2010-05-18 - 01:49:38
U mbajt Akademi përkujtimore për dëshmorët e UÇPMB-së
Tübach-St.Gallen 17 maj/ Zvicra, ky shtet mik i kombit tonë, me zemërgjerësinë, zemërbutësinë
e zemërhumanitetin e saj të pazakontë, po ua mundësonë bashkathetarëve tanë, që të freskojnë zemrat edhe në përkujtimore të dëshmorëve, të djemëve më të mirë që dhanë jetën, duke luftuar një robëri, duke luftuar padrejtësinë dhe për të ndaluar gjërat më të liga që mund ti bëjë një regjim. Prandaj edhe sivjet, ditë më parë, e konkretisht, më 16 maj, ditë e diele, Tübachu i St.Gallenit, një qytetëz e vogël e Zvicrës, si asnjëherë më parë, pati nderin të pres me qindra bashkatdhetarë shqiptarë të të gjitha trevave shqiptare, familjarë të dëshmorëve, ish komandant të luftës, ish luftëtarë të lirisë, invalidë të luftës, veprimtarë të kauzës kombëtare dhe mërgimtarë të shumtë, që kishin ardhur nga katër anët e Zvicrës, Francës, Gjermanisë, Belgjikës dhe nga Presheva, Bujanoci e Medvegja, për ti përkujtuar sa më madhërisht e me shpirt, 28 dëshmorët e UÇPMB-së, që dhanë jetën për liri e demokraci.
Si edhe viteve që kanë kaluar, jo më pak se një dekadë me radhë, bashkatdhetarët tanë, me aq mundësi sa patën, nëpër salla të ndryshme të këtij shteti mik, e të ndihmuar nga fëmijët mërgimtarë, që janë protagonistët kryesorë të manifestimeve, me programin e mrekullueshëm që prezentojnë, me këngë, pjesë teatrale dhe recitime, kushtuar dëshmorëve të kombit, i përkujtuan dhe po i përkujtojnë edhe sot e kësaj dite dëshmorët.
Siç është i informuar i gjithë opinioni i gjerë, bashkatdhetarët e Kosovës Lindore që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, janë unik mes veti në punë të mëdha, kështu, që dy shoqatat humanitare që veprojnë në Zvicër, si SHH "Medvegja" me seli në Fuly-Valis, si dhe SHH "Lugina e Preshevës" me seli në Gosau të St.Gallenit, të ndihmuar edhe nga Fondi Humanitar i Kosovës Lindore, e Lidhja e mërgimtarëve nga Tërnoci, unanimisht, patën rë dakord, që të zgjedhin një kryesi, për ti mbajtur Akademitë përkujtimore dhe kështu suksesi i organizimit nuk po mungon. E diela, ishte ditë përkujtimi, në sytë e të gjithë bashkatdhetarëve shihej një mall dhe në anën tjetër një krenari, i afroheshin sallës me familjet e tyre, për të nderuar dëshmorët.
Në këtë Akademi përkujtimore, që është edhe dhjetë vjetori i daljes në skenë të UÇPMB-së, kishin ardhur musafirë nga Kosova Lindore, si prof. Rexhep Abazi një veprimtar i dalluar i Medvegjës dhe më gjerë, babai dhe nëna e dëshmorit të UÇPMB-së, komandantit të njësitit Mitat Musliut, z.Haxhi Skenderi nga fshati Strezoc komuna e Preshevës, përfaqësues të mediave të shkruara dhe atyre elektronike, që kësaj radhe dominonin mediat nga Bujanoci. Këshilli organizativ kishte punuar shumë, sa që kur e shikonim skenën, mendonim, se mos jemi në Tiranë, Shkodër, Prishtinë, apo Tetovë, duke aluduar në ate, se ke ndihmë nga institucionet, por ky këshill organizativ me ndihmën e tyre morale e shpirtërore, kishin punuar shumë, që programi të jetë në nivelin e duhur.
