"NJERIU ËSHTË I PASUR AQ SA JEP JO SA KA PASURI"


 

SHH “Lugina e Preshevës”, Kujtoi 25 Vjetorin e Pushkës së Lirisë, Mbajti Kuvendin e 20-të dhe Zgjodhi Kryetar PhD.Dashnim Hebibi

Ashtu edhe siç ishin të njoftuar të gjithë bashkatdhetarët e të gjitha trevave, se me datë 15.11.2024, duke filluar nga ora 21.00 në ambientet e Shoqatës Atdhetare “Atdheu” në Bad Ragaz, do të ketë një mbrëmje të veçantë, organizuar nga SHH “Lugina e Preshevës” me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit. Ishin mbledhur veprimtarë të dëshmuar të kauzës sonë kombëtare. Edhe pse ishin dy ndeshje futbolli shumë të rëndësishme, ku luante përfaqësuesja e Kosovës dhe kombëtarja e Zvicrës, të gjithë të pranishmit kishin ardhur për të përshëndetur organizimin kur dihet, se shoqata në fjalë nuk i fton shpesh për bashkëbisedime, sepse bashkëbisedimet e tyre janë veprat dhe puna konkrete.

Edhe pse ishte parapa të filloj në ora 21.00, kishi ardhur të gjithë të ftuarit dhe filloi programi në orën 20.00, që ti japim kohë edhe vetes që ta përcjellim ndeshjen e futbollit, sidomos ate të Dardanëve dhe pjesë, pjesë edhe ate të Zvicrës.

Hapjen e punës së Kuvendit të Shoqatës “Lugina e Preshevës” e bëri PhD. Dashnim Hebibi, i cili fillimisht përshëndeti kuvendarët, kryesin e deritanishme, kryesin e punës, bëri një përshëndetje të veçantë për Komandantin Shefket Asanin, Kryesinë e Shoqatës “Atdheu” me kryetarin z. Rexhep Muratin, musafirë të pranishëm, z. Zymer e Xhevat Avdiun, Prof. Nasir Rustemi nga Gostivari, z.Qemal Musliu. Pas fjalës përshëndetëse i ftoi për një minutë heshtje për dëshmorët e UÇPMB-së dhe të gjithë dëshmorët e kombit.

Më pas paraqiti rendin e ditës:

1.Raporti i përgjithshëm dhe financiar të Shoqatës;

2. 25 vjetorin e filimit të luftës së UÇPMB-së;

3. Zgjedhja e kryesisë së re dhe

4. Të ndryshme.

Rreth, raportit të përgjithshëm dhe financiar të shoqatës, fjalën e mori aktivisti dhe bashkë themeluesi i Shoqatës dhe njëherit kryetar nderi z. Fazli Musliu. Pas fjalës përshëndetëse pa humbur kohë paraqiti në pika të shkurta aktivitetin e njëzetë vjeçar duke u ndalë në punën dhe kontributin e periudhës sa ishte kryetar Ferat Rashiti. Ku edhe z.Rashiti përshëndeti të gjithë të pranishmit me fjalët më të mira të mundshme e duke falënderuar të gjithë ata që kanë punuar së bashku gjatë këtyre viteve. Ai theksoi se nuk ishte edhe e lehtë, por falë imazhit të mirë që e ka shoqata, kemi pasur bëmirës dhe kemi kontribuar sa kemi pasur mundësi.

Fjala iu dha edhe Komandant Shefket Asani i cili u ndal me disa fjalë për krisjen e pushkës së parë kundër regjimit.

 Ai ndër të tjera tha: „15 nëntori është pjesë e historisë sonë kombëtare. Edhe pse nuk e fituam ate që e deshtëm dhe na takon, megjithate ia bëmë me dije Serbisë, se shqiptarët janë autokton dhe herë do kurë do ti takoj kjo pjesë e atdheut shqiptarisë. Trim jam, por jo edhe luftëtarë i mirë. Kam dashur t`më shpj plumbi por nuk më kapi. Lavdi e përjetshme atyre që dhanë jetën me uniformën e çlirimtarit. Më duket se nuk më del shpirti pa e pa ate trevë të bashkuar me Kosovën. Do të bashkohemi një ditë!

Ndërsa më pas fjala iu dha edhe z.Qemal Musliu i cili pasi përshëndeti të pranishmit ndër të tjera shtoi:

„Kjo shoqatë ku jemi sonte, pra „Atdheu“ ishte dhe është adresë e shqiptarëve. Nuk e kam edhe të lehtë të flas para komandantit, para këtij burri që nuk u tremb kurrë. E përgëzoj shoqatën „Lugina e Preshevës“ për punën e madhe që e ka bërë gjatë këtyre viteve“.

Me një fjalë edhe z.Rafet Ademi, një veprimtar që nuk u ndal kurrë për atdhe, i përshëndeti të pranishmit dhe falënderoi për ftesën. Ne kemi bashkëpunuar dhe do të bashkëpunojmë edhe në të ardhmen për të mirën e asaj etnie, por edhe për të mirën e kombit në përgjithësi.

Ndërsa Prof.Nasir Rustemi, që është nga Gostivari dhe është pjesë e shoqatës me vite e vite, ai përshendeti të pranishmit dhe u ndal me punën që ka bërë Shoqata Lugina e Preshevës për këto vite. Edhe pse jam nga Gostivari unë jam me vëllezërit e mi nga Lugina e Preshevës. Ne jemi një e do të jemi për jetë.

Ndërsa, kryetar nderi i Shoqatës, z.Fazli Musliu tregoi edhe punën e shoqatës nga viti 2019 e deri më sot dhe u zotua, se kjo shoqatë ka pasur bashkëpunim me të gjithë ata që ia duan të mirën vërtet kombit. Sipas z.Musliu, Shoqata „Lugina e Preshevës“ për këto 20 vjet veprimtari ka dorëzuar ndihma hiq më pak se mbi 350.000 franga zvicerane duke përmendur disa nga projektet e saja. Seriziteti dhe jo rrahja e gjoksit na ka mbajtur dhe do të jemi në ballë për të mirën e atyre trevave. Ne nuk kemi shikuar të krekosim për një punë, por të veprojmë e të ndihmojmë. Spektaklet mediatike nuk i kemi dashur dhe as që i duam, sepse ato investime që do të harxhoheshin i kalkulojmë në ndihma.

Kemi organizuar dhe mbajmë takime enkas për dëshmorët e kombit. Familjet e dëshmorëve, varret e dëshmorëve, flamujt kombëtar, invalidët e luftës, studentë e shumë e shumë projekte të tjera që mundeni edhe ti gjeni përmes mediave që janë shkruar, por edhe përmes faqes tonë. Ta keni të qartë, se anëtarësia është 30 Franga zvicerane për një vit, por ne kemi gjetur edhe miq bëmirës që i falënderoj shumë e sidomos nëpër xhamitë shqiptare në Zvicër e konkretisht nga ajo e St.Gallenit dhe të tjera. Ka kjo tokë ende njerëz të mirë.

Ndërsa, Bejtulla Beluli nga fshati Miratoc i Komunës së Preshevës, aktivist e veprimtarë në shoqatë që nga fillimi u zotua, se do të qëndroj me punën që bënë shoqata dhe I përgëzoi të gjithë për çka kanë bërë për ato toka. Shoqata ka 100 anëtarë, por anëtarësia për vitin që po e kalojmë është paguar nga 78 anëtarë, por ne presim që të rritet numri edhe në të ardhmen, theksoi z.Fazli Musliu.

Gjatë këtij takimi pati një bashkëbisedim miqësor mes veprimtarësh, ku kishte veprimtarë, kryesisht nga komuna e Preshevës dhe Bujanocit.

Edhe z.Xhavit Sherifi përmendi se nuk duhet të ndalemi për të mirën e asaj treve. Z.Ferat Rashiti kryetar i Shoqatës përmendi edhe bashkëpunimin me kryesinë dhe ai dorëzon detyrën e kryetarit me suksese konkretet duke shpresuar se në të ardhmen sukseset nuk do të mungojnë. Shoqata është apolitike. Ka shumë mirënjohje që ka pranuar edhe nga kryetarët e komunave të Preshevës dhe Bujanocit, por kanë miqësi edhe me kryetar të partive të tjera lokale. Por, miqësia nuk i mungon edhe me miq gjithandej tokave shqiptare. Z.Musliu falënderoi kontributin e veçant të PhD.Dashnim Hebibi që ka qenë motori i shoqatës prej fillimit e deri më sot. Ai përmendi shumë fjalë të mira për punën që ka bërë pa prituar asnjëherë.

Proçesverbalin e mbajti Prof.Nasir Rustemi. Z.Fazli Musli me të hapur punën e Kuvendit ai menjëherë iu drejtua z.Dashnim Hebibi, që shoqatës i duhet dhe është ky intelektual që do të punoj shumë e më shumë dhe ne do ti qëndrojmë afër në çdo hap. Menjëherë i pëlqeu të gjithëve propozimi dhe komandan Shefket Asani, atdhetari, Qemal Musliu, Rafet Ademi, Ferat Rashiti, Prof.Nasir Rustemi, Bejtulla Beluli, Xhavit Sherifi dhe të gjithë që ishin të pranishëm filluan të duartrokasin.

Edhe pse shumë i zënë me angazhime z.Hebibi, pas disa fjalëve që i tregoi se është e pamundur të pranoj, ngase është duke e drejtuar Institutin Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore e në kuadër të saj edhe portalin helveticALforum.ch, nuk mundet të pranoj.

Por, veprat e atdhetarëve që e kanë shkri jetën ishte ajo që e pranoi dhe u zotua se do të vazhdojmë së bashku për të mirë dhe duke mos i harruar dëshmorët dhe të gjithë ata që kanë kontribuar e kontribuojnë dhe thirri për unitet, për paqe dhe të bashkëpunojmë e ti lëjmë inatet. Sepse sipas z.Hebibi, inatet e ndarja dhe egoja do na shkatërroj. Nuk ka politikë këtu, këtu ka bëmirësi. Sikur të mos ishit ju e shumë bëmirës te tjerë vështirë se do t`na mbante edhe toka. Urimi i parë i erdhi nga Komandant Shefket Asani, pastaj nga atdhetari, Qemal Musliu, Fazli Musliu, Ferat Rashiti, kryetari i Shoqatës Atdhetare „Atdheu“ dhe të gjithë të pranishmit, që ishte e përmbushur me bashkatdhetarë.

Më pastaj kuvendi e vazhdoi punën dhe zgjodhi kryesinë me këtë përbërje:

 Kryetar, PhD.Dashnim HEBIBI

Xhavit Sherifi, sekretar

Arkatar: Fazli Musliu

 

Anëtarë të kryesisë;

Prof.Nasir Rustemi

Abdulla Veseli

Shefqet Asani

Ferat Rashiti

Bejtulla Beluli

Në fund të këtij takimi shumë të arsyeshëm e me rëndësi, kryetari i ri i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, PhD.Dashnim Hebibi, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe uroi për ditën e Alfabetit, si dhe 28 Nëntorin ditën e Pavarësisë, mërgimtarëve në diasporë dhe popullit shqiptarë në Trungun Amë, gjegjësisht në Gadishullin ILIRIK. Pa harruar që ti drejtohet të gjithëve, që të bëhen anëtarë të shoqatës. Krejt në fund u mbyll ky kuvend dhe me shumë respekt u kujtua pushka e parë e lirisë për ato treva dhe u kujtuan dëshmorët.


Restaurimi  i varrezave te dëshmorve dhe restaurimi  tek vendi  i rënjes së deshmorve të Uçpmb-së gjate vitit 2023/24

Faleminderit të gjithve qe keni kontribuar në këtë vitë 2023

Zoti ju shpërbleftë me gjitha të mirat e kesaj jete Allahu ju dashte  shendet e mirsi ne familje .

 


Veprimtarët e diasporës nuk duhet të harrohen dhe duhet të çmohen 

 Zëri i diasporës në kontribut konkret në të mirë të atdheut edhe sipas historisë së hershme, por edhe në ditët e sotme ishte dhe është jetik! Edhe sonte, bashkë me veprimtarin z.Fazli Musliu, kryetar nderi i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau të St. Gallenit, me ftesë nga Konsulli i Kosovës në Cyrih të Zvicrës, z. Sami Kastrati, kremtuam 15 vjetorin e pavarësisë së Kosovës dhe kujtuam 25 vjetorin e Epopesë së lavdishme të UÇK-së edhe ate në mes të Cyrihut në një atmosferë të veçant. Në mesin e shumë musafirëve, ku edhe cakrruam me disa edhe gotat e gëzimit, takuam edhe Zëvendëskryeministrin e parë të Kosovës, z. Besnik Bislimi. Temë e bisedës me z.Bislimi, padyshim ishte edhe Krahina e Mollës së Kuqe. U çmalla edhe me veprimtarin e dalluar, që e ka shkri jetën për shkollën plotësuese shqipe „Naim Frashëri“ në Zvicër, z. Hamzë Morina, tani në pension, ishte Kryetar i LAPSH-it dhe mësues i dalluar. Mos e anashkaloni diasporën tonë! Zoti e bekoftë diasporën!


Faleminderit të gjithve qe keni kontribuar në këtë vitë 2022 

Zoti ju shpërbleftë me gjitha të mirat e kesaj jete Allahu ju dashte  shendet e mirsi ne familje .

 


    Urime Viti i Ri nga SHHLP    

 

 Të nderuar anëtar të Shoqatës, veprimtarë të dëshmuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë gjitha të mirat edhe gjatë këtij viti.

Faleminderit të gjithë anëtarëve të SHHLP,Xhamin e Rebstein, sponzorëve  ,mediave të shkruara dhe ato televizive për bashkëpunimin dhe përkrahjen e rregullt.

Zoti ua shpërbleftë me të mira juve dhe familjeve tuaja !

Urime viti i ri 2023,urojm që ky vit të jetë më efikas në punën dhe veprimtarit tona të ndryshme që do ti kemi, shëndet edhe begati !

Me rrespekt stafi i SHHLP



Urime vellezer kudo qe jeni, diten e shenjt te flamurit e pavaresise se Shqiperise                                                                                               Ne emer te Shoqates Humanitare  Lugina e Presheves me qender ne Gossau te Zvicres, me anetaret e saj dhe veprimtaret qe i kemi ne sofren tone kombetare, gezur festen kombetare te 28 Nentorit. Te punojme edhe me shume e te bashkuar, qe Luginen e Presheves ta kemi aty ku e ka vendin. Te mos i harrojme deshmoret, invalidet e luftes dhe te gjithe ata qe kontribuan per te miren e kombit tone. Te dashur vellezer, uniteti te jete ne veper, te respektojme njeri tjetrin dhe te ecim te para, te realizojme amanetin e deshmoreve, per nje Shqiptari te forte gjithandej tokave te shqipes. Zoti e bekofte kombin tone, tokat tona shqiptare dhe miqte tane nderkombetare me udheheqje te SHBA-se. Lavdi deshmoreve. Gezuar!Ferat Rashiti, kryetar i SHH „Lugina e Presheves“Fazli Musliu, kryetar nderi i SHH „Lugina e Presheves“

KOMUNIKATË

 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB - së synimet e veta programore i realizon konformë statutit të organizatës

 Në qendër të aktiviteteve të veta ka ruajtjen dhe kultivimin e vlerave ë luftës së UÇPMB - së si dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të cilën na e la rezistenca e armatosur e shqiptarëve të Kosovës Lindore në periudhēn e vitit 2001 - 2002. Deri më tani i gjithë aktiviteti i sajë është zhvilluar në baza vullnetare e mbështetur nga vëllezërit tanë në vendin tonë dhe në diasporë.

