SHHLP dhe SHH “Medvegja” përgëzojnë Dashnim Hebibin 

 

St.Gallen, Valis 20 mars

I nderuar z.Hebibi, në emër të dy shoqatave si motra nga Lugina e Preshevës, Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” me qendër në Gossau të St.Gallenit dhe të Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendër në Valis, të përgëzojmë për suksesin e merituar, që ju jeni shpallur me plotë meritë me titullin e nderuar Ambasador i Paqes. Edhe pse në Zvicër keni ardhur në vitin 2000, atëherë, kur neve na gjete me një veprimtari të madhe me ato mundësi që kishim, jo vetëm nëpër shoqata, por edhe nëpër aktivitete tjera për të mirën e atdheut, ardhja juaj na ka bërë edhe më të fortë, sepse që në ditët e para, je munduar të gjesh veprimtarët e atdheut, jeni treguar menjëherë i familjarizuar në aspektin kombëtarë të nisur qysh herët nga mërgata. Kontributi juaj i madh është para menjëherë, është parë se do të shkëlqejë një rreze e madhe e suksesit tek ne, e konkretisht për të mirën e Preshevës, Medvegjës e Bujanocit. Ne të kemi pranuar me kënaqësi dhe ke dhënë kontribut të çmuar dhe po jep. Gjithmonë gjatë kësaj dekade, ke qenë afër nesh, në çdo situatë, i qetë, njeri i unitetit dhe mbi të gjitha me zemër të mirë, e me plot moral, për të kontribuar dhe punuar shumë. Ne që moti e kemi kuptuar se të kemi ambasador të trevave tona, apo lider të pajtimit, lider të suksesit, por këtë e kanë kuptuar edhe të gjithë bashkatdhetarët tjerë, të trevave tjera shqiptare, sepse nuk jeni treguar lokalist, por me shpirt në çdo kohë e vend, ke qenë prezent, herë me kamerë, e herë me diktofon, e herë me fletore shënimesh, të kemi parë duke shkruar e fotografuar e inçizuar. Të themi, se ke thyer akullin medial për kontributin tonë nga Lugina e Preshevës apo Kosova Lindore, na duket se është pak, sepse ke bërë vërtetë shumë, ke bërë vërtetë punë të çmuar. Na kujtohet, vetëm një segment, se me të ardhur Ti në Zvicër, na përkrahe shumë dhe na dha ide të ndryshme, që për dëshmorët të mbajmë një Akademi të përbashkët përkujtimore e jo tubime të shpeshta, sepse dëshmorët kanë dhënë jetën për unitet dhe më mirë do ishte të përkujtohen, jo në tubime, por me një titull tjetër, me një titull më të nderuar dhe të lartë, pra Akademi Përkujtimore. Gjithmonë ke qëndruar prapa, atëherë ku ke parë, se do të “fundoset anija e suksesit tonë”, ke dalur, je treguar i shpejtë dhe ne kemi dalur me organizime të shkëlqyera, këtë na kanë thënë shumë e shumë veprimtarë. Në tubimet tona kanë prezentuar veprimtarë të mëdhenjë të atdheut tonë e me gjerë, e ti i ke pritur mirë, ke ditur se si të komunikosh dhe ti mbajmë miqtë tanë. Problemi i Luginës së Preshevës, nga zëri yt është dëgjuar në Uashington, Nju Jork, Bruksel, Bern, Strasburg, Hag, Paris, Gjenevë, Amsterdam, Bruksel, e vende të tjera të botës. Thuajse në çdo takim ke folur për Preshevë, Medvegjë e Bujanoc edhe pse ndoshta nuk ka qenë tema e këtyre trevave. Ke prezentuar edhe në Vatikan, në Lumturimin e Nënë Terezës, ku ke takuar shumë personalitete, pra, je i respektuar edhe në besimet tjera fetare, si tek ortodoksët, katolikët dhe natyrisht tek besimi musliman ku edhe je i këtij besimi. Në