Fillimi i programit
Ashtu, siç ishte paralajmëruar fillimi i programit në orën 14.00, nuk filloi, arsyeja kryesore ishte, jo se nuk ishin gati organizatorët, por me që koha ishte me shi dhe shumë bashkatdhetarë vinin rrugës, unanimisht këshilli organizativ për 40 min e voni fillimin e programit, por të gjithë mezi pritnin të fillojë, duke ditur, se do të shohin një program të pasur. Perdet e hapjes së programit, të kësaj Akademi të dhjetë me radhë, musafirët e shumtë që ishin prezent, u mishëruan menjëherë me intonimin e hymnit kombëtarë, kënduar nga kori i nxënësve të shkollës së muzikës "Jehona"-Rorschah (SG), duke vazhduar më pas edhe me këngën "Era po çon lajme", ku nga të pranishmit u duartrokit. 28 dëshmorët, me foto të shkëlqyera, në mes komandanti legjendar Adem Jashari, aty afër edhe kryeheroi Skënderbeu, të jepnin më shumë emocione dhe sa herë që e shikoja edhe unë si gazetarë flamurin, i shihja të gjithë dëshmorët e kombit në flamurin kuq e zi dhe shqiponjën dykrenore.
Ishte paraparë që të moderojë një moderatre, por në momentet e fundit, moderatorja nuk mundi të jetë në skenë, sepse kishte emocione të shumta, ku nuk i munguan edhe lotët prapa skenës, kur e dinte se në këtë sallë, janë edhe familjarë të dëshmorëve dhe dhimbja nuk e lejoi që të jetë në skenë. Nga organizatorët, aty për aty, u vendos, që të jetë drejtues i programit, editori i Qendrës Mediale Shqiptare në Botë, publicisti Dashnim Hebibi, duke ditur dhe duke besuar në përvojën e tij që e ka edhe në botën e moderimit. Z.Hebibit, iu ishte afruar edhe më herët që të moderojë, por kishte dashur, që ti ofrojë talentëve të rinjë dhe të zbulojmë moderatorë të tjerë, por sido që jetë, filloi programi me plot emocione.
Moderatori pasi i përshëndeti në emrin e tij personal, të organizatorëve dhe në emër të AMC (ALBANIAN MEDIA CENTER), familjet e dëshmorëve që kanë ardhur enkas nga Kosova Lindore, e në këtë rast prindërit e dëshmorit Mitat Musliu etj, familjarë të tjerë të dëshmorëve që ishin prezentë, invalidët e luftës, ish luftëtarët, veprimtarët, përfaqësues të mediave, si TV DIASPORA-RTK, të nderuararin prof.Rexhep Abazi i cili kishte ardhur enkas nga Medvegja dhe bashkatdhetarë të pranishëm. Z.Hebibi, i ftoi të pranishmit me një minutë heshtje, që ti nderojmë dëshmorët e UçPMB-së dhe të gjithë dëshmorët e kombit.
Më pastaj, fjala përshëndetëse apo e mirëseardhjes, iu dha kryesuesit të Akademisë Përkujtimore, arsimtarit të muzikës, z.Murat Avdiut, i cili përshëndeti familjarët e dëshmorëve, komandantin Shefket Hasani, veprimtarë të shumtë, përfaqësuesit e mediave dhe të gjithë bashkatdhetarët. Me dalje në skenë të ish komandantit të parë të UÇPMB-së z.Shefket Hasanit, emocionet tek të pranishmit u shtuan, kur z.Hasani, u përkul para fotove të dëshmorëve. Z.Hasani, evokoi në pika të shkurtërta duke patur parasysh edhe kohën që e kishte në dispozicion, duke përshëndetur familjarët e dëshmorëve, që ishin prezent dhe z.Haxhi Skenderin babin e dëshmorit Mitat Musliu që kishte ardhur enkas nga Strezoca e Preshevës, në këtë Akademi. Z.Hasani, falënderoi edhe mediat që po e përcjellin këtë Akademi Përkujtimore.