 Me anë të kësaj komunikate dëshirojmë të shprehim mirënjohjen publike gjithë atyre njerëzve të vullnetit të mirë që deri më tani me ndihmēn e tyre i mbajtën gjallë idealet kombëtare, atdhetare e patriotike të dëshmorëve, ushtarëve e ish - ushtarëve veteran, qëllimeve politike e idealit madhorë të luftës së UÇPMB - së. Mirënjohje të veçant meriton Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me seli në Zvicërr nën drejtimin e z. Fazli Musliut.,tani Kryetar nderi, Falënderojmë njerëz, individ, organizata jo qeveritare, shoqëri kulturoro artistike, klube të poetëve etj. Vlenë të përmendim kontributin e fundit të dy bashkëatdhetarëve anonim nga SHBA të dhe Zvicrra cilët kontribuan në hapjen e dy  puseve të ujit për ish - ushtarët tanë me vlerë totale mbi 2500 dollarë dhe 2500Franga Zvicrrane

. Me këtë aktivitet është solidarizuar edhe firma e hapjesecsë bunareve nga fsh. Bukuroc: " LLUKI AG". 

OVL e UÇPMB - së do të jetë shumë transparente me donatorët e vet. Ne i inkurajojmë të gjithë që edhe në të ardhmen të mbështeten aktivitetet tona, meqë deri tani institucionet, pushteti lokal nuk ka ofruar një zgjidhje për ta ndihmuar materialisht aktivitetin e organizatës. Faliminderit gjithëve për bashkëpunim të sinqert në arritjen e synimeve tona madhore me karakter kombëtarë, atdhetarë e patriotik që i shërben bashkimit kombëtar.

 25. 08. 2022 Preshevë

 Kryetar i OVL UÇPMB  Nazmi Hajredini.


Si çdo vit edhe këto vit ndihmat në Ovl nuk kanë munguar

 

Edhe për këtë festë shoqata humanitare "Lugina e Preshevës" me seli në Zvicër ka gjuhë 40 me nga 50 franga. 24 familje janë familje në Preshevë 16 familje në bujanoc Mirënjohës gjithmonë diasporë e posaqërisht kryesisë së shoqatës humanitare" Lugina e Preshevës" Qofshi çdo herë të nderuar ashtu siç po na nderoni në çdo kohë. Më rrespekt Ovl UÇPMB-së





 

Urime Viti i Ri nga SHHLP

Të nderuar anëtar të Shoqatës, veprimtarë të dëshmuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë gjitha të mirat edhe gjatë këtij viti.Faleminderit të gjithë anëtarëve të SHHLP,Xhamin e Rebstein, sponzorëve ,mediave të shkruara dhe ato televizive për bashkëpunimin dhe përkrahjen e rregullt. Zoti ua shpërbleftë me të mira juve dhe familjeve tuaja !

Urime viti i ri 2022, urojm që ky vit të jetë më efikas në punën dhe veprimtarit tona të ndryshme që do ti kemi, shëndet edhe begati !

Me rrespekt stafi i SHHLP

 

Gjate aktivitetit të shhlp-së ne Preshevë dhe Bujanoc

 

Në Preshevë - dhjetor 2021

Në Bujanoc - dhjetor 2021



SHHLP-në Zvicër, vitin 2020 e mbylli me shpërndarje të

ndihmave në shumën prej 10’168 franga

 

E nderuara kryesi, anëtarë të Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossau të St.Gallenit, të nderuar vullnetmirë, bëmirës të të gjitha trevave shqiptare, afaristë dhe mërgimtarë, kaloi viti 2020, siç dihet ishte një vit i rëndë me pandemi e me plot ndodhi. E kemi obligim, si edhe herave të tjera, t`ju njoftojmë, se si kemi punuar me shpërndarje të ndihmave që ju i keni dhënë. E bëjmë këtë, që të dihet realisht, sepse jemi të betuar, që gjithçka që kemi bërë e kemi bërë për hirë të bëmirësisë. Ju falënderojmë për shumë herë, se çdo herë ju bëmirës ishit afër nesh me ndihma, zoti ua shtoftë pasurinë, ua ruajtë shëndetin dhe iu dhashtë gjitha të mirat. Falënderojmë të gjithë ata që kanë ndihmuar, por edhe ata që e kanë pasur ndërmend të ndihmojnë dhe nuk kanë mundur.

 

Pasqyrën e shpërndarjes së ndihmave, mundeni më hollësisht ta gjeni në www.shhlp.com. Bëmirës, kudo që jeni, ndihmat e juaja kanë gëzuar shumë njerëz, padyshim, se do të keni shpërblime nga perendia. Besoj shumë, se do të ndihmoni edhe në të ardhmen. Ishim e do të jemi transparent gjithmonë para jush dhe para zotit. Ju qoftë një vit i mbarë për Ju dhe familjet Tuaja.


Me shpirtëbardhësi, Ferat Rashiti, kryetar 24, Janar 2020

 


SHHLP në Zvicër, ndihmoi 60 familje në Luginë të Preshevës, aksioni bamirës vazhdon

„Ndihmat për 60 familje kanë shkuar në vendin e duhur, kemi ndihmuar skamnorët dhe janë falënderues, këto ndihma kanë shkuar nga ndihmat e mëhershme që i kemi pasur, por, brenda këtyre ditëve, këtij aksioni për COVID-19, u janë përgjigjur shumë bëmirës, por besojmë shumë, se do të kemi edhe të tjerë, që të jemi të gatshëm për situata më të rënda dhe ne lutemi që të mos ketë të infektuar edhe në të ardhmen as në Luginë, por as në gjithë botën. Vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim me ndihma, konton e keni në faqen tonë  www.shhlp.com

St.Gallen, 07 prill

SHHLP me qendrën e saj në Gossau të St.Gallen-it, ditë më parë, pas një aksioni të marë për të ndihmuar bashkëkombasit tanë në Luginë të Preshevës, pas situatës së rëndë me COVID-19, që e ka pushtuar thuajse gjithë botën, pra duke e ditur, se atje në Luginë, ndjehet me të madhe kjo situatë, kur dihet, se shumë ndërrmarje private nuk punojnë,  me sukses me ndihmën e bëmirësve dhe atdhetarëve rreth OVL-së në Preshevë, ndajtën ndihma në të holla për 60 familje. Kryesia e SHHLP-së, falënderon me zemër të gjithë ata, që ju përgjigjën pozitivisht këtij aksioni humanitarë dhe që po vazhdon edhe sot e kësaj dite. SHHLP, duke falënderuar të gjithë bëmirësit, njëherit bënë thirrje të gjithë vullnetarëve, që të bashkohen rreth kësaj sofre të shoqatës, duke e ditur, se shoqata jonë, me vite e vite ka ndihmuar dhe është shoqatë me themel e pastërt, sepse rreth saj ishin e do të jenë patriotë e bëmirës të ndërgjegjshëm. Ne nuk do të ndalemi dhe kemi autoritet kudo, sepse ndihmat tona kanë shkuar në vendin e duhur dhe për të gjitha kemi dokument dhe flasim me fakte. Aksionin për ato treva e mori  e para SHHLP në bashkëpunim me kryesinë dhe anëtarët e saj, ku ju bashkangjitën edhe shumë bëmirës dhe deri më tani janë grumbulluar një sasi e konsiderueshme e ndihmave, por po presim dhe kemi besim, se do të ndihmojnë edhe në ditët në vazhdim. Prandaj, ju njoftojmë që të gjithëve, se ndihmat për 60 familje kanë shkuar në vendin e duhur, kemi ndihmuar skamnorët dhe janë falënderues, këto ndihma kanë shkuar nga ndihmat e mëhershme që i kemi pasur, por, brenda këtyre ditëve, këtij aksioni për COVID-19, u janë përgjigjur shumë bëmirës, por besojmë shumë, se do të kemi edhe të tjerë, që të jemi të gatshëm për situata më të rënda dhe ne lutemi që të mos ketë të infektuar edhe në të ardhmen as në Luginë, por as në gjithë botën. 60 familje morën ndihmat e para, ne do të vazhdojmë edhe në ditët në vazhdim. Lutemi tek të gjithë vullnetmirët, të ndihmojnë me aq sa munden, se Lugina e Preshevës, është në një situatë jo të mirë, këtë besoj se të gjithë e dijnë. Me një fjalë, si kryesi e SHHLP, falënderojmë për shumë herë të gjithë ata që po ndihmojnë, ata që i shpërndajtën ndihmat dhe të gjithë ata të tjerët, që e kanë ndërmend të ndihmojnë. Padyshim, respekt dhe falënderim i veçantë shkon edhe për redaksitë e mediave, që gjithmonë na kanë pasqyruar njoftimet tona, zoti i bekoftë. Mërgimtarë me zemër të madhe, ndani nga pak ndihmë për familjet skamnore në Luginë të Preshevës, po besojmë shumë, se si edhe herave të tjera edhe në të ardhmen, do të kontribuoni. U jemi mirënjohës ne dhe të gjithë familjet që po marin ndihma e po e mbajnë familjen sidomos në këtë kohë të rëndë me COVID-19.

Komisioni për informim i SHHLP-së, D.H

SHH „Lugina e Preshevës“, me aksion humanitarë për të ndihmuar skamnorët në Luginë

 










Situata me Covid-19 dhe mërgata e Luginës së Preshevës

„Në Luginë të Preshevës, po shohim, se me mundësitë e atjeshme, po i përballojnë, por edhe ne si mërgatë, si edhe herave të tjera edhe kësaj here, duhet të jemi të gatshëm sa nuk bëhet vonë, që të ndihmojmë.

Prandaj, ju lutemi, që të ndihmojmë me aq sa keni mundësi, ose të paktën nga 50 franga zvicerane“-na tha z.Ferat Rashiti, kryetar i SHH“Lugina e Preshevës“.

Përgaditi: D.HEBIBI

Siç po e shohim në gjithë botën, temë aktuale është Covid-19 dhe me këtë rast edhe mërgata jonë në Zvicër, po mundohet të gjej mundësi, që edhe në këto situata, të ndihmoj ata që kanë nevojë në Luginë të Preshevës, kur e dijmë, se në çfarë situate ekonomike është ajo popullatë.

Ne kontaktuam me kryetarin e SHH „Lugina e Preshevës“, me selinë e saj në Gossau të St.Gallenit, z.Ferat Rashiti dhe z.Fazli Musliu, kryetar nderi, për të mësuar më shumë, se a e ka ndërmend kjo shoqatë të ndihmojë me ndoj aksion apo ka ndihmuar, duke e ditur, veprimtarinë e tyre sa kombëtare edhe aq humanitare.

Pas një bashkëbisedimi që e patëm me z.Rashiti dhe Musliu, mësuam, se kjo shoqatë, ka vendosur që të ndihmoj disa familje, me aq mundësi sa ka, por në anën tjetër, kërkon edhe nga bëmirës të tjerë, që të jenë pjesë e kësaj ndihme, ku ndër të tjera na thanë:

„Të nderuar anëtarë të shoqatës, bëmirës, kudo që ndodheni, ju vullnetmirë, bashkëkombas të të gjitha trevave, duke e parë situatën e krijuar me Corona virus Covid-19 në gjithë botën, po kalojmë situata të rënda.

Sigurisht, se edhe juve ju ka shkuar mendja dhe ju shkon, se Lugina e Preshevës, se si do ta përballoje këtë situatë? A do të ketë mbështetje nëse nevojitet nga Shqipëria apo Kosova? Nga përvoja jonë, është e vështirë të pritet.

Na ka mbetur neve, që të organizohemi. Në Luginë të Preshevës, po shohim, se me mundësitë e atjeshme, po i përballojnë, por edhe ne si mërgatë, si edhe herave të tjera edhe kësaj here, duhet të jemi të gatshëm sa nuk bëhet vonë, që të ndihmojmë. Prandaj, ju lutemi, që të ndihmojmë me aq sa keni mundësi, ose të paktën nga 50 franga zvicerane.

Pagesa është e lehtë të bëhet, ua japim konton, se ku mundeni të dorëzoni ndihmën dhe ne pastaj i përcjellim përmes postës në Luginë të Preshevës, tek ato familje që kanë nevojë.

Ne e dijmë shumë mirë, se ju do të nidhmoni, ju do të jepni aq sa keni mundësi, që ti përballojnë edhe ajo pjesë e kombit tonë, situatës së rëndë. Kësaj situate, natyrisht, se i duhen mjete më shumë se kurrë një familjeje, që ti përballoje.

Nuk punohet, sepse janë ndaluar për shkakun e virusit dhe është e domosdoshme vëllezër, që të kontribuojmë me ndihma. Ju jemi mirënjohës për bashkëpunimin dhe ju premtojmë, se si herave të tjera edhe kësaj here, ua përcjellim çdo frangë se ku ka shkuar me fakte.

Ne si shoqatë, në fondin tonë, kemi vendosur, të ndihmojmë, por po presim edhe nga ju edhe një ndihmë tjetër, që të ndihmojmë më shumë familje dhe me më shumë mjete. Padyshim, se do të keni shpërblim tek perendia.

Për ne këtu në këtë shtet të fortë siç është Zvicra është më ndryshe, prandaj, besoj, se mundemi të ndihmojmë, e ata janë krejt ndryshe, papunësi dhe shumë probleme të tjera.Lusim zotin, që të mos ketë të infektuar me Covid-19.

Ju lumte të gjithëve në Luginë që po e menaxhoni situatën, respekt të veçantë për Drejtorin e Shtëpisë së Shëndetit në Preshevë, Dr.Driton Salihu dhe për stafin e tij, si dhe mirënjohje e veçantë për gjiteë mjekët. Mos degjofshim lajme të rënda, as ne ate tokë, por askund në botë. Lusim zotin, që ta ndërpresë sa më shpejt këtë virus“.

Mërgata shqiptare, edhe kësaj here, por edhe gjithmonë, është afër atdheut, ata nuk janë mirë, kur në vendin tonë ka skamnorë.

Sipas situatës së krijuar, shumë mërgimtarë, që e kanë pasur ndërmend të shkojnë për pushimet e prillit, nuk do të munden të shkojnë, duke e pasur parasysh situatën e krijuar me Covid-19 dhe ata siç dihet, kanë pasur projekte të ndryshme, si për ndërtim, por edhe për dasma e gazmende të tjera, që dihet, se ajo popullatë e mirëpret me dashamirësi ardhjen e mërgatës, se siç dihet, dy herë në vit, ndërrmarjet e vogla kanë fitim dhe mbahen, në dhjetor dhe gjatë verës dhe pak më shumë gjatë pushimit të prillit.

Prandaj, duke e parë këtë situatë, duhet përshëndetur dhe përkrahur, aksionin e Shoqatës „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, që ti ndihmojmë vëllezërve tanë në Luginë të Preshevës


OVL e UÇPMB – së falënderon SHH të Luginës së Preshevës që vepron në Zvicërr për kontributin e dhënë

Letër falënderimi Shoqatës Humanitare të Luginës së Preshevës-Zvicërr.

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB – së, publikisht falënderon Shoqatën Humanitare të Luginës së Preshevës që vepron në shtetin e Zvicrrës.

Ju jemi shumë mirënjohës stafit, drejtuesve, kontributorëve, mërgimtarëve tanë bashkëatdhetarë, që përmes SH. H. Lugina e Preshevës me seli në Zvicërr, u kujdesët ta mbështetni materialisht aktivitetin e rregullt vjetorë të OVL UÇPMB – së në Preshevë.