Vatikan, në ate ngjarje të madhe e historike, ke prezentuar për vendin tonë, për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, pra që moti e ke pasur epitetin e ambasadorit. Pastaj, ke qenë prezent edhe në Stamboll, me rastin e përfaqësimit të Shqipërisë për herë të parë në Eurovizion, jo vetëm si gazetarë, por ke qenë afër ekipit të përfaqësueses së shtetit amë, pastaj, ke bërë Ti, që na ke bashkuar të gjithëve, na keni ftuar, që të jemi prezent në ambasadën e Shqipërisë në Bern, me të gjitha degët dhe nëndegët e partive politike që veprojnë në Zvicër, së bashku, të gjithë, drejt Bernit, për të përshëndetur shtetin shqiptarë, se nënshkruajtën në ate kohë në Bukuresht për anëtarësim në NATO. Ke punuar edhe mësues i shkollës plotësuese shqipe në kantonin Argau të Zvicrës, ku falë punës suaj pa asnjë lekë, janë hapur tre paralele të shkollës shqipe. Suksesin tuaj nuk mundemi ta numërojmë, por ne e dijmë plotësisht, se këto fjalë, nuk do të japin elan që të trumbetosh, apo të rrahësh gjoks, por e dijmë se do të jesh edhe më shumë në shërbim të trevave tona që aktualisht jemi në gjendje të rëndë politike, por edhe më gjerë. Të kemi lakmi, për modestinë tuaj, për fjalët tua të ëmbla që i përdorë shpesh dhe je vërtetë, shembull se si duhet punuar për unitet. Natyrisht, se ka shumë zhurmaxhinjë e dashakqinjë, që nuk ta japin ndoshta dorën e suksesit, por ne, në emër të anëtarësisë së gjerë, në emër të dy shoqatave humanitare, si dhe në emër të këshillit organizativ të Akademive Përkujtimore, të falënderojmë për mundin që e ke dhënë dhe që po e jep. Qysh moti të kemi thirrur ambasador, por tash, je më shumë se ambasadorë i shtetit, tash je ambasador i paqes, dhe kjo dmth shumë. Jeni gazetar, publicist, poet e veprimtarë i dalluar i diasporës sonë dhe me meritë tu na Titulli: “Ambasador për paqën” – “Ambassador for Peace” nga organizata UPF, (Federata e Paqes Universale), një Organizatë me status të veçantë  në Këshillin Ekonomik dhe Social të Kombeve të Bashkuara (OKB). Ne u jemi shumë mirënjohës edhe UPF, që ka menduar tek Ju dhe vërtetë ka gjetur 10-shen e sigurt, 10 e merituar, që Ju ka nominuar. Meritat e tua janë të shenjta dhe ne jemi shumë të lumtur që Ju kemi. Për këto vite sa ke vepruar, meriton edhe çmime tjera dhe padyshim se do të vijnë tek Ti. Përveç kontributit tuaj që kein dhënë në politikë, kulturë, sport e humanitet, po jepni kontribut të madh edhe në fushën e medias, por edhe si moderator i shkëlqyer. Shpesh herë të kemi ndarë mirënjohje, i ke pranuar me buzëqeshje dhe ke thënë, se këto mirënjohje, më obligojnë të punoj edhe më shumë, prandaj, po shpresojmë shumë, se do të punosh edhe më shumë, se vërtetë, ato treva, kanë nevojë pë intelektualë të kalibrit tuaj, apolitik, i unitetit dhe i punës përkushtuese e profesionale. Të urojmë shëndet e mbarësi Ty dhe familjes Suaj. Të lumtë ne që të kemi e lumtë Presheva, Medvegja e Bujanoci që të ka, por të lumtë edhe trevat tjera shqiptare, sepse po jep kontribut pa dallim se nga cila trevë vjenë, Je i unitetit dhe vetëm te para.

Fazli Musliu, kryetar i SHHLP”Lugina e Preshevës”-Gossau
Zenel Neziri, kryetar i SHH “Medvegja” Fully-Valis