KOMUNIKATË PËR SHTYP

 

Të dashur bashkatdhetar, anëtarë e simpatizant të nderuar, Zonja e Zotëri
Ju njoftomë se shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” sot ka ditëlindjen e tretë te sajë, pra sot me 17 qershor bëhen tri vite që nga themelimi i shoqatës.
Të nderuar anëtarë , bashkatdhetarë të nderuar ku do që gjindeni kemi kënaqësinë dhe nderin që t`ju informojmë për punën tre vjeçare të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”.
Tri vite nuk janë një periudhë  aq e gjatë, por me kënaqqësi konstatojmë se rezultatet e Shoqatës Humaniatre"Lugina e Preshevës" janë  
shumë të mira.  Këto rezultate të mira janë arritur falënderuar punës së palodhur të njerëzve të mirë që ka kryesia e shoqatës, dhe shpirtmadhësisë që kanë anëtarët dhe simpatizantët shoqatës “Lugina e Preshevës”.
Sa i përket kryesisë mund të themi lirisht se  të gjithë janë veprimtar të dalluar dhe me përvojë disa dekadash, janë veprimtar të sprovuar, njerëz të mirë që këtë aktivitet e bëjnë vetëm për të mirën e kombit dhe pa kurrfarë interesi personal. Sa i përket anëtarëve po ashtu mund të themi lirisht se kemi të bëjmë me njerëz humanitar, atdhetar dhe patriot shqiptarë të cilët nuk kanë kursyer kurrë djersën për ta ndihmuar atdheun.
Në kryesi për tu dalluar janë dy themeluesit e Shoqatës kryetari Zotëri Shaip Bajrami dhe nënkryetari Zotëri Fazli Musliu, dy veprimtar të dalluar që nuk kanë pushuar së vepruari që nga viti 1990 e deri më sot. Kontribut të  madh në shoqatë jep edhe sekretari i shoqatës,  Zotëri Ferat Rashit një aktivist ky i dalluar i çështjes tonë kombëtare i cli që nga fillimi ka dhënë dhe jep një kontribut shumë të madh në shoqatë. Kontribut të madh ne shoqatë jep po ashtu edhe zotëri Murat Avdiu një veprimtar  i palodhur për çështjen tonë kombëtar i cili ne shoqatë bashkë me nënkryetarin e Shoqatës  udhëheq AKADEMITË PËRKUJTIMORE kushtuar dëshmorëve te rënë në luftën e ushtrisë çlirimtare për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc-UçPMB.
Kontribut të madh në shoqatë jep  themeluesi dhe kryetari i shoqatës atdhetare  “Bashkësia Shqiptare në Zvicër” (
www.bshz.ch ), Inxhinieri  Ahmet Hasani.  Zotëri Ahmet Hasani, me qëllim të ndihmëses profesionale organizative  të shoqatës humanitare “Lugina e Preshevës”, në kuvendin e fundit të vullnetarisht u kooptua në  kryesi të shoqatës.

Ideja për një shoqatë të mirëfilltë humanitare për  Luginën e Preshevës lindi dhe u pagëzua me të njëjtin emër më 17 qershori 2006 kur edhe u themelua shoqata humanitare “Lugina e Preshevës”. SHH ”Lugina e Preshevës”  ka një bagazh të mbushur plotë e përplot me aktivitete suksese në grumbullimin dhe shpërndarjen e  ndihmave humanitare , për tre vite janë ndarë ndihma në lartësi 60.000 Fr dhe kurse ndihmat në pajisje  dhe materiale teknike kalojnë shumën   45.000 Fr. Po përmendim këtu edhe aktivitetin e  veprimtarëve dhe degëve të shoqatës si ajo e Belgjikës me në krye me Zotëri Suat Shabanin , kjo degë ka dhuruar një autoambulancë në vlerë prej 15.000 Euro për ambulanten    Preshevë, donacion ky i  anëtarit  Z. Mustaf Mustafa  nga   dega në Belgjikë.  SHHLP  ka ndihmuar ambulanten e Preshevës me ndihma materiale e cila kap vlerën rreth 30.000 Fr donacion ky i spitalit të Flawilit në St. Gallen.

Aktivitet tjetër është   themelimi i klubit futbollit  “ FC LUGINA E PRESHEVËS”  me sponsor im gjeneral dhe përkujdesje të  firmës MSS Haustechnik  Z.Murat Avdiu. Me ketë rast po ashtu
falënderojmë edhe Z. Lulzim Zhaku Aliu për mbështetjen  në sigurimin e rekuizitave të ekipit. Qëllim kryesor i shoqatës është mbështetja financiare e familjeve të dëshmorëve, të fëmijëve  bonjakë dhe në përgjithësi  të skamnorëve në luginën e Preshevës. Ne si shoqatë pavarësisht se kemi emrin  “Lugina e Preshevës”   nuk njohim kufi në ndarjen e ndihmave , aktiviteti jonë është i njohur edhe jashtë Luginë së Preshevës si në Kosovë e Maqedoni.
Duhet theksuar se ne si shoqatë kemi  anëtarë prej të gjitha trojeve dhe shqiptare qe jetojnë punojnë në Zvicër. Sa i përket informimit jemi shumë transparent , shoqata ka web-faqen e vetë
www.shhlp.com
 ku edhe për çdo aktivitet bëhet informimi konstant .

Që nga themelimi deri sot shoqata jonë ka mbështet financiarisht familjet e dëshmorëve me mbi 51.000Fr.  Puna e shpërndarjes së mjeteve  bëhet në   bashkëpunim OVL-ën e  Luginës së Preshevës. Si shoqatë  ne kemi vizituar të gjitha familjet, në aksionet tona ne bashkëpunojmë edhe me shoqatën Human Center në Preshevë për shpërndarjen e ndihmave të skamnorëve në luginën e Preshevës me z.Ridvan Agushin.  Shoqata  ka bashkëpunim të shkëlqyeshëm gjithashtu me bashkësinë  islame për Luginën e Preshevë.  Përveç bashkëpunimit me subjektet e luginës kemi edhe përkrahjen e medieve në luginë si me Radio Televizionin e Preshevës, RTV Aldin, Presheva.com,  RTV Spektri , Revistën javore Perspektiva etj. Për këtë bashkëpunim të gjërë dëshmojnë edhe mirënjohjet që kemi marrë nga këto bashkëpunime si nga komuna e Preshevës, OVL, Human Center, Bashkësia Islame për Luginë të Preshevës.-ës
Sa i përket  bashkëpunimit te Zvicër duhet përmendur s`pari programin e RTK-ës Diaspora dhe gazetën ditore AMC Pres pastaj Gazetën ZËRI, Radiopresheva.ch, medvegja.info, ina-online.info, kosovalindore.com , rainca.ch, etj.
Bashkëpunim të mirë kemi dhe shpresojmë që edhe në të ardhmen të kemi  me firmat si MSS Technik- Z.Muart Avdiu, “Presheva Büro”- Z.Ferat Rashiti ,
ZEOB GmbH- Z.Xhevat Sadrijaj dhe Gartenbau - Z. Vaid Beqiri.
Po përmendim këtu edhe bashkëpunimin shumë te  mirë me bashkësitë fetare në Zvicër si  Xhamia e Rebstein-it, xhamia e St,Gallen-it, xhamia e  Buchs-it, xhamia e Rorschach-it,  xhaminë e Will-it, dhe xhaminë e Winterthur-it.

 

Zvicër,17.06.2009                                  SHAIP BAJRAMI 
                                                             Kryetar i Shoqatës