Nga viti 2006 ndihma e juaj konstante është vendosur në shërbim të familjarëve të dëshmorëve, veteranëve të luftës, ish – ushtarët me kushte të rënda sociale, familjet e veteranëve apo dëshmorëve në raste vdekje etj.

Ndihma e juaj na ka mundësuar që të vendosim flamujt e rinj në varrezat e dëshmorëve, kurora e buçeta lulesh gjatë homazheve të rregullta, ndihma që iu është dhënë shoqatës që kujdeset për personat me aftësi të kufizuara, organizimin e akademive përkujtimore, ekspozitave të luftës së UÇPMB -së etj.

Prandaj ne si OVL e UÇPMB – së, me këtë letër falënderimi publikisht ndajmë konsideratat më të larta për ndihmën tuaj të pakursyer atdhetare, patriotike në shërbim të ruajtjes së vlerave heroike të dëshmorëve të kombit.

Në përkujtim të idealeve të larta për lirinë e popullit shqiptarë dhe bashkimin e trojeve shqiptare.

Të nderuar miqë përjetësisht u jemi mirënjohës për kontributin tuaj.

Maksimalisht jemi munduar të tregohemi të përgjegjshëm dhe serioz nga ana jonë për ta dërguar në vendin e merituar amanetin tuaj.

Kryetar i OVL UÇPMB – së, Nazmi Hajredini./presheva.com/



SHHLP Zvicër: “Ishim e do të jemi në çdo situatë me Shqipërinë”

„Nuk duam të japim, sa për të na parë, se po japim, por japim, se e kemi obligim kombëtar, që të ndihmojmë njëri tjetrin. Jemi një! Nuk është ndihma shumë e madhe, është modeste, por është me shpirt e zemër. Lutemi, që kurrë të mos i ndodh e keqja Shqipërisë. Duhet secili të solidarizohet me aq sa ka mundësi. Kur është mirë Shqipëria jemi të gjithë mirë.“, na tha z.Musliu.

St.Gallen, 30 nëntor

Menjëherë, pasi u shpërnda lajmi i rëndë, se Shqipëria përjetoi një tërmet dhe përveç dëmtimeve në banesa e shtëpi, ka edhe humbje jete, mërgata shqiptare si edhe herave të tjera, filloi në forma të ndryshme për të ndihmuar. Thuajse për të gjitha lajmet dhe ndihmat, besoj se jemi informuar nga mediat, por edhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenti, u mblodh me kryesi dhe anëtarë se si të veprojnë. Kryetar nderi i SHHLP, veprimtari, z.Fazli Musliu, me rastin e 28 Nëntorit, si gjithmonë gjendet në Luginë për ti nderuar dëshmorët e kombit iu besua, që edhe kësaj here, të ndaj ndihmën e ofruar nga kryesia e kësaj shoqate për ata që u dëmtuan në Shqipëri. Z.Musliu dhe kryetari i SHHLP, Ferat Rashiti në emrin e tyre dhe në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës, ngushllojnë ato familje, që humbën më të dashurit nga kjo fatkeqësi natyrore. Z.Musliu deklaroi për median tonë, se po sot, ndihmuan ato familje, që u prekën nga kjo fatkeqësi. Ai ndër të tjera na tha, se nuk duan të tregojnë shumën e të hollave, por i ruajnë për anëtarët dhe kryesinë, por ne shkuam, me ate, se dora e majtë nëse jep, nuk duhet parë dora e djathtë. Nuk duam të japim, sa për të na parë, se po japim, por japim, se e kemi obligim kombëtar, që të ndihmojmë njëri tjetrin. Nuk është ndihma shumë e madhe, është modeste, por është me shpirt e zemër. Lutemi, që kurrë të mos i ndodh e keqja Shqipërisë. Kur është mirë Shqipëria jemi të gjithë mirë. Të gjithë, duhet nga pak të solidarizohemi dhe kjo po ndodh. E gjithë bota shqiptare po ndihmon Shqipërinë dhe mërgata shqiptare si gjithmonë është aty me Shqipërinë. Zot bekoje popullin tonë, Shqipërinë me të gjith tokat e saj dhe miqtë tanë“. Na tha ndër të tjera, z.Musliu, kryetar nderi i SHHLP-së, i cili po qëndron në Luginë të Preshevës me rastin e 28 Nëntorit. / Dashnim HEBIBI


SHHLP, DO TË NDIHMOJ EDHE SHOQATËN E PERSONAVE ME AFTËSI TË KUFIZUARA NË PRESHEVË

Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“ me seli në Gossaut të St.Gallenit/ Zvicër

 

”Nuk mundemi të jemi të qetë, kur shohim ata që kanë nevoj presin ndihma. Respekte edhe njëherë dhe perendia i shpërbleftë të gjithë që kanë kontribur dhe po kontribuojnë. Për ne nuk ka as një penges, se a jemi në pushime apo jo, për ne është me rëndësi, që ti ndihmojmë atyreve që kanë nevoj dhe kështu do të jemi deri në vdekje. Me kryetarin z.Ferat Rashiti, edhe gjatë pushimeve kemi kryer shumë punë të mëdha, filluam edhe ti ndihmojmë shoqatën e personave me aftësi të kufizuara. Kryesia e kësaj shoqate na pritën mirë dhe ne në të ardhmen do të jemi besoj shumë edhe për ndihma të tjera”, na tha ndër të tjera, z.Musliu, kryetar nderi i SHHLP-së

 

St.Gallen, 12 shtator

 

Veprimtarët nuk ndalen as gjatë pushimeve verore. Edhe pse kishin angazhime të tjera familjare, ata gjenin mundësi, për të kontribuar edhe me bëmirësi. Zemra dhe shpirti i tyre nuk është i qetë, kur shohin se ka shumë të tjerë që presin ndihma, me një fjalë janë në gjendje jo të mirë ekonomike.

Korriku dhe gushti, siç dihet, janë muajt e mërgimtarëve, sepse në këto dy muaj, shkojnë shumë mërgimtarë në atdhe dhe në ato dy muaj zhvillohen aktivitete të ndryshme, sidomos dasma e gazmende të tjera, por në anën tjetër, ka edhe punë për bëmirësit. Kryesia e SHHLP në Zvicër e drejtuar nga z.Ferat Rashiti, me anëtarët e saj dhe shumë bëmirës të tjerë, po mundohen të kontribuojnë pa ndërprerë. Edhe kësaj radhe, kryetari Rashiti dhe kryesia e kësaj shoqate, u ka dhënë të drejtën z.Fazli Muslu, kryetar nderi i Shoqatës, që të shpërndaj ndihma dhe të gjeje mundësi të ndryshme, se si të ndihmojmë ata që kanë mundësi. Si edhe herave të tjera edhe kësaj here, z.Musliu, pa asnjë përtesë, me seriozitetin e tij dhe mirëkuptimin që ka në shumë personalitete, ai unanimisht me kryetarin aktual dhe kryesinë, vendosën që prej këtij viti të ndihmojnë edhe Shoqatën e Personava me Aftësi të Kufizuara në Preshevë me një ndihmë simbolike me shpresë, se edhe në të ardhmen do të ndihmohet edhe në forma të tjera.

 

Z.Musliu na tha ndër të tjera, se deri në muajin gusht, SHHLP ka ndihmuar me ndihma në një shumë prej 5.600 franga zvicerane.

 

Anëtarët tanë dhe donatorët e tjerë, edhe sivjet si edhe herave të tjera, janë treguar solidarë dhe po besojmë se do të vazhdojmë edhe në të ardhmen duke ndihmuar ata që kanë nevojë. Ndihmat tona dihet se ku shkojnëdhe ku kanë shkuar, sepse që të gjitha janë të regjistruara edhe të publikuar përmes mediave tona. Falënderojmë që të gjithë, kryesinë, anëtarët dhe të gjithë ata që po kontribuojnë për bëmirësi. Natyrisht, edhe Shoqatën e Personava me Aftësi të Kufizuara në Preshevë, e mirëpritën ndihmën tonë, sado e vogël që është, por kjo tregon, se mërgata shqiptare, ishte dhe do të mbetet me zemër e shpirt në atdhe. Ju kisha lutur edhe përmes mediave, të gjithë ata që munden dhe duan të ndihmojnë, të drejtohen tek shoqata jonë, sepse ne ishim e do të jemi me ndihmë primare, për jetimët, familjet e dëshmorëve, invalidëve të luftës. Kemi ndihmuar edhe student dhe po besojmë shumë, se së shpejti me ndihmën e bëmirësve, do të kemi edhe projekte të tjera për të ndihmuar ata që kanë nevojë. Nuk mundemi të jemi të qetë, kur shohim ata që kanë nevoj presin ndihma. Respekte edhe njëherë dhe perendia i shpërbleftë të gjithë që kanë kontribur dhe po kontribuojnë. Për ne nuk ka as një penges, se a jemi në pushime apo jo, për ne është me rëndësi, që ti ndihmojmë atyreve që kanë nevoj dhe kështu do të jemi deri në vdekje. Falënderoj shumë edhe kryetarin aktual z.Rashiti dhe gjithë anëtarët e kryesisë, që kanë mirëkuptim tek unë dhe besim të madh, që të mos ndalem dhe ti përcjell të mirat që po mblidhen në shoqatë nga ata që duan ta ndihmojnë një person apo familje që ka nevoj. Me kryetarin z.Rashiti, ne vizituam shoqatën e lartëpërmendur dhe na mirëpritën shumë mire. Ne si mërgimtarë, mundemi edhe më shumë të ndihmojmë edhe pse kurrë nuk jemi ndalur dhe as që do të ndalemi. Zoti I bekoftë të gjithë mërgimtarët”. Kështu na tha ndër të tjera, z.Musliu, i cili me emocione vazhdoi, se nuk është e lehtë të kërkosh ndihma për të tjerët, por dikush duhet të bëj këtë detyrë. Por jam shumë I lumtur, që kudo që kam kërkuar, nuk jam kthyer pa diçka të mirë dhe lutem që atyre dhe familjeve të tyre, zoti tu jap gjitha të mirat. SHHLP, prej themelimit e deri më sot, nuk është ndalur me aksione të ndryshme, por primaret e tyre janë të njohura për opinion dhe gjersa të jetë kjo Shoqatë, fëmijët jetimë, familjet e dëshmorëve dhe varrezat e dëshmorëve do të kenë gjithmonë lule të freskëta. / Dashnim HEBIBI, St.Gallen


Për Festën e Fitër Bajramit, SHHLP-Zvicër dhe OVL, ndajnë ndihma për 50 familje

30 familje të veteranëve të luftës dhe 20 familje të tjera skamnore, do të përfitojnë ndihma për drekën e Fitër Bajramit, me një solidaritet modest, prej 50 franga zvicerane për çdo familje, na njofton, kryetari i SHHLP-së, z.Ferat Rashiti.

Kur kanë mbetur edhe dy ditë deri te festa e Fitër Bajramit, konkretisht më 4 qershor, si edhe viteve të tjera, edhe kësaj here, SHHLP-me qendrën e saj në Gossau të Zvicrës, në bashkëpunim me OVL, ndajnë ndihma për këtë festë 30 familjeve të veteranëve të luftës si dhe 20 familjeve skamnore. Pra, gjithsesj, do të përfitojnë 50 familje. Siç na njofton për medien tonë, kryetari i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, z.Ferat Rashiti, çdo familje do të përfitoj nga 50 franga zvicerane, ndoshta edhe nuk janë shumë, por për të kremtuar festën ndoshta janë të mjaftueshme, na thotë ai.

Ai ndër të tjera, na tha, se falënderon të gjithë anëtarët e shoqatës, pastaj, kryesitë e xhamive që funksionojnë në Zvicër, disa donatorëve dhe bëmirësve të shumtë, po ndihmojmë ata që kanë nevoj. Shoqata jonë nuk është ndalur edhe nuk do të ndalet edhe në të ardhmen, me aq mundësi sa kemi. Një është e sigurt, se për këto vite sa jemi duke bashkëpunuar me miq të shumtë rreth shoqatës sonë, kemi ndihmuar shumë familje dhe të gjitha ndihmat janë publikuar edhe nëpër media. Prandaj, falënderojmë edhe mediet tona, që asnjëherë nuk janë kursyer për ti dhënë hapësirë aktiviteteve tona.

Njëherit, falënderoj të gjithë dashamirët e bëmirësi dhe më lejoni, që përmes medias suaj, ti drejtohem të gjithë bashkëkombasve tanë të fesë islame, gëzuar Festën e Fitër Bajramit, paqja dhe e mira qoftë mbi të gjithë“. Ndërsa, kryetar nderi i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, është shumë i kënaqur dhe njëherit falënderues edhe kryesisë aktuale, por edhe anëtarëve si dhe gjithë donatorëve që kanë dhënë e që po japin, që sado pak ti ndihmojmë ata që kanë nevoj edhe në festa.

Ai na kujton, se sigurisht, se ka familje, që për drekën e Bajramit, nuk kanë se çka të shtrojnë para fëmijëve, prandaj, kjo është një punë huamanitare, që na takon të gjithëve që të ndihmohemi mes veti, sepse ashtu, kemi qenë e do të jemi me shekuj. Kombi ynë është i dalluar për solidaritet. Këto ndihma që do të përfitojnë 50 familje, sigurisht, se do ti mirëpresin, sepse ato vijnë nga mërgata jonë, që kurrë si ka harruar e as që do ti harroj edhe në të ardhmen. Falënderoj të gjitha kryesitë e xhamive që kanë ndihmuar, që kurrë nuk na kanë kthyer me dorë thatë, pastaj anëtarët e shoqatës, donatorë të ndryshëm.

Zoti i dhashtë gëzime secilit që ka kontribuar. Tekefundit, një ditë do të ndahemi të gjithë nga kjo botë dhe këto të mira që do ti bëjmë në këtë botë, do ti marim me vete në botën e përjetshme. Faleminderit edhe mediave për mbështetjen e vazhdueshme. Zoti ju bekoftë të gjithëve. Padyshim, se kisha dashur ti uroj të gjithë kombit tonë, besimtarëve muslimanë, kudo që ndodhen, gëzuar festën e Fitër Bajamit, duke ju uruar shëndet dhe gjitha të mirat“.

Vlenë të përmendet në fund të këtij shkrimi, se SHHLP me qendrën e saj në Gossau, ka kontribuar me shumë ndihma të lloj llojshme në atdhe dhe ato janë të njohura besoj për secilin. Besojmë shumë, se duke i njohur veprimtarët, që janë në këtë shoqatë, që punojnë me shumë sinqeritet, edhe në të ardhmen, do të kontribuojnë për ata që kanë nevoje. D.H.

SHH “Lugina e Preshevës“ në Zvicër, ndau me 14.06.2018 ndihma në 45 familjev për Fitër Bajram

Me ketë rast, kryetari Rashiti, ndjehet i kënaqur me ndihmën që kanë ndarë dhe shpreson, që edhe në të ardhmen, do ta ketë përkrahjen nga zemërbardhët, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë edhe ate gjithmonë.

Ashtu edhe sikur herave të tjera edhe sivjet, SHH „Lugina e Preshevës“ me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, me rastin e Fitër Bajramit, ndau ndihma në atdhe. Siç na njoftoi edhe vet kryetar i kësaj shoqate, z.Ferat Rashiti, ndihma sivjet për këtë festë pranuan 25 familje të veteranëve të UÇPMB-së dhe 20 familjeve skamnore. Ndihmat janë modeste, por mundësia ishte aq për sivjet, pra nga 50 franga zvicerane për çdo familje, na tha ndër të tjera, z.Rashiti.

