gjest të tillë falënderimi edhe më tej e meritojnë.

(Autori ishte kryetar i komisionit të Aksioni Ndihma për Pavarësinë e Kosovës në nivel të Zvicrës, si dhe nënkryetar i fondit të 3% për Republikën e Kosovës për Zvicër)

Legj 1) Fahri Mahalla

----------------------------------------------------------------------------------------

Shaip Bajrami AI.AR.LI

Veprimtarë dhe organizator i grumbullimit të mjeteve për kantonat AI.AR LI Kryetar i komisionit emergjent ma poshtë keni disa dëshmi në Foto të kohës fondi u thirrë publikishtë për mes mjeteve të inormimit dhe ka qenë si uhadhënje der formimin e shtetit të KOSOVËS e ndi veten krenarë me gjithë shokët e mi që u realizu shteti po sjemë krenarë me politikë bërsit e shtetit Un Shaip Bajrami e përkrahi plotsisht z.Fahri Mahallen se nuk është çështje e mbyllur kjo un mendojë se së bashku Bujar Bukoshe si kyeministër i asj kohe në ekzil dhe z.Isa Mustafa ministër i financave në qeverin bukoshi dhe si mbikqyrës i bankës DARDANIA në Tiranë Isa Mustafa duhet të japin llogari ....

POR SI HAP I PARË KAM DËSHIRË QË KËTA ARKATARËT KANTONAL TI BOJNË PUBLIKE KOMISIONET REGJIONALE TË KANTONEVE SA KANË MARË TË HOLLA PI KOMISIONERËVE TA PASTROJNË VETEN DHE PASTAJË SHKOJMË TUTJE SE PERSONALISHTË UN MENDOJË SE NË DISA KANTONE KAM DYSHIME%

Shaip Bajrami

Fshati Corroticë

Komuna PRESHEVË

Pëfaqsusit e grupit emërgjent të kantonave SG/AI/AR/FL