Ndër të tjera z.Hasani tha: "Të mos i harrojmë dëshmorët, ti nderojmë edhe më shumë familjarët e dëshmorëve, jetimat, invalidët e luftës, sepse ti nderosh familjet e dëshmorëve, ke nderuar veten dhe të ardhmen tuan të sigurt. Amaneti i dëshmorëve sigurisht se një ditë do të shkojë në vend. Lavdi i qoftë të gjithë dëshmorëve të kombit".
Nxënësit e shkollës së muzikës "Jehona", parakaluan me marshin e UÇPMB-së në skenë, ku të gjithë që ishin prezent, u mahnitën me paraqitjen e fëmijëve, ku ishin të veshur me uniformë të çlirimtarit dhe mbanin në dorë flamurin kombëtarë.
Editori i Qendrës Mediale Shqiptare në botë, me qendër në Cyrih, si dhe bashkëorganizator i tubimeve të ndryshme me karakter humanitare e kombëtar, z.Dashnim HEBIBI lexoi referatin e UÇPMB-së, përgatitur nga Këshilli organizativ, ku me një interesim të madh u përcoll nga të pranishmit dhe u lexuan emrat e të gjithë dëshmorëve, duke iu afruar secilës foto afër. Telegrame përshëndetëse kishin ardhur edhe nga ambasadori i shtetit shqiptar në Bern z.Mehmet Elezi, ambasadori i shtetit të Kosovës në Bern, z.Naim Malaj, zv kryetarit të Bujanocit z.Nagip Arifit, Ridvan Agushit kryetar i shoqatës humanitare në Preshevë, ku në të gjitha këto telegrame, u përshëndetën familjarët e dëshmorëve, ish luftëtarët si dhe këshilli organizativ. Në emër të këshillit organizativ, u falënderuan edhe sponzorët: "Helsana", "Maxhari turizëm", "Mimoza Turizëm" dhe "Presheva Byro Turizëm".
Në vazhdim, fjalën e mori z.Iljasa Ademi arkatar i OVL-së, që të lexojë një referat të përgatitur nga OVL. Me disa fjalë modeste i përshëndeti edhe Shefket Ibishi arkatar i OVL-së për Preshevë, Zymer Ismajli përfaqësuesi OVL-së për Medvegjë, Halit Naxhaku veprimtar ish i burgosur politik, si dhe Riza Demaj njëri ndër organizatorët e demostratës së viteve 1980-1981, ku vuajti jo më pak se 8 vjetë në burgjet famëkeqe serbe. Këtë Akdemi përkujtimore e ka nderuar edhe Prof.Rexhep Abazi, veprimtar i mirënjohur i Kosovës Lindore e më gjerë, i cili ka ardhur enkas nga Medvegja, i cili me disa fjalë përshëndeti të gjithë familjarët e dëshmorëve, komandant Shefket Hasanin dhe të gjithë të pranishmit. Z.Abazi, ndër të tjera shtoi se: "Kam ardhur me shumë vullnet nga Medvegja, kam ardhur nga ajo Medvegjë, që e dimë të gjithë se në çfarë gjendje është, por shpresojmë se një ditë do të bëhet mirë.
I kam përcjellur dhe i përcjell me interes të madh të gjithë manifestimet që mbahen në diasporë, e kjo Akademi për mua është shumë e veçantë, sepse këtu po e shoh bashkimin e Kosovës Lindore,
pra në diasporë e jo atje, ku jemi ne në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë. Perendia ju ndihmoftë dhe ju shpërbleftë për gjithë mundin që bëni. Të bashkuar, do të mundim të gjitha barrierat e
kohës, një është e sigurt, se e drejta fiton edhe pse vonon.Lavdi dëshmorëve të kombit".
Me një këngë të bukur, ashtu siç dijnë ti këndojnë dëshmorëve më së miri, si gjithmonë edhe kësaj here, vëllezërit Rexhepi, i kënduan dëshmorëve të UÇPMB-së.
Përveç musafirëve të shumtë që ishin prezent nga Kosova Lindore, në këtë Akademi ishte edhe Bajram Mulaj nga Dukagjini një veprimtar i dalluar i shoqëruar me disa miqë nga Kosova. Z. Fazli Musliu, xhaxhai i dëshmorit të UÇPMB-së, Mitat Musliun përgjegjës i SHHLP "Lugina e Preshevës", i cili gëzon autoritet të madh jo vetëm në diasporë por edhe në atdhe, me disa fjalë i njoftoi të pranishmit, se shoqata humanitare "Lugina e Preshevës", do të jetë besnike gjithmonë drejt ndihmave në atdhe, e sidomos familjarëve të dëshmorëve.
Ai ndër të tjera prezentoi edhe shumën që ka mbledhur deri më tani kjo shoqatë, ku kapë shifrën jo më pak se mbi 30.000 sfr zvicerane dhe falënderoi kryesinë dhe të gjithë ata që po solidarizohen, shoqatën "Medvegja", "Atdheu" në Badragaz, xhaminë e Willit, St.Gallenit dhe disa xhami të tjera që u solidarizuan dhe po solidarizohen. z.Musliu gjithashtu u ndal së veçuari edhe gjithë punën e madhe që po bëhet për ti organizuar këto Akademi përkujtimore dhe ftoi të gjithë ata bashkatdhetarë, që munden dhe dijnë, të ofrohen në këtë këshill organizativ, që të organizohemi edhe më mirë dhe të mos i harrojmë dëshmorët e kombit.
Programi artistik
Përveç fëmijëve të shkollës së muzikës "Jehona", pjesë e programit ishin edhe vëllezërit Rexhepi si dhe Saimir Neziri nga SHHK"Medvegja" me qendër në Fully të Valisit, i cili luajti
shkëlqyeshëm rolin e komandantit legjendar Adem Jashari. Të gjithë të pranishmit që ishin prezent, e duartrokitën dhe u pa, se Saimiri, do të shkëlqejë edhe në të ardhmen nëpër skena. Me
këngën e Adem Jasharit që e këndoi Vlora Hyseni dhe më pastaj Ilirida Thaqi me këngën "Mora fjalë", të pranishmëve iu bë me dije, se programi do të jetë edhe më i pasur, me këngë kushtuar
dëshmorëve të UÇPMB-së dhe dëshmorëve të tjerë të kombit.
Pasi u kënduan disa këngë, u ftuan në skenë Murat Avdiu, Zenel Neziri kryetar i Shoqatës "Medvegja" Zvicër, Shaip Bajrami kryetar i SHHLP-Zvicër, Xhelal Memeti dhe Fazli Musliu, për të marrë fjalën përfundimtare të kësaj Akademie. Me disa fjalë, i përshëndeti edhe njëherë Murat Avdiu të gjithë të pranishmit dhe iu dha fjala z.Shaip Bajramit kryetar i SHHLP, i cili përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të pranishmit. Gjithashtu edhe z.Fazli Musliu, në emër të familjarëve të dëshmorëve falënderoi të gjithë të pranishmit. Xhelal Memeti me disa fjalë në emrin e tij personal dhe në emër të kryesisë dhe anëtarësisë, përshëndeti familjarët e dëshmorëve dhe të gjithë të pranishmit.
Ndërsa, kryetari i shoqatës humanitare "Medvegja" z.Zenel Neziri, lexoi një fjalim që kishte përgatitur për këtë Akademi dhe ndër të tjera shtoi: "Familje shumë të respektuara të Dëshmorëve, Invalid të luftës, Bashkëluftëtar të dashur, I respektuar Prof Rexhep Abazi ku ke ardhur enkas për këtë akademi të nderuar media e në veçanti ekip i TV Diaspora-RTK, ku ke përcjellur dhe po përcjell gjithnjë organizimet tona dhe po na përkrah maksimalisht
Zonja dhe Zotrinjë,
Para se ti them dy fjalë para jush, përkulem para dëshmorëve, i qoftë i lehtë dheu i atdheut.
Të gjithë ne mërgimtarët, që jemi mbledhur sot këtu dhe musafirët tjerë, e dijmë se sa jemi larg fizikisht prej Topallës së Medvegjës, Konçulit, Maxheres, Shoshajes, Strezocës, Miratocës, e
Tërnocit, ku këto vende e dijmë se si frymojnë. Jemi mbledhur, për ti përkujtuar dëshmorët, për ta kujtuar edhe amanetin e tyre që e patën kur ubetuan para flamurit tonë kombëtarë, që luftuan
kundër një regjimi të egër, regjimit që deshti të na shfaros.
Derisa ne përkujtojmë dëshmorët në këtë vend demokratik, në këtë shtet mik të kombit tonë Zvicra, nënat trimëresha janë me lot në sy të dhimbjes e krenarisë, e jetimat i kërkojnë prindërit e tyre dhe të realizohet amaneti i prindërve të tyre, mu në përvjetorin e dhjetë, afër Medvegjës, konkretisht më 1 maj, në fshatin Topallë, na erdhën lajme të trishtuara, lajme të dhimbshme, se shumë afër Topallës, u cakërruan gotat e festës, u freskua shpirti i disa personave me verë të kuqe, e të bardhë e birra të nishit, ku nuk mungoi edhe deputeti i vetëshpallur i parlamentit të Serbisë Riza Halimi me ekipin e tij, e ku të gjithë ne jemi të njoftuar nga mediat, se në Topallë supozohet të jetë një varrezë masive me bashkëkombas, ku regjimi i egër, me paramilitarë ka masakruar dhe ka varrosur të gjithë në një vend. Sigurisht, se në ato momente edhe toka ka gjëmu.
Po ua lëmë në ndërgjegjën e tyre dhe koha ti gjykojë. Kam pritur që sot, do të shoh përfaqësues të partive politike nga Kosova Lindore, na munguan, por kjo nuk do të thotë, se e jemi të harruar nga shteti shqiptarë që na ka përshëndetur dhe është afër nesh si dhe shteti më i ri i botës Kosova Dardane.
Ne kërkojmë që te ndrepritet arrestimi, persekutimi, gjykimi e paragjykimi i ish pjestarëve të UÇK-së dhe UÇPMB-së. Lavdi Veprës dhe Rënjes së Dëshmorëve të Kombit". Para se të fillohet me pjesën e dytë të programit, që është edhe promovimi i albumit me këngë të përgatitura nga Murat Avdiu dhe nxënësit e shkollës që e drejton vetë z.Avdiu "Jehona", u ndanë edhe mirënjohje, për familjarët e dëshmorëve, për RTK-TV DIASPORA dhe për shoqatat si motra për gjithë kontributin që e kanë dhënë.
Promovimi i albumit "Dëshirë e pa plotësuar"
Moderatori z.Hebibi ia dha fjalën z.Murat Avdiu dhe pjesa e Akademisë përfundoi ku filloi pjesa e dytë e promovimit të albumit ku u kënduan dhe u mirëpritën shumë mirë nga të gjithë të
pranishmit 6 këngë, si këngë kushtuar Bardhyl Osmanit, Mitat Musliut, Artan Abazit, Enver Bajramit dhe komandantit për së gjalli Shefket Hasanit, ku e këndoi para të pranishmëve vetë i
nderuari Murat Avdiu. Nga një cd iu dhurua edhe familjarëve të dëshmorëve.
Krejt në fund të kësaj akademie, ne siguruam edhe nga një prononcim nga të pranishmit, por më mirë do ti përcjellim në TV Diaspora-RTK, ku prindërit e dëshmorëve jo pa emocione, falënderuan
këshillin organizativ dhe u ndanë shumë të kënaqur.
Përgatiti Besnik HEBIBI, redaktor i AMC-së për Zvicër
Foto: Nga Akademia përkujtimore