Z.Rashiti ishte i shoqëruar me veprimtarin z.Fazli Musliu, njëherit kryetar nderi i kësaj shoqate, falënderuan të gjithë anëtarët, afaristët dhe të gjithë ata që kanë ndihmuar në shoqatën tonë, që përmes atyreve ndihmave, po kemi mundësi ti ndihmojmë atyreve që kanë nevojë. Ata ndër të tjera thanë, e dijmë shumë mirë, se ka pasur nevoj edhe më shumë ti ndajmë ndihma, por mundësit ishin aq, por ne nuk i harrojmë edhe në të ardhmen këtë pjesë të shoqërisë sonë. Mërgimtarët tanë, ishin dhe do të jenë gjithmonë afër atdheut në çdo formë, prandaj, lusim peredinë, që ti shpërblej me gjitha të mirat ata dhe familjet e tyre.

Me ketë rast, kryetari Rashiti, ndjehet i kënaqur me ndihmën që kanë ndarë dhe shpreson, që edhe në të ardhmen, do ta ketë përkrahjen nga zemërbardhët, për ti ndihmuar ata që kanë nevojë edhe ate gjithmonë. Me këtë rast, të gjithë vëllezërve muslimanë shqiptarë, kudo që gjenden ata, në emër të kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës, i uron festën e Fitër Bajramit, duke i dëshiruar gjitha të mirat dhe të gjithë ata që kanë pasur mundësi të agjërojnë, zoti ua pranoftë agjërimin dhe lutjet e tyre. Ai theksoi, se shoqata jonë, ishte dhe do të mbetet pa asnjë interes personal, por interesi i kësaj shoqate, ashtu siç ishte dhe do të jetë, ti ndihmojmë atyreve që kanë nevoj, pa i harruar ata që kontribuan shumë për atdheun tonë. Ishim e do të jemi të hapur dhe gjithçka publike. Falënderojnë edhe mediat, që i kanë dhënë përkrahje në vazhdimësi.

 

 

"Vëllezër të nderuar, e di se do të keni mirëkuptim për këtë që jua dërgojmë dhe nuk do te mbeteni pa e lexuar."

Të nderuar Antar të SHHLP-së, lutemi shumë që kjo letra jonë t’ju gjeje mirë juve dhe gjithë familjen tuaj. Ju betohemi në Zot, se edhe ne nuk e kemi të lehtë që t’ju drejtohemi, por po na shtyn zëri i jetimëve dhe e di, se do të gjejmë si zakonisht edhe kësaj here gjuhë bashkëpunimi. Padyshim, se të mirat do na dyfishohen, nëse sado pak do ti përgjigjemi pozitivisht kërkesës sonë, sepse besoj se do të kemi mundësi, të lëjmë diçka mangët nga një ditë dhe të ndihmojmë.

Lusim Perendinë që të na gjej gjithmonë mirë kudo që të jemi. Gjithashtu, si edhe herave tjera edhe kësaj here, falënderojmë Perendinë që na dha mundësinë që të arrijmë muajin e shenjtë të Ramazanit, prandaj, nga zemra ju urojmë këtë muaj të madh të Ramazanit, muaj i bereqetit dhe Allahu i madh ua shpërbleftë me të mira agjërimin dhe të gjitha kontributet që i bëni e kur dihet, se në këtë muaj, të mirat që i bëjmë, padyshim se do na dyfishohen nga Allahu. Dhashtë Perendia, që të presni edhe Ramazana të tjerë me familjet tuaja. Selam Alejkum, I nderuar anëtarë I SHHLP-së, jeni në dijuni se viti që kaloj, shoqata jonë ka ndihmuar 115 familje dhe një student në vendlindje, duke ju falënderuar juve anëtarëve të SHHLP-së, njëherit xhamitë, por si harrojmë edhe sponzorët as shtëpitë e botimit të mediave. Vitin që e lam, pra 2017 ndihmuam më 13’470.00 SFR. Të gjithë ata që kanë dhënë, I madhi Zot I shpërbleftë.

Perendia ju shpërbleftë me Xhennet për punën e ndershme humanitare që jeni duke e bërë edhe ate shumë larg atdheut. Edhe kësaj here, po ju drejtohem, jo vetëm në emrin tim, e të kryesisë së shoqatës, por edhe në emër të zemrës dhe shpirtit të atyre fëmijëve jetimë të dëshmorëve të atdheut, pra të familjeve të deshmorëve, që kanë dhënë më të dashurit e tyre Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, është themeluar më 17 qershorë të vitit 2006, me të vetmin qëllim apo arsye të shendoshë për ti mbeshtetur, ndihmuar shpirtërisht e financiarisht familjet e dëshmorëve, fëmijet e tyre, që kanë mbetur jetima, njëherit invalidët e luftës, veteranët dhe skamnorët në përgjithsi.

Aktiviteti jonë e¨shtë I shtritë në Luginën e Preshevës, Kosovë dhe Maqedoni, ku këtë aktivitet e kemi arrituer, duke ju falënderuar antarësisë tone e cila numëron rreth 190 antarë me një antarsim modest prej 30.00 Fr. Zvicërane në vit.

28 Familje të deshmorëve presin ndihmen tonë, të cilen e shpërndajmë vetë drejtëpërsëdrejti, duke trokitur derë me derë dhe me ndihmen e Allahut, dëshirojmë, qe në kët vit sa më shumë dyer të trokasim se në vitet e kaluar. Si kryesi e shoqatës sonë humanitare, ju përcjellim falënderimet tona më të përzemërta, por edhe të atyre familjeve që kanë pranuar ndihma, që keni ndihmuar. Ju falënderojmë juve si kryesi dhe antarët e SHHLP-së dhe gjith ata që ndihmuan Zoti I shpërbleftë me të mirat e botes.

 

Nëse keni mundësi të paguani nihma, zeqatin, sa.fitrin është 12.00 SFR per person. Vëlla I dashur, përmes kësaj fletëpagesë të shoqatës ju I mundësoni një vëllaut tone apo një mikut tuaj, që të kontrbojë në këtë humanitet. Allahu ju shpërbleftë.

 

Maj 2018, Kryesija e SHHLP-së, për informata kryetari Ferat Rashiti: 079'343’86’43 / 079 617 15 62

Përmbyllja vitit 2017 - Kuvendi në 2018

Zoti ju bekoftë miqë, shokë e vëllezër kudo që jeni!

 

Të nderuar anëtar të Shoqatës, veprimtarë të dëshmuar, ju përshëndesim dhe ju urojmë gjitha të mirat edhe gjatë këtij viti. Ju falënderojmë për bashkëpunimin dhe zoti ua shpërbleftë me të mira Juve dhe familjeve tuaja. Dua të ju njoftojmë përmes kësaj letre për punën që e kemi pasur së bashku gjatë vitit 2017, ku kanë përfituar ndihma shumë familje, e padyshim, se do të jetë e paharruar për ato familje. Gjeni pak kohë dhe lexoni këtë letër. 

Ju njoftojmë njëkohësisht që të gjithë anëtarët, të gjithë vullnetmirët, bashkëkombas të të gjith trevave, që jetojnë dhe veprojnë në Zvicër, se me datë 27.01.2018, në restaurant “Oksen”, në adresën Staatsstrasse 72, 9445 Rebstein ( SG), duke filluar nga ora 19.00, do të mbahet Kuvendi i SHHLP-së. Shpresojmë shumë, se do të gjeni kohë dhe do të vini në këtë kuvend dhe do të njoftoheni edhe për punën që është bërë në vazhdimësi nga kryesia. Për ço ndihmë, që e keni dhënë deri më tash, kryesia ju falënderon gjithmonë dhe shpresojmë, se edhe në të ardhmen, do të kemi bashkëpunim nëmes veti për të mirën e atyre që kanë nevojë.

Gjithsej, gjatë vitit 2017, kanë përfituar 115 familje. Nuk besoj, se është punë e vogël, gjithçka është bërë në mënyrë vullnetare dhe ate me shumë mund. Asnjëherë nuk mundemi ti ikim atyre që na ndihmuan dhe na përkrahën me forma që kanë pasur mundësi. Padyshim, se urata kanë marur nga ata që kanë përfituar ndihma, por edhe nga ne si kryesi. Viti 2017, shoqata jonë e sheh të suksesshëm, pra e mbyllëm me ndihma prej 13'470 franga zvicerane. Të mos harrojmë, se sukses i madh, apo historikë, që do të mbetet për brezni e brezni, që do të vijnë është edhe puna e përgaditjes së Monografisë së Shoqatës sonë, nga dy autorët Dr.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi edhe ate pa asnjë mëditje, pra pa pages.

Jemi e vetmja shoqatë humanitare nga ajo trevë e etnisë shqiptare, që kemi ndihmuar në vazhdimësi familjet e dëshmorëve dhe veteranët edhe ate, jo më pak se 12 vjet pa ndërprerje. Aq sa kemi pasur mundësi edhe pse ato e kanë merituar ti ndihmohen edhe më shumë. Gjatë muajit dhjetor të 2017-ës, kemi ndimuar këto familje, pra 38 familje të dëshmorëve dhe veteranëve të UÇPMB-së, prej tyre 30 familje veteranëve ju kanë ndarë pako ushqimore në vlerë prej 85 franga zvicerane për person, gjithsej 3'530. Këto po duhet ti përmendim në medie publikisht, sepse për çdo vjet kemi qenë transparent dhe do të jemi edhe në të ardhmen. Aq ka qenë mundësia jonë dhe janë pritur mirë këto ndihma modeste. Njëherit kemi ndimuar shoqatën e OVL-së në Preshevë dhe Bujanoc për flamujë, kurorë, buqeta dhe lulet që vendosen në vendin e Lapidarit, e që ndrrohen dy herë në vit, aty te vendi ku janë ra dëshmorët dhe ne vendi ku j pushon trupi (varri) dëshmorit me vlerë prej, 1'100 franga. 

Kemi pasur një takim edhe me shoqatën  OVL-së dhe kemi rënë në ujdi, që për ti rregulluar vendet e rënies së dëshmorëve dhe ku ju pushon trupi i tyre në përjetësi. Aty do ti ndërrohen shtyllat e flamujve, puna ku ndodhen flamujt ka kushtuar në vlerë prej 800 frangash zvicerane, ndërsa shtyllat i ka punuar firma Tobler (skeleve) në fshatin Raincë komuna e Preshevës falas, pra 22 shtylla gjashtë metra të larta. I falënderoj shumë për këtë vepër që e ka bërë kjo firmë dhe ju dëshirojmë shumë suksese dhe gjitha të mirat. Kemi ndimuar edhe studentë dhe dy prej tyre i kanë përfunduar studimet me sukses. Shoqata jonë, ka ndihmuar edhe gjatë muajit të shenjtë të Ramazanit, ku kanë përfituar 36 familje, veteran dhe 38 familje skamnore. Pastaj kemi pasur tre raste vdekjeje, dy veteranëdhe një nënë e dëshmorit, ku SHHLP në raste të tilla ju ndihmon sipas gjendjes së familjes, pra aty nga 300 SFR.

E përgëzojmë studentin, Flamur Krsniqi i cili në fakultetin e Mjeksisë në Univerzitetin e Prishtinës e kryeu me sukses dhe Arta Ajeti mbaroi studimet në Univerzitetin Shkencor drejtimi Matematikë. Falënderojmë shumë, anëtarët e shoqatës, sponzorët, bashkësitë islame shqiptare në Zvicër, pastaj mediat që na kanë përkrahur padyshim. Shpresoj shumë, se viti 2018 do të jetë edhe më i suksesshëm.

Nuk duhet harruar, se shoqata jonë edhe Akademitë kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së, i mbanë për çdo vjet në Zvicër dhe Akademia e vitit 2017 ishte shumë e sukseshmë dhe falënderoj edhe njëherë të gjithë ata që na kanë përkrahur.

Falënderoj edhe shoqatat tjera nga Lugina e Preshevës për bashkëpunim dhe presim që vitin që sapo e kemi flluar, ta kemi edhe më të fortë me ndihma, duke bashkëpunuar me të gjitha, ashtu siç kemi bashkëpunuar me disa prej tyre, si SHH Medvegja në Fully, Agimi, Jehona etj. Ishim e do të mbesim të hapur për bashkëpunim, sepse kurrë nuk kemi vrapuar për qëllime të tjera, por vetëm për bëmirësi dhe as që do të vrapojmë në të ardhmen për rrahje gjoksi, prandaj, ishim e do të jemi të suksesshëm. Mërgata jonë, ishte dhe mbetet arteria kryesore për të mirën e atdheut dhe këto ndihma sado të vogla të jenë për në atdhe, nuk duhet ndalur. Kemi pasur edhe disa takime me rëndësi në Tiranë me presidentin Bujar Nishani dhe i kemi dhuruar Monografinë, Kosovë, Maqedoni, Bruksel, Zagreb e kështu me radhë. Vlenë të përmendet dhe të përshëndetet, se kjo shoqatë, sikurse asgjë të mos kishte bërë gjatë këtyre vjetëve sa është duke vepruar, i takon familjet e dëshmorëve nëmes veti në Akademi Përkujtimore, ndihmoi familjet e dëshmorëve, invalidët e luftës dhe kështu me radhë. Ajo është e zotuar, se me ndihmën e vullnetmirëve, do të vazhdoj kontributin bëmirës Të nderuar vëllezër, për çdo informatë se si ka vepruar shoqata jonë, i keni në portalin tonë të shoqatës, por edhe nëpër shumë media, por edhe tek monografia, që është botuar me rastin e dhjetë vjetorit të shoqatës. Mirupafshim të shtunën më 27.01.2018! 

Kryesia e SHHLP-së

 

Delegacion nga Lugina dhe diaspora musafir te presidenti Nishani

Sot, një delegacion nga Lugina dhe diaspora, musafirë të Presidentit, Shkëlqesisë së tij, z. Bujar Nishani

 

Takimi me presidentin, do të jetë në presidencë dhe më pastaj, do të bashkëbisedohet edhe për tema të ndryshme aktuale për ato treva shqiptare. Takimi fillon nga ora 17.30 dhe nga Lugina, do të jenë prezent, pozitë dhe opozitë, si dhe nga diaspora shqiptare e atyre trevave.

 

Preshevë, 20 maj

 

Më 7 mars të këtij viti, për 7.5 orë, Presidenti i Shqipërisë, Shkëlqesia e TIj, z.Bujar Nishani, vizitoi Luginën e Preshevës, Bujanocin dhe Preshevën. Presidenti Nishani, hyri në këto troje nga Bujanoci dhe u kthy për në Shqipëri, nga Presheva, Karadaku i Kosovës Lindore. Ajo vizitë, ishte dhe mbetet historike për banorët e asaj treve, ku ende diskutohet e do të diskutohet brez pas brezi vizita në fjalë. Siç na njoftoi këshilltari i Presidentit, Ambasadori, prof.dr.Flamur Gashi, sot, një delegacion i Luginës së Preshevës, pozitë e opozitë e nga shoqëria civile, si dhe nga mërgata e kësaj ane, do të jenë musafirë special në Presidencë. Me këtë rast, sipas të gjitha gjasave, do të jenë musafirë afërsisht 30 bashkëkombas nga këto treva dhe do të darkojnë së bashku me presidentin dhe do të kenë mundësi të bashkëbisedojnë edhe për tema të ndryshme. Ky takim, ka karakter falënderimi dhe bashkëpunimi edhe në të ardhmen me këta banorë shqiptarë, që jetojnë në Preshevë, Bujanco dhe Medvegjë. Musafirët, do të jenë nga tre komunat dhe fillon nga ora 17.30. Pritja, do të jetë vëllazërore dhe falënderuese e padyshim, se kjo vizitë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë nga Lugina e Preshevës dhe diaspora, duke falënderuar presidentin dhe stafin e tij, e që nuk mbahet ndërmend, që dikush ti ketë ftuar në këtë mënyrë, së bashku pozitë e opozitë për të bashkëbiseduar me presidentin dhe të darkojnë si vëllezër, ashtu të bashkuar si na ka hije dhe na takon. Nga diaspora do të jenë present, Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, Zvicër, Dr.sc.Llukman Halili, President i Institutit Helvetikë të Europës Juglindore në Zvicër, Rafet Ademi, nënkryetar i SHK “Jehona”, Zvicër, Agron Rahimi, veprimtarë i njohur, Mr.sc.Dashnim Hebibi, gazetarë e publicist, si dhe nga Kosova, Dr.Dergut Aliu, drejtor i spitalit “Lindja”, veprimtarë i njohur nga Bujanoci. Ishin të ftuar edhe z.Zenel Neziri, kryetar i SHH “Medvegja”, Zvicër, Fadil Selmani, kryetar i Asociacionit SOS Medvegjë-Çamëri, Ismet Selmani, veprimtarë i dalluar i çështjes kombëtare, por për disa arsye private, nuk kanë mundur të jenë prezent, por kanë falënderuar nga zemra presidentin dhe stafin e tij, që nuk e harroi dhe nuk po e harron diasporën shqiptare. Z.Gashi, shtoi ndër të tjera, se: “Presidenti i ka ftuar edhe nga pozita politike, por edhe nga opozita, pa përjashtuar edhe diasporën shqiptare, sepse presidenti, ka dashur, donë dhe do të dojë, që gjithë shqiptarët, kudo që janë, të jenë të bashkuar për të mirën e përgjithshme. Do të jetë një pritje e përzemërt dhe shpresoj shumë, se do të kalojmë mirë. Presidenti, Bujar Nishani, gjatë tërë mandatit të tij, asnjëherë nuk ka ngurruar për ti takuar vëllezërit Luginas dhe me këtë rast, dëshiron, që edhe në të ardhmen të ketë bashkëpunim dhe të vazhdojnë të bashkuar për të mirën e atyre trojeve të etnisë shqiptare”. / Dashnim HEBIBI

 

 

 

Ne Zagreb u promovua Monografia e SHHLP-se, 10 vjet per kombin

Reportazh nga promovimi i Monografisë së Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“ me qendër në Zvicër

Zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete e Parlamenti të Kroacisë i uroi kryetarit të shoqatës z.Musliu dhe kryesisë e anëtarëve të saj, që të vazhdojnë edhe më tutje këtë punë të madhe e shumë të shenjtë humanitare, që ka bërë e që po bëjnë. Ajo tha, se, vërtet është për të nderuar, gjithë këtë angazhim që e kanë bërë këta veprimtarë rreth kësaj shoqate“.
Zagreb, 16 maj

Edhe një sukses tjetër i veprimtarëve të SHHLP-së edhe ate në kryeqendrën e Kroacisë, të këtij shteti mik të kombit tonë. Kësaj here, Biblioteka Qendrore Shqiptare në Zagreb, e drejtuar nga zonja shumë e nderuar, Dorotea Kerni, mblodhi shumë veprimtarë e dashamirës të librit. Kishte disa ditë, që në derën kryesore të kësaj biblioteke, qëndronte edhe një shkresë, ku njoftonte komunitetin tonë në Kroaci, se me datë 16.05.2017, do të promovohet monografia e SHHLP-së. Organizatore e këtij evenimenti shumë të rëndësishëm, ishte Bashkësia Shqiptare e Qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së Zagrebit, me bashkëorganizatorë, zonjën e respektuar, Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin Kroat, Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit „Drita“, Biblioteka „Bogdan Ogrizovic, Biblioteka Qendrore Shqiptare. Ishte ora 16.30, që kjo Bibliotekë pritke bashkëkombasit tanë, që jetojnë edhe veprojnë në Zagreb me rrethinë. Ishte nder dhe kënaqësi, të shohësh, shumë të pranishëm e në mesin e tyre, sekretarin e Ambasadës së Kosovës në Zagreb, bashkëkombase nga Shoqata e Grave Shqiptare të Zagrebit „Drita“, profesorë, intelektualë, veprimtarë, si Ismet Salihu,z.Kuzhnini, Prof.dr.Zenun Skenderi ligjërues në Fakultetin Tekstilo Teknologjik, Shuip Ziberi, kryetar i Këshillit të Pakicës Shqiptare të qytetit të Zagrebit, Doktorin e njohur kardiologun shqiptarë, z.Arben Ahmeti, z.Amir Haziri, si dhe shumë të tjerë.

Zonja, Dorotea Kerni e hapi këtë eveniment kulturorë kushtuar monografisë së Shoqatës me këto fjalë:

Të dashur miq, zonja e zotërinj të nderuar të pranishëm, në emër të Bashkësisë Shqiptare të qytetit dhe Prefekturës së Zagrebit dhe Shoqatës së Grave „DRITA“ dhe ju uroj mirëseardhjen në Bibliotekën tonë, ku jemi mbledhur për të prezantuar monografinë 10 vjet për Kombin. Ju falënderoj të gjithëve që gjetët kohën të jeni edhe sot me ne. Falënderim i veçantë shkon për sekretarin e Ambasadës së Kosovës, Z. Amir Haziri dhe znj. Ermina Lekaj Prljaskaj. Është vërtetë kënaqësi, që këto ditë komuniteti ynë në Zagreb, zhvillon disa aktivitete, që personalisht, do t`i quaja “Ditët pranverore të kulturës”, duke nisur dje me tribunën dinjitoze kushtuar Prof. të nderuar Z. Mirdita, këtij shqiptari e shkenctari të madh, siç e quan me të drejtë prof. Shkreli. Vazhdon sot me prezantimin e kësaj monografie me autorë Dr. Llukman Halilin i cili për shkaqe shëndetsore nuk është me ne sot, dhe gazetarin tepër aktiv në diasporë Mr.sc. Dashnim Hebibi.Për të vazhduar nesër e pasnesër me prezantimin e dy librave të tjerë. Me ne sot ndodhet edhe kryetari i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës“, në Zvicër, z. Fazlli Musliu cili së bashku me autorin kanë udhëtuar nga Zvicra (gjithë natën, për shkak të angazhimeve të tjera më parë) për të qenë pjesë e aktiviteteve tona këto ditë. Ju falënderoj shumë që jeni me ne. Materiali i trajtuar në monografinë e sapobotuar “10 vjet për Kombin” të autorëve Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, përveç se bëhet pjesë e historisë tonë kombëtare, pasqyron në detaje veprimtarinë dhe ndihmën e madhe të Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës“ në Zvicër dhe se kjo është një dëshmi, që tregon, se mërgata shqiptare kurrë nuk e ka kyrsyer ndihmën e saj, edhe në kohë të pakohë! Zonja Ermina Lekaj Prljaskaj, deputete në Parlamentin kroat, pasi përshëndeti musafirët e ardhur nga Kosova, ajo përshëndeti edhe të gjithë të pranishmit dhe vlerësoi lart punë e madhe humanitare e kombëtare, që ka bërë shoqata. Zonja deputete, i uroi kryetarit të shoqatës dhe kryesisë e anëtarëve të saj, që të vazhdojnë edhe më tutje këtë punë të madhe e shumë të shenjtë. Ajo tha, se, vërtet është për të nderuar, gjithë këtë angazhim për 10 vjet të kësaj shoqate“.

Z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, pasi falënderoi këshillin organizativ, përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe njëherit, përcolli përshëndetjet e kryesisë dhe anëtarëve të shoqatës.

Ai tha ndër të tjera: „Se ndjehem shumë mirë, që sot jam në kryeqendrën e kroate dhe po bashkëbisedon me bashkëkombas, veprimtarë të dëshmuar. Monografia është një pasaportë e shoqatës sonë, që është kontribuar aty ku ka pasur nevojë. Familjet e dëshmorëve, jetimët si dhe studentët, ishin dhe do të mbetet prioritet për shoqatën tonë edhe në të ardhmen. Ne jemi zotuar, se nuk do të ndalemi së vepruari deri sa të kemi shëndetin e mirë, sepse familjet e dëshmorëve e meritojnë“. Z.Musliu, foli edhe për punën që është bërë në Shoqatë, duke falënderuar të gjithë ata që kanë kontribuar për të mirën e atyreve që kanë nevojë. Pas fjalës së z.Musliu, i cili githashtu tregoi se si kanë shkuar të hollat e ndihmat, e në çfarë forme grumbullohen ndihmat, zonja, Kerni, lexoi edhe një vlerësim kritikë, të Skender Latifi, publicist njëherit gazetarë i njohur, duke vlerësuar shumë punën madhore që ka bërë kjo shoqatë, shprehet në një recension rreth monografisë se: Parë nga këndvështrimi i lexuesit të zakonshëm, libri i dy autorëve luginas, mund të duket si një libër i zakonshëm i pasuruar me informacione e të dhëna, por a do të mjaftohemi vetëm me kaq fjalë? Si një hulumtues modest i të kaluarës dhe të së tashmes të pjesës së kombit shqiptar të Luginës së Preshevës, që akoma vazhdon të rrojë i ndarë nga trungu etnik, mund të them se nuk mund të pajtohem me ndonjë mendim të tillë se libri “10 vjet për Kombin” dhe aktualiteti i tij do të zbehen në varësi të kohës së botimit! Shprehem kështu, ngase libra të tillë të pasur me të dhëna të detajuara, përveç se janë dëshmi e investimit të djersës së mërgimtarëve në ndërtimin e kombit, në anën tjetër paraqesin material të pasur arkivor duke e pasqyruar në detaje rrahjen e pulsit të shqiptarit të mërguar, që nuk pushoi së ndihmuari edhe atëherë kur anagazhimet dhe përpjekjet e tij duken iluzioniste. Do të vijë koha kur studiues të rinj të hulumtojnë rolin e mërgatës shqiptare në luftën për çlirimin, mbajtjen gjallë dhe ngritjen e kombit shqiptar. Mërgimtarët vazhdojnë të jenë solidar edhe sot, duke qenë gjithnjë në kërkim të modifikimit të tradicionales dhe modernes. Duke jetuar në shtete të zhvilluara moderne, për hir të ndihmës ndaj familjeve, krahinave dhe vetë kombit shqiptar, breza të mërgimtarëve e kanë sakrifikuar të ardhmen e tyre personale dhe me vetëdije kanë hequr dorë nga kënaqësitë që jeta i ofron në vendet ku ata derdhin djersën dhe mundin e tyre“. Z.Sejfedin Prekazi, kryetar i Bashkësisë Shqiptare të qytetit të Zagrebit dhe Prefekturës së kësaj kryeqendre, si edhe herave të tjera me modestinë e tij, bënte foto dhe kënaqej, kur shihte këtë numër të madh të dashamirësve të librit dhe musafirët nga Zvicra, që bashkebisedonin me ngrohtësi e sinqeritet. Z.Sefaj, nuk e mori fjalën, por shihej i gëzuar, se më në fund, gjithçka po shkon mirë, ashtu si e ka pritur, sepse ishte angazhuar shumë, që të kalohej si duhet edhe ky promovim libri. Z.Ismet Salihu e mori fjalën dhe i përshëndeti të pranishmit dhe bashkëbisedoi me musafirët edhe rreth shoqatës, por edhe rreth situatës aktuale në Luginë të Preshevës. Edhe z.Amir Haziri, sekretar i Ambasadës së Kosovës, i përshëndeti musafirët nga Zvicra, si dhe të gjithë të pranishmit, i cili kujtoi ndër të tjera, se diaspora shqiptare gjithandej botës, ka kontribuar dhe po kontribuon për të mirën e kombit kudo që gjendet ajo. Njëri nga autorët e monografisë, Mr.sc.Dashnim Hebibi, foli disa minuta rreth monografisë dhe përcolli përshëndetjet e kyetarit të Shoqatës Humanitare „Medvegja“ në Zvicër, z.Zenel Neziri, si dhe të Shoqatës Kulturore „Jehona“, nënkryetar z.Rafet Ademi. Disa nga musafirët, shtruan edhe pyetje për z.Hebibi dhe Musliu, ku me dashamirësi ata i kthyen përgjigje dhe mbetën të kënaqur, që të gjithë. Z.Hebibi, i njoftoi të pranishmit, edhe pse është e shkruar në monografi, se kanë bërë një punë pa asnjë mëditje, së bashku me z.Halili, vetëm e vetëm, që ato dokumente, që i kishte shoqata në fjalë, të jenë në libër dhe të shërbejnë për gjenetarat e reja që do të vijnë. Ai vazhdoi, se kjo shoqatë, për 10 vjet, ka mbledhur jo më pak se mbi 270.000 euro, e cila është punë e madhe dhe të gjitha ndihmat kanë shkuar në vendin e duhur dhe se kryetari i SHHLP-së, z.Musliu, as një frangë nuk e ka marrë nga kjo shoqatë edhe gjatë këtyre ditëve, që po promovohet kjo monografi. Por edhe monografia është botuar, fjalë disa veprimtarëve, pra nuk është prekur konto e shoqatës, sepse ato të holla që janë në konto të shoqatës, kanë shkuar dhe do të shkojnë vetëm atje ku do të duhej. Edhe ky takim tregon dhe dëshmon, se diaspora shqiptare në Zagreb e kudoqoftë ajo, respekton dhe çmon punën e atyre që punojnë dhe që këtë punë e pasqyrojnë në letër, pra në libra. Aty në ora 17:45 minuta, zonja Dorotea Kerni, e përmbylli këtë promovim, duke i falënderur të gjithë të pranishmit e padyshim edhe musafirët nga Zvicra. Krejt në fund, si z.Musliu ashtu edhe z.Hebibi, për të pranishmit, dhuruan nga një egzemplarë të kësaj monografie. / Teksti: Dahest LUMA, Foto: Sejfedin PREKAZI

 

 

Monografia “10 vjet për kombin” i SHHLP-së, u promovua në Namur të Belgjikës

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Këtë eveniment të librit e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel. Të pranishmit patën mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma i ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër.

 

Namur, maj 2017

 

Se mërgata shqiptare është e bashkuar, ishte e do të jetë është më se e njohur, falë bashkëpunimit të veprimtarëve nëmes veti. Kilometrat nuk janë pengesë, as harxhimet e tjera, që të bashkohen nëmes veti dhe të punojnë në projekte në të mirë të atdheut. Kështu ndodhi edhe të shtunën e të dielën të 6 e 7 majit, ku në Namur të Belgjikës dhe Bruksel, një delegacion i Luginës së Preshevës, që veprojnë në diasporë, konkretisht në Zvicër, shkuan për të takuar komunitetin tonë atje dhe për të promovuar monografinë me rastin e dhjetë vjetorit të punës së SHHLP-së në Zvicër, me titull „10 vjet për kombin“.

 

Në këtë eveniment të madh kulturorë, morën pjesë, kryetari i SHHLP-së, veprimtari i dëshmuar, z.Fazli Musliu i shoqëruar nga anëtarë të kryesisë, si ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, pastaj veprimtari i dalluar nga Tërnoci i Luginës së Preshevës që jeton dhe vepron në Zvicër, nënkryetar i Shoqatës Kulturore „Jehona“, z.Rafet Ademi, si dhe autorët Dr.sc.Llukman Halili, Mr.sc.Dashnim Hebibi. Musafirët fillimisht ishin musafirë në radion që vepron në Belgjikë e konkretisht në Namur, në radion RUN 88.1,që njihet si radio universitare, e cila ka emision për çdo javë në gjuhën shqipe, e ky emision drejtohet nga veprimtari i dalluar i çështjes kombëtare, z.Memedali Ahmedi. Emisioni titullohet Ilirida dhe thuajs te çdo mërgimtarë është i njohur. Emisioni zgjati më shumë se dy orë dhe zgjoi interesim tek dëgjuesit e saj, duke parashtruar edhe pyetje të ndryshme. Ishte një bashkëbisedim i sinqertë mes veprimtarësh. Suhat Shabani, kryetar i degës së SHHLP-së në Belgjikë/ Benelux, ishte me përplot emocione dhe falënderoi musafirët që kanë ardhur nga Zvicra për të promovuar monografinë. Veprimtarët nga Zvicra, me përkrahje edhe të degës së SHHLP-së në Belgjikë, vizituan edhe varrin e veprimtarit të dalluar të çështjes kombëtare në Namur, i cili ka bërë shumë edhe në drejtimin bëmirës, z.Mustafë Muharrem Mustafa, i cili ka ndërruar jetë më 07.01.2009 dhe vjenë nga fshati Ashan/Strezocë, komuna e Preshevës. Ishin emocione të papërshkrueshme, kur veprimtarët nga Lugina e Preshevës, kujtuan nga puna e këtij veprimtari i cili ka përcjellur edhe një auto ambulancë me të gjitha paisjet nga Belgjika për në Preshevë, për në vendin e tij të lindjes. E sot, e kësaj dite, ajo auto ambulancë, shërben për gjithë banorët e asaj ane. Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së me qendër në Zvicër, në emrin e tij personal dhe të kryesisë e anëtarëve, ngushëlloi edhe njëherë familjen e Mustafë Mustafa. Në varrezat e Namurit, ishin përplot bashkëkombas dhe familja e z.Mustafa. Nuk munguan edhe lotët. Edhe ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, iu drejtua familjes, që të jenë krenarë, se kishin një babë, gjysh, e vëlla të dëshmuar për çështjen kombëtare. Z.Memedali Ahmedi, një veprimtar i dalluar në Belgjikë e më gjerë, i cili vjenë nga Tanusha e Shkupit, ai evokoi kujtime për këtë veprimtarë, siç e quajnë Aga Mustafë. Edhe zonja, Nermine Kumanova, evokoi disa kujtime për këtë veprimtarë e cila ndër të tjera, tha, se Aga Mustafë, ishte i pandalshëm në çështjen kombëtare. Padyshim, se edhe familja e z.Mustafë Mustafa, falënderoi këtë delegacion nga Zvicra, duke i uruar gjitha të mirat. Në fund një kurorë me lule, në emër të kryesisë së shoqatës humanitare Lugina e Preshevës në Zvicër dhe degës së kësaj shoqate në Bruksel, iu vendos afër varrit të këtij veprimtari. Edhe familjarët e z.Mustafë, vendosën lule, thuajse nga e gjithë familja, vëllau, motra, djemtë, rejat, nipi, mbesa, kusheri e kështu me radhë. Në këtë vend, ku po pushon i përjetshmi z.Mustafë Muharem Mustafa, veprimtari, gazetari, publicisti e ambasadori i paqes, Mr.sc.Dashnim Hebibi, propozoi, që ti shkruhet një libër këtë veprimtari, duke e ditur e njohur, punë e tij kombëtare e humanitare me vite e vite. Z.Hebibi theksoi ndër të tjera, se nuk është me rëndësi, se kush do ta shkruje këtë libër, me rëndësi është, që të botohet, që të shërbeje si shembull për gjeneratat e reja që po vijnë, që të mos ndalen së vepruari për të mirën e atdheut. Bashkëshortja e z.Mustafë, tregoi edhe një kujtim të bashkëshortit të saj, i cili pak para se të ndahet nga jeta, kishte përmendur fshatin e tij të lindjes, Ashanët, Strezocën dhe i kishin rrjedhur lotë. Kjo fjalë mjaftoi, që i madh e i vogël ta kujtojnë edhe me lotë. Në fund, vëllau i z.Mustafë dhe e gjithë familja falënderuan nga zemra e shpirti për këtë vizitë.

 

Takim me Ahmet Gjanaj, deputet i Rajonit të Brukselit

 

Delegacioni në fjalë, takoi edhe për 40 minuta edhe deputetin e rajonit të Brukselit, të nderuarin Ahmet Gjanaj. Ia dhuruan një monografi dhe bashkëbiseduan për shumë tema e sidomos për Luginën e Preshevës. Edhe z.Gjanaj, falënderoi për kohën që ka ndarë ky delegacion dhe erdhi për ta vizituar.

 

Vizitë në librarinë shqiptare në Bruksel

 

Gjatë kësaj vizite dy ditore, delegacioni i mërgimtarëve të lartë cekur, falë përkrahjes së veprimtarit nga Tanusha z.Memedali Ahmedi, realizuan edhe takime me këshilltarin e vetëm shqiptarë në komunën e Skarbegut Burim Hisen Demiri, si dhe me drejtuesin e kësaj librarie të vetme në Bruksel, Iliri nga Tirana. Bashkëbisedimi ishte miqësor dhe në fund pinë edhe kafe ashtu si e donë tradita në një lokal po me pronarë shqiptarë. Të gjasonte, se je në Tiranë, apo në ndoj qytet shqiptarë, përplot me shqiptarë. Gjatë kësaj kohe, vizituan edhe bustin e Skënderbeut në Bruksel, ku daton nga viti 1968 kur mërgata shqiptare në botë në bashkëpunim me autoritetet belge e bënë vendosjen e bustit te Skënderbeut në janar 1968 në komunën Skaderbeg të Brukselit ku edhe ka pasur dhe ka më shumë shqiptarë në Belgjikë. Busti është i madhësisë dy metra me një metër dhe i punuar me bronz me gurë të bardhë. Në mbishkrimin në tri gjuhë: frëngjisht, holandisht dhe shqip shkruan: Skënderbeut heroit kombëtar të shqiptarëve mbrojtësit të atdheut dhe civilizimit europian 17 janar 1968. Në inagurim morën pjesë personalitete të larta shtetërore belge: Théo Lefevre, ministër për kërkime shkencore, shumë senatore e deputet belg, ambasadori i Vatikanit, krytari i Skarbegut Gaston Ëilliot dhe prifti katolik i njohur belg dhe  miku i shqiptareve Emile Dujardin. Busti ka kushtuar 729.681 franga belge. 

 

Promovimi i monografisë

 

Këtë eveniment të librit e organizojnë veprimtarë mërgimtarë të të gjitha trevave shqiptare që jetojnë në Bruksel e në gjithë Belgjikën, të përkrahura nga disa shoqata që veprojnë dhe padyshim edhe nga dega e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës”, në Bruksel. Të pranishmit patën mundësi të njoftohen për punën e madhe që ka bërë kjo shoqatë për këto dhjetë vjet, e cila hiq më pak se mbi 300.000 euro ndihma i ka shpërndarë nëpër shumë treva të atdheut dhe është e vetmja shoqatë, që organizon për çdo vjet Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së në Zvicër. Monografia pasqyron të gjithë punën madhore, që kanë bërë veprimtarët rreth kësaj shoqate, ku dëshmojnë faktet, se si kanë shkuar ndihmat, fotot dhe materiale të botuara nëpër mediat tona nëpër këtë dhjetë dekadësh. Libri është botuar në Prishtinë dhe ka mbi 450 faqe të formatit B5. 

 

Ashtu si ishte planifikuar filloi edhe promovimi, duke filluar nga ora 19.00, në Salla “Cinex Rue Saint Nicolas”, 84, 5000 Namur, ku ishte me një skenografi të mrekullueshme, me një flamur kombëtar mbi tre metra. 

 

Ishin mbledhur mbi 50 bashkëkombas, në mesin e tyre, mësues të shkollës plotësuese shqipe, familja e veprimtarit Mustafë Mustafa, publicisti e gazetari Skender Latifi dhe shumë të tjerë. Promovimin e filloi dhe e moderoi Memedali Ahmedi. I cili prezentoi musafirët dhe më pastaj mbajtën edhe një minutë heshtje për dëshmorët, si dhe u intonua hymni kombëtarë. Hashim Shala e lexoi një fjalë përkujtimore, për mikun e tij, veprimtarin e madh, që tash më nuk është në mesin tonë, ai do të përkujtohet përjetësisht, z.Mustafë Mustafa. Z.Shala, ishte në miqësi për tre dekada me radhë me të ndjerin Agën Mustafë. 

 

Skender Latifi, publicist njëherit gazetarë i njohur, pasi përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi për punën që kanë bërë, ai kishte përgaditur edhe një recension për librin në fjalë, ku e vlerësoi shumë punën madhore, që ka dhënë kjo shoqatë, por edhe shoqata tjetër si motër, Medvegja në Zvicër, pasi siç theksoi edhe vetë z.Latifi, edhe monografinë e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ e kam lexuar dhe vërtet kam parë, se ishte punuar shumë.

 

Ai propozoi ndër të tjera, që këto materiale të dy shoqatave të ruhen në arkiva shtetërore. Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, falëndeori këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmitdhe tregoi me disa fjalë për punën e madhe që është bërë në këtë shoqatë, prej ditës së parë e deri më sot. Ai u ndal edhe së përmenduri Akademinë Përkujtimore të UÇPMB-së, që mbahet në Zvicër dhe është e vetmja në diasporë. Me një fjalë rasti, u paraqitë edhe z.Rafet Ademi, Shefqet Hasani, duke i përshëndetur të pranishmit. Edhe autorët e monografisë Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, folën në pika të shkurtërta për librin dhe ju përgjigjën disa pyetjeve të pranishmëve, kryesisht rreth librit. Veprimtarja e njohur, Nermine Kumanova foli disa fjalë për Mustaf Mustafën. Ajo tha se, Aga Mustafë është një hero. Jo rastësisht, po e kujtojmë edhe z.Mustafë, sot, më 6 maj 2017, kur më 6 maj 1405, ka lind një hero kombëtar Skënderbeu, ne po e promovojmë edhe monografinë e një shoqate humanitare, ku ka edhe ka kontribuar edhe vetë Aga Mustafë. Zonja Kumanova, kujton kur ajo kishte 20 vjet. Ai më ka ndihmuar shumë. Aga Mustafë më thonte, vazhdo, mos u ndal. Më thonte, qëllimin tënd mos e harro kurrë dhe më tregonte për atdhe dashurinë e tij për Shqipërinë mëmë. E nderuar familje, të nderuar fëmijë të Agës Mustafë, më shume baba juaj ka punuar jasht për çështjen kombëtare, se sa ishte me ju, e dijmë se ju ka munguar shumë, por ai ka mbet i përjetshëm dhe zoti e shpërbleftë me gjitha të mirat. Familja ime ishte në Turqi dhe kemi folur turqisht e si gjuhë të dytë kishim gjuhën shqipe. Aga Mustafë, më thonte, mos harro kush je dhe nga vjen dhe në vitin 2003, shkova në Kumanovë. Mos e harro kurre se jeni shqiptare dhe kush jeni dhe nga vini. E unë u martova me shqiptarë dhe sot kam fëmijë. Kjo është pasuri e madhe. I përjetshëm kujtimi. Me këtë rast, në emër të SHHLP-së, degës qendrore dhe nëndegës në Bruksel, familjes së z.Mustafë Mustafa, ju nda mirënjohje.

 

Z.Skender Latifi, siç theksuam më lartë, kishte përgaditur një vlerësim kritik, ku në tërësi po japim vlerësimin: 

 

Duke e njohur natyrën e paraqitjes së materialeve të sistemuara nga libri i kaluar i SHH „Medvegja“ në Zvicër, besoj që lënda që është trajtuar në monografinë e posabotuar “10 vjet për Kombin” të autorëve Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, përveç se që e plotëson historinë tonë kombëtare, në faqet e librit pasqyrohet në detaje veprimtaria dhe ndihma e Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës në Zvicër” dhe se kjo është një dëshmi që mërgata shqiptare kurrë nuk e ka kyrsyer ndihmën e saj edhe në kohë të pakohë! Shikuar nga këndvështrimi i lexuesit të zakonshëm, libri i dy autorëve luginas, mund të duket si një libër i zakonshëm i pasuruar me informacione e të dhëna, por a do të mjaftohemi vetëm me kaq fjalë? Si një hulumtues modest i të kaluarës dhe të së tashmes të pjesës së kombit shqiptar të Luginës së Preshevës, që akoma vazhdon të rrojë i ndarë nga trungu etnik, mund të them se nuk mund të pajtohem me ndonjë mendim të tillë se libri “10 vjet për Kombin” dhe aktualiteti i tij do të zbehen në varësi të kohës së botimit! Shprehem kështu, ngase libra të tillë të pasur me të dhëna të detajuara, përveç se janë dëshmi e investimit të djersës së mërgimtarëve në ndërtimin e kombit, në anën tjetër paraqesin material të pasur arkivor duke e pasqyruara në detaje rrahjen e pulsit të shqiptarit të mërguar, që nuk pushoi së ndihmuari edhe atëherë kur anagazhimet dhe përpjekjet e tij duken iluzioniste. Prandaj, unë e kam një pyetje paksa jo të zakonshme për autorët e librit, gjë që unë besoj se ata me zgjuarsinë e tyre e kanë sheshuar: a janë arkivuar shënimet e mbledhura nga shoqatat humanitare nëpër arkivat shtetërore, ngase mendoj se do të vijë koha kur studiues të rinj do ta hulumtojnë rolin e mërgatës shqiptare në luftën për çlirimin, mbajtjen gjallë dhe ngritjen e kombit shqiptar. Mendimet që dëshiroj t’i radhis në vijim, shpresoj të mos keqkuptohen nga segmente të ndryshme të pushteteve, që tanimë me bollëk janë ngritur jashtë shtetit amë, përfshi Kosovën, Maqedoninë dhe Luginën e Preshevës. Gjatë kohës kur kam jetuar në vendlindje, më ka ndodhur shpesherë që të dëgjoj biseda ku janë goditur mërgimtarët, për kinse kokëlartsëinë e tyre! Për fat të keq më ka ndodhur që më pak të dëgjoj të flitet për modestinë e tyre. Por unë jam ithar, i mendimit se dokumentimi i tillë që autorët e librit “10 vjetë për Kombin” e kanë ofruar e bënë të rrënjosur bindjen e opinionit të gjërë, se mërgimtarët shqiptarë kurrë nuk kanë qenë, por as që do të jenë egoistë. Ata vazhdojnë të jenë solidar edhe sot, duke qenë gjithnjë në kërkim të modifikimit të tradicionales dhe modernes. Duke jetuar në shtetet përparimtare e moderne, për hir të ndihmimit të familjeve, krahinave dhe vetë kombit shqiptarë, breza të mërgimtarëve e kanë sakrfikuar të ardhmen e tyre personale dhe me vetëdije kanë hequr dorë nga kënaqësitë që jeta i ofron në vendet ku ata e derdhin djersën dhe mundin e tyre.

 

Në fund kontributin tim, dua ta ilustroj më një rrëfim të shkurtër të një miku belg. Si fqinj i një familje shqiptare, miku im belg ishte ftuar nga i zoti i shtëpisë. Por me të hyrë brenda, mysafirit i kishte rënë në sy rregullimi jo i mirë i brendisë së dhomës ku mbretëronin orendi të lira e shtrojë e mbulojë jo e shtrenjtë. Nikoqiri shqiptar e kishte ndërprerë kurreshtjen dhe dëshprimin e fqiut belg me fjalët: siç e dini në këtë shtëpi jemi tre veta që punojmë pandërprerë, por ne rrojmë kështu ngase ne duhet ta ndihmojmë vendlindjen tonë! Shpresoj se njëri prej librave të ardhshëm të autorëve Llukman Halili dhe Dashnim Hebibi, do të jetë “Roli i mërgatës shqiptare në fazat e sporvave historike të kombit shqiptar”. Urime për librin dhe suksese në të ardhmen. Ju falemnderit. Namyr 6 maj 2017, Skender Latifi. Në fund të promovimit, u bashkëbisedua edhe për tema të tjera kryesisht të Luginës së Preshevës dhe u shtrua një koktej, ku kryetari i shoqatës z.Fazli Musliu dhe dy autorët, nënshkruanin moonografinë nga të interesuarit e shumtë, që dëshironin ta kenë nëpër shtëpitë e tyre. Ky promovim tregon dhe dëshmon, se mërgata shqiptare në Belgjikë, respekton dhe çmon punën e atyre që punojnë dhe shkruajnë libra. Në fund të këtij promovimi gjithashu u bë edhe një foto kujtimi me të pranishmit dhe më pastaj u shtrua një darkë miqësie nga familja Mustafa për disa nga musafirët në një restaurant të mirë me një pronarë shqiptarë. Z.Memedali Ahmeti, Suat Shabani e të tjerët, u ndanë të kënaqur, sepse në këtë promovim kishte edhe përfaqësues të shoqatave të ndryshme shqiptare që veprojnë në Belgjikë. Musafirët nga Zvicra u ndanë shumë të kënaqur me organizimin dhe gjitha takimet që i realizuan dhe njëherit falënderuan të gjithë ata që kontribuan për këtë promovim. Për më shumë flasin edhe fotot e shumta që u realizuan për këto dy ditë nëpër Belgjikë, me takime e promovim monografie. Kjo monografi, do të promovohet me datë 16.05.2017 në Zagreb dhe më pastaj edhe në atdhe. / Foto dhe teksti: Dashnim HEBIBI, Bruksel

 

Ne Zvicer u perkujtuan 28 deshmorët e UÇPMB-se

Fotoreportazh nga Akademia përkujtomore kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së

Sivjet prijes i Akademise ishte Shoqata Kulturore Jehona, ku z. Rafet Ademi, përcolli përshëndetjet e kryesisë dhe të anëtarëve. Në mesin e musafirëve ishte z.Sali Sefa, Konzull i Kosovës në Bernë, z. Riza Demaj, kordinator i Shkollës Plotësuese Shqipe për kt. Argau, Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja me z. Zejnullah Namani arkatarë dhe miqë të tjerë medvegjas. Nuk munguan edhe kryesia e Shoqatës Atdheu nga Badragazi, Shefqet Cakolli me miqë, president i SHKA Dardania, veprimtari Qemal Musliu, Tv Syri Blue me drejtor Musli Saiti i shoqëruar me dy bashkëpunëtorë.

Buchs, 14 maj

Për çdo vjet me radhë, konkretisht më 14 maj, organizohet në Zvicër Akademi Përkujtimore, kushtuar 28 dëshmorëve të UÇPMB-së. Ky është një tubim i madh dhe i vetmi në diasporë, që kujtohen dëshmorët që ranë në luftën për liri për Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, ku mblidhen bashkatdhetarë nga të gjitha trevat shqiptare që janë në Zvicër, Gjermani dhe Austri. Ashtu sikurse ishte pritur, data 14 maj e ditës së diel, ishte ditë e madhe kujtimi për dëshmorët e rënë për liri, që luftuan një regjim që e dënoi e gjithë bota demokratike. Skena si zakonisht e kësaj Akademie, ishte e mbuluar kuq e zinjë, aty ishte flamuri kombëtarë kuq e zinjë, pastaj ai i Kosovës dhe në mes flamuri i shtetit mikë të kombit tonë Zvicrës. Ishte shumë emocionuese për të gjithë të pranishmit, se në skenë vazhdimisht rrinin fotografitë e dëshmorëve. Shoqatat Humanitare nga Lugina e Preshevës, ajo e “Medvegjës“, “Lugina e Preshevës”, Shoqata Kulturore „Jehona“, Shoqata Humanitare „Agimi“, Shoqata Humanitare „Hafëz Xhaferi“, të ndihmuar nga disa intelektualë të tjerë e patën primatin kryesor për këtë organizim. Akademia e dëshmorëve të UÇPMB-së, edhe sivjet kaloi shkëlqyeshëm. Të pranishëm ishin mbi 100 bashkatdhetarë e normal Këshilli Organizativ, priti të vijnë edhe më shumë, megjithate, më e rëndësishmja, familjarët e dëshmorëve falënderuan të gjithë ata që po punojnë vullnetarisht për hirë të dëshmorëve. Ishte një program i bukur e modest me këngë kushtuar dëshmorëve, pastaj Luginës së Preshevës, Shqipërisë e gjitha trojeve etnike.

Akademinë e hapi, z.Rafet Ademi, nënkryetar i SHK „Jehona“ me qendër në Zvicër me këto fjalë:
“Përshëndetje të nderuara familje të dëshmorëve, të nderuar bashkëkombas, zonja e zotërinjë. Para se të bëj të hapur këtë Akademi Përkujtimore, përkulem me zemër e shpirt, para dëshmorëve të UÇPMB-së dhe gjithë dëshmorëve të kombit, që kanë rënë në kohëra të ndryshme për të mirën e atdheut, për flamurin kuq e zi. Ata po i shoh në flamurin tonë kuq e zi, aty ku është shqiponja jonë dykrenare. Aty është Skenderbeu, aty është Ismail Qemajli, Hasan Prishtina, Adem Jashari, Sali Çeku, vëllezërit Haradinaj, e shumë e shumë të tjerë. Qoftë kujtimi i përhershëm për gjithë dëshmorët. Të nderuara familje të dëshmorëve, të respektuar të pranishëm. Shoqata Kulturore „Jehona“, ku jam nënkryetar i saj, bashkë me shoqatën humanitare „Lugina e Preshevës“, Shoqatën Humanitare „Medvegja“ dhe Shoqatën Humanitare „Agimi“, jemi në bashkëpunim të shkëlqyer, pra, falënderoj edhe kryesinë time dhe anëtarët, por edhe kryesinë e shoqatave në fjalë, që jemi bashkë dhe u tregojmë të gjithëve, se mundemi ne shqiptarët kur duam të jemi bashkë.

Më lejoni të nderuar zonja dhe zotërinjë, që nga ky vend, të falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar të mbahen akademitë, që me vite të tëra ka kontribuar për këtë Akademi. Nuk është e lehtë të organizohet, por nuk po afrohen vullnetmirë që për hirë të dëshmorëve, ti përkujtojmë ata, që dhanë jetën. Falënderojmë kryesinë dhe anëtarët e shoqatës sonë, që sivjet e morën përsipër me shumë vullnet përkrahjen e kësaj Akademia nga këshilli organizativ. Perendia ia shpërbleftë. Do të duhej, që të bashkohemi edhe më shumë, që kjo Akademi të jetë edhe më e fortë, sepse dëshmorët e meritojnë. Qofshim të bashkuar gjithmonë nga Medvegja, Presheva, Bujanoci, Tetova, Gostivari, Prishtina, Peja, Gjakova, Drenica,Tirana, Ulqini e Malcia. Lavdi dëshmorëve të kombit, mbahuni të forta dhe krenare ju familje të dëshmorëve. E shpallim të hapur për sivjet këtë Akademi përkujtimore“.

Madhështore ishte paraqitja e dy bilbilave të këngës, vëllezërit Kuqi, dy të rinjë që lindën në Zvicër e po rriten këtu, si dhe Hekuran Rexhepi me vajzen dhe djalin. Sivjet prijes i Akademise ishte Shoqata Kulturore Jehona, ku z. Rafet Ademi, përcolli përshëndetjet e kryesisë dhe të anëtarëve. Në mesin e musafirëve ishte z.Sali Sefa, Konzull i Kosovës në Bernë, z. Riza Demaj, kordinator i Shkollës Plotësuese Shqipe për kt. Argau, Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare Medvegja me z. Zejnullah Namani arkatarë dhe miqë të tjerë medvegjas. Nuk munguan edhe kryesia e Shoqatës Atdheu nga Badragazi, Shefqet Cakolli me miqë, president i SHKA Dardania, veprimtari Qemal Musliu, Tv Syri Blue me drejtor Musli Saiti i shoqëruar me dy bashkëpunëtorë, ku për tre ore incizuan live për këtë televizion, etj.

Thuajse të gjithë musafirëve, iu dha edhe fjala përshëndetëse ku falënderuan organizatorët, përshëndetën familjet e dëshmorëve dhe thanë fjalët më të mira të mundshme për dëshmorët e rënë për të mirën e atdheut. Falënderimet i përcollen të gjithë atyreve, që në vite kanë dhënë kontribut dhe po japin, që Akademia të mos ndalet. U përmend edhe kontributi i Tv Diaspora me producent z. Esat Husaj, gazeta Bota sot, presheva.com dhe media të tjera. Ish komandanti i UÇPMB-se, z. Shefqet Hasani, si zakonisht ishte i pranishëm dhe me disa fjalë i përshendeti familjet e dëshmorëve si dhe gjithë të pranishmit. Me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët. Ish komandanti i UÇPMB-së, z.Shefqet Hasani, kishte sjellur një tufë lulesh të freskëta duke rikujtuar të pranishmit, se dëshmorët do të jenë lule të përjetshme. Ai u përkul para dëshmorëve. Edhe z.Sefa, Musliu, Demaj, Cakolli etj, me shumë emocione kujtuan dëshmorët. E padyshim, familjet e dëshmorëve ishin me emocione të shumta, duke i kujtuar më të dashurit e tyre.

Gjatë programit të kësaj Akademie, u dha gjithashtu edhe një një historik i shkurtërt i 28 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgaditur nga Mr.sci.Dashnim Hebibi e të realizuar mjeshtërisht nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Z.Hebibi, recitoi edhe poezinë e njohur të Fan Nolit „Hymni i Flamurit“, ku u mirëprit nga të pranishmit. Pas këtij filmi modest që shiheshin fotot e dëshmorëve, biografia e shkurtërt e tyre dhe një historikë i shkurtërt i UÇPMB-së. Me tre këngë u paraqitë edhe këngëtari nga Kumanova z.Musliu. Organizatorët falënderuan shumë edhe pronarin e resturantit „Bolero“, z.Metush, që ia mundësoi sallën dhe zërimin, që të organizohet kjo Akademi. Në fund z.Fazli Musliu, kryetar i SHHLP-së, njëherit xhaxhai i dëshmorit, Mitat Musliu, ndau dy mirënjohje, pronarit të restaorantit Bolero, z.Metush si dhe dy vëllezërve Kuqi. Këshilli organizativ u zotua, edhe pse me shumë vështirësi po mbahet kjo Akademi, nuk e kanë ndërmend të ndalen, sepse kanë përkrahjen e familjeve të dëshmorëve dhe shumë veprimtarëve të tjerë, njëherit falënderuan të gjithë të pranishmit për prezencë dhe përkrahje, duke shpresuar, që vitin 2018, do të jetë edhe më mirë dhe me më shumë të pranishëm. Lavdi dëshmorëve, i përjetshëm kujtimi! / Përgaditi tekst: D.HEBIBI, foto, Musli SAHITI

 

Në Zvicër, u promovua Monografia e SHHLP-së, „10 vjet për kombin“

Në Zvicër, u promovua Monografia e SHHLP-së, „10 vjet për kombin“

 

„Si kulm i suksesit është kjo Monografi me plot 500 faqe, që materialet e shoqatës, të mos rrijnë nëpër qese e kutia, apo nëpër bodrume, por nëpër rafte të bibliotekave më të njohura të atdheut tonë, e deri tek ato europiane. Përgëzoj të gjithë aktivistët, që kanë kontribuar në këtë shoqatë. Duhet të jemi edhe më të bashkuar dhe të punojmë më shumë, pasi kemi arritur suksese. Shoqata ka bërë një punë të madhe për këto dhjetë vjet dhe unë, edhe pse jam me një moshë të thyer, do të jem afër veprimtarëve edhe në këtë shoqatë“, theksoi ndër të tjera, Shefket Hasani, ish komandant i UÇPMB-së.

 

Solothurn, 9 prill

Me rastin e 18 vjetorit të Betejës së Koshares, 18 vjet nga thyerja e kufirit shqiptaro-shqiptar, nën patronatin e Shoqatës Kulturore të Mërgimtarëve Tërnovcas „Jehona“ në Zvicër,  si dhe me përkrahje të Institutit Shkencorë Helvetikë të Europës Juglindore në Zvicër dhe me mbështetjen e disa veprimtarëve të dalluar të çështjes kombëtare, Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës», me seli në Gossau të Zvicrës, e promovoi monografinë mbi veprimtarinë e saj dhjetë vjeçare me titull «10 vjet për kombin». Monografia para pak ditësh u botua nga Shtëpia Botuese „Rugova Art“, me qendër në Prishtinë, me redaktor, Naim Kelmendi. Libri është i ndarë në dhjetë kapituj, ku çdo faqe e saj është një pasuri e veçantë, ngase është punuar me përkushtim, falë kontributit të madh, që kanë dhënë këta veprimtarë në këtë shoqatë, si nga kryesia e kaluar, por edhe kjo e tashmja. Promovimi filloi në orën 15.00, ashtu edhe siç ishte paralajmëruar. Kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, ishte i shoqëruar nga z.Shefqet Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, veprimtar i pandalshëm edhe i shoqatës, së bashku me autorët e monografisë, Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi. Ndërsa nga Shoqata e Mërgimtarëve Tërnocas „Jehona“, ishte z.Rafet Ademi. Promovimin e filloi z.Llukman Halili me disa fjalë përshëndetëse dhe duke thënë disa fjalë rreth kësaj monografie. 

Ai ndër të tjera theksoi se: „Monografia, autorë ka veprimtarët e shoqatës, që kanë punuar për këto dhjetë vjet, ndërsa ne, së bashku me Dashnim Hebibi, kemi mbledhur materialet e veprimtarisë suaj, që më duhet përmendur, është pra Dashnimi, që ju ka përcjellur që nga fillimi. Jemi të nderuar dhe shpresoj shumë, se kjo monografi, do të shërbeje si motivim për gjeneratat e reja, që të mos ndalen së vepruari për atdhe dhe si lloj pasaporte për shoqatën. Kemi mbledhur materiale, që kemi mundur ti gjejmë dhe që na kanë dhënë kryesia. Natyrisht, se nuk ka qenë edhe e lehtë, por me përkushtim e kemi punuar, duke e ditur, se këta veprimtarë kanë punuar për humanitet“. Me disa fjalë, u ndal edhe Fazli Musliu, kryetar i SHHLP, i cili falënderoi të pranishmit, autorët, drejtorin e TV Syri Blue, z.Musli Saiti dhe kryesinë e Shoqatës Kulturore Jehona. Z.Musliu kujtoi punën që është bërë në shoqatë, duke filluar nga kryesia e kaluar dhe deri më sot. Ai tha, se për ne është nder dhe hap historikë, që kemi bërë këtë monografi, ku kemi mbledhur shumë materiale, që i kemi edhe në portalin tonë të shoqatës. Shumica e materialeve janë të publikuara nëpër media. Sinqerisht, është bërë shumë, kemi punuar me shumë mund, që të ndihmojmë. Nuk kemi punuar për të pasurtë mira materiale në këtë shoqatë, por për ti ndihmuar ata që kanë nevojë, familjet e dëshmorëve, jetimët, studentë e kështu me radhë. Ai falënderoi edhe kryesinë, që e ka mbështetur deri më sot, por edhe sponzorët që kanë ndihmuar që të del kjo monografi në dritë. Një orë nëse dikushi ia ka kushtuar shoqatës, zoti e shpërleftë me të mira. Edhe kryesia e kaluar edhe ne sot, kemi pasur qëllimin kryesor, që të ndihmojmë ata që kanë nevojë. E këtë besoj, se e kemi bërë si duhet, ku çdo kush është i informuar në portalin tonë. Atje ku kanë shkuar ndihmat, janë dhënë në portal dhe nëpër media, pra kemi qenë të sinqertë dhe do të jemi deri në fund të jetës. Përkrahja e kryesisë dhe veprimtarëve të tjerë, na ka bërë të punojmë edhe më shumë, e padyshim, edhe falënderimet e atyreve, që pranojnë ndihma.
Shumë urime marrin ata që japin ndihma nga familjet skamnore. E shenjtë është ti ndihojmë atyreve që kanë nevoj. Ndërsa, Shefket Hasani, ish komandant i UÇPMB-së, gjithashtu vlerësoi lart punën që është bërë në shoqatë dhe si kulm i suksesit është monografia, që materialet e shoqatës, të mos rrijnë nëpër qese e kutia, apo nëpër katet e shtëpive përdhes, por nëpër rafte të bibliotekave më të njohura të atdheut tonë, e deri tek ato europiane. Z.Hasani, përgëzoi të gjithë aktivistët që kanë kontribuar dhe ai u ndje shumë i kënaqur, që ka dhënë kontribut me gjithë shpirt në shoqatë. Ai vlerësoi edhe punën e madhe, që ka bërë shoqata, duke u organizuar edhe për Akademitë Përkujtimore të UÇPMB-së, Akademi, që është e vetmja në diasporë që mbahet. Libri gjithsesi mbetet i përjetshëm. Duhet t`na gëzojnë këto lajme, që po kemi vullnetarë e po përgadisin libra. Se nuk është padyshim e lehtë, të punohet pa asnjë mëditje. Edhe autorët e librit, por edhe gjithë aktivistët rreth shoqatës, kanë punuar pa asnjë interes tjetër privat, por interesi i tyre ishte dhe është, ti ndihmohet atyreve që kanë nevoj. Për mua dhe shoqatën është ditë e madhe. Po shpresojmë, se do të bëjmë promovime edhe nëpër qytete të ndryshme të europës dhe të atdheut. I përgëzoj autorët, kryesinë e shoqatës dhe të gjithë ata që ia duan të mirën atdheut, të mos ndalemi, të bashkohemi edhe më shumë dhe të punojmë për amanetin e dëshmorëve, që e kishin, për bashkim. Bashkimi dhe forca vjenë, atëherë kur jemi të bashkuar”. Drejtorit i TV Syri Blue, z.Musli Saiti, një veprimtarë i dëshmuar e përgëzoi kryesinë e shoqatës dhe autorët. Ai potencoi, se të mblidhet një material për dhjetë vjet dhe të qëndiset në këtë monografi me 500 faqe është respekt dhe kënaqësi. Vërtet qenka bërë një punë e madhe. Kjo monografi është dhe do të mbetet e përjetshme, sepse brez pas brezi do ta kenë. Të punosh për bëmirësi është e shenjtë dhe unë mburrem me punën që ka bërë kjo shoqatë dhe shoqatat tjera. Vazhdoni e mos u ndalni edhe unë me ato mundësi sa kam pasur e kam përkrahur dhe do ta përkrahi, jo vetëm këtë shoqatë, por çdo nismë të mirë të kombit tim dhe të së mires së përgjithshme.
Kamerat e TV, si dhe studiot që i kam, janë në disponim të mërgatës. Dyert i keni të hapuar sa herë që të keni ndoj projekt. Vazhdoni dhe vetëm vazhdoni. Mr.sc.Dashnim Hebibi, u ndal, për disa minuta, duke falënderuar të gjithë të pranishmit, pastaj lektorin, redaktorin dhe të gjithë ata që kanë kontribuar në këtë monografi. Ai tregoi, se monografia është e ndarë në 10 kapituj dhe u betua, se asnjërit aktivist, nuk iu ka dhënë më shumë hapësirë, pra të gjithëve njësoj, pavarësisht se kush ka pasur aktivitete më shumë. Ai tha, se puna jonë është e pastërt, ne kemi mbledhur materiale, që na ka dhënë kryesia e shoqatës dhe materiale, që kemi gjetur nëpër media. Kjo shoqatë ka bashkëpunuar dhe bashkëpunon edhe me SHH „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully, prandaj, edhe kopertina e kësaj monografia ka një ngjashmëri, sepse ajo shoqatë ka 30 vjet veprimtari dhe SHHLP 10 vjet, prandaj, ne duhet të mburremi me mërgatën tonë të Luginës e cila ishte nëpër shumë proçese të kombit. Punën e kemi bërë pa asnjë mëditje dhe të hollat që do të mblidhen nga shitja e monografisë, siç tha edhe vetë kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu, do ti ndihmohen jetimët në Luginë, si dhe atyreve, që kanë nevojë. Monografia ka edhe foto dhe disa dokumente të skanuara. Gjatë gjithë punës, që është bërë në këtë monografi, z.Naim Kelmendi, redaktor i kësaj monografie, është treguar dashamirës dhe prandaj, ky libër është i këtij kualiteti të mirë. Z.Hebibi, falënderoi edhe të gjithë ata që kanë dhënë fjalë të mira për këtë shoqatë që janë të përfshira në libër. Ai shtoi, se normalisht, se mundet të ketë edhe gjëra pa përfshirë në monografi, por ka ribotime dhe ato munden të përfshihen edhe pse, beson shumë, se mbi 95% të materialeve, që i kanë pasur nga kryesia janë në këtë monografi. Monografia, do ti shërbeje edhe gjeneratave të reja dhe do të jetë thesar i çmuar brez pas brezi, se veprimtarët janë të përjetshëm. Edhe të pranishmit e tjerë, uruan për monografinë dhe morën nga një monografi nga kryetari i SHHLP-së, z.Fazli Musliu. Në fund të promovimit, u shtrua edhe një koktej modest nga SHKMT. / Dahest Luma, Solothurn

 

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës“, ndau ndihma në Luginë të Preshevës

„Jemi munduar që të jemi të sinqertë dhe jemi shumë të bindur, se çdo frang që e kemi grumbulluar, ka shkuar në vend të duhur. Monografia do të jetë me disa nga punët tona që i kemi pasur, kryesisht me materiale që janë pasqyruar edhe në media, por edhe përmes fotove e fjalëve të mira që na kanë thënë shumë personalitete, që e njohin veprimtarinë tonë bëmirëse“, na tha ndër të tjera, z.Musliu.

Ashtu edhe siç jemi mësuar të lexojmë dhe të shohim në teren punën e madhe, që ka bërë dhe që po bënë Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Gossau të St.Gallenit, ndodhi edhe ditë më parë, ku ndanë ndihmat për këtë stinë të ftoftë të dimrit. Për dhjetë vjetë me radhë, nuk u ndalën asnjëherë veprimtarët rreth kësaj shoqate, pa e rrahur gjoksin, pa pasur apetite të tjera, por vetëm ti ndihmojnë atyre që kanë nevojë, vazhdojnë edhe sot e kësaj dite. Dhjetë vjetë punë, dhjetë vjet sakrificë e pamohueshme, duke ndihmuar ata që kishin nevojë, duke i qenë afër familjeve të dëshmorëve, por edhe duke i përkujtuar dëshmorët shumë larg atdheut, për çdo vjet me Akademi përkujtimore, pa marur asnjë frang nga konto e shoqatës, por me mënyra të tjera bëmirësie, janë mbajtur ato Akademi dhe do të mbahen edhe në të ardhmen. Veprimtarët e bashkuar rreth sofrës së kësaj shoqate, ishin e janë të përkushtuar, se nuk do të ndalen, pavarësisht se mërgata jonë është lodhur me ndihma të ndryshme, por është puna serioze që ka bërë shoqata, që dyert i kanë të lira kudo që hyjnë e dalin dhe ndihmohet konto e shoqatës dhe më pastaj ndihmat shkojnë atje ku ka nevojë më së shumti. Ditë më parë, konkretisht me 28 nëntor, kryetari i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, z.Fazli Musliu, u gjend në Preshevë, Bujanoc e Medvegjë, për të mos i harruar dëshmorët, familjet e dëshmorëve dhe disa ata që kanë nevojë për ndihma. Arka e shoqatës modeste, që kishin vrapuar për muaj të tërë anëtarët e kryesisë e kryesisht kryetari, derë më derë, e qytet në qytet të Zvicrës, për të mbledhur ndihma, nuk është edhe e lehtë, vërtet e ndieshme dhe shumë e rëndë. Nuk kërkohet për veti, por për ata që kanë nevojë, megjithate e vështirë, shpesh na thonte z.Fazli Musliu, kryetar i shoqatës, por siç na thotë ai ndër të tjera, kudo që shkon, diçka i japin, sepse dihet, që shkojnë ndihmat në vend të merituar. Te vendi ku ishte lapidari u vendosën lule dhe flamuri kombëtar për 28 nëntor dhe më pastaj u vizituan varret e dëshmorëve, duke i nderuar ata përjetësisht. Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, bashkëpunon me dy shoqatat tjera edhenë vendlindje me OVL dhe Shoqatën Human Center në Preshevë.Ndihmat mblidhen kryesisht nga anëtarësia e shoqatës, që është 30 franga për një vit. Natyrisht, se kryesia e shoqatës, ka gjetur metoda, që të mblidhen ndihma edhe në forma të tjera, nga afaristë, e kështu me radhë.

Por nga këto ndihma modeste janë ndihmuar gjatë vitit 2016, hiq më pak se 113 familje.
Kryetari i Shoqatës, z.Fazli Musliu, sot është kthyer nga atdheu dhe ai për median tonë ndër të tjera na tha: „Falënderoj juve dhe gjithë ata që na kanë ndihmuar. Padyshim, falënderoj kryesinë dhe anëtarët dhe të gjithë zemërgjerët që kanë dhënë ndihma për ti ndihmuar ata që kanë nevojë. Nuk mundem emër e mbiemër ti përmendi, por vetëm perendia ua shpërbleftë. Vërtet nuk është e lehtë të kërkohet ndihma, por nuk mundemi të ndalemi, se ka shumë nga ata që kanë nevojë, më besoni, ka nga ata, që nuk kanë edhe bukën e gojës dhe gjërat elementare. Dimri është i rëndë për secilin e të mos flas për ata që janë në skamje. Me këtë rast, ashtu si viteve të tjera edhe sivjet në këtë stinë dimri, ndihmuam disa familje. Në komunën e Preshevës dhe të Bujanocit, janë ndihmuar familjet e dëshmorëve,me mjete, gjithsesj 12 familje. Pastaj, në komunën e Preshevës,Bujanocit dhe të Kumanovë, veteranët, invalidët, pra gjithsej 46 familje me nga një pako me gjëra të nevojshme për një familje.

Kemi punuar edhe varrezat e disa dëshmorëve
Kemi ndarë ndihma për skamnorë në komunën e Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, gjithsej 52 familje, gjithashtu me nga një pako me gjëra elementare. Kemi ndimuar edhe tre studentë në komunën e Preshevës dhe të komunës së Bujanocit. Me këtë rast, në asnjë mënyrë nuk mundem pa i përmendur dhe falënderuar edhe Bashkësitë fetare islame e në veçanti xhamin e Rebshtajnit, Rorschait, Buksit, Flumsit, St.Gallenit, Dietikon, e shumë e shumë të tjera, njiherit sponzorët dhe mediat lokale dhe ato kombëtare. Ju njoftojmë, se së shpejti, do të del në dritë edhe libri monografikë i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, me bashkëautorët e nderuar, me veprimtarët e pandalshëm, Dr.sc.Llukman Halili dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi. Të dy autorët, kanë pranuar, që libri të punohet pa asnjë mëditje, poashtu edhe lektori nga Medvegja, Prof.Jonuz Fetahu, do ta bëjë lekturën pa asnjë mëditje. Libri do ta sheh dritën së shpejti. Ne u jemi falënderues shumë. Është një punë dhjetëvjeçare dhe mirë do të ishte të mbetet në këtë monografi, si një dokument, se mërgata ka punuar e nuk është ndalur dhe në shenjë falënderimi për të gjithë ata që kanë kontribuar. Jemi munduar që të jemi të sinqertë dhe jemi shumë të bindur, se çdo frang që e kemi grumbulluar, ka shkuar në vend të duhur. Monografia do të jetë me disa nga punët tona që i kemi pasur, kryesisht me materiale që janë pasqyruar edhe në media, por edhe përmes fotove e fjalëve të mira që na kanë thënë shumë personalitete, që e njohin veprimtarinë tonë bëmirëse. Edhe njëherë, falënderoj të gjithë ata që kanë kontribuar dhe ne u ndamë ndihmat ashtu siç është dashur, në vendin e duhur dhe padyshim, të gjitha familjet që kanë pranuar ndihma, u janë falënderuar atyre që kanë dhënë me uratat më të mira shpirtërore. Me që jemi në fund të vitit, ju uroj të gjithë mërgimtarëve kudo që janë, me urimin më të mirë, që viti 2017, të na gjej me shëndet mirë neve dhe familjet tona, miqtë tanë, dhe gjithë kombin shqiptarë kudo që gjendet. Të mos i harrojmë dëshmorët, familjet e tyre, invalidët e luftës dhe të jemi më të bashkuar në mes veti, për të mirën kombëtare, e në fund, mos ti harrojmë ata që kanë nevojë, skamnorët. Zoti na bekoftë, zoti ua shpërbleftë secilit me aq sa ka ndihmuar dhe e di shumë mirë, se bëmirësit, nuk do të ndalen, ata do të ndihmojnë edhe në të ardhmen. Kushdo që të jetë në shoqatë, besoj shumë, se do të kontribuoj drejt, sepse kemi të bëjmë me të varfër, me familje dëshmorësh, invalidë e kështu me radhë. I lumi ai i lumi, që kontribuon drejt, e pa rrah gjokse, e pa pasur ndoj ambicie tjetër, përveç, që ti ndihmohet atyreve që kanë nevoj.“ Kryetari i Shoqatës Humanitare „Lugina e Preshevës“, z.Fazli Musliu, pasi na njoftoi me ndihmat që i kanë shpërnda këto ditë në Luginë të Preshevës dhe disa ndihma edhe në Maqedoni, kryesisht në Kumanovë, beson shumë, se viti 2017 do të jetë edhe më i mirë edhe në aspektin bëmirës, por një është e sigurt siç na tha ai: „Diaspora ka pasur e do të ketë zemërbardhë“. ( Legjenda e fotove, pamje nga disa takime që i ka zhvilluar z.Musliu në Luginë të Preshevës dhe disa varre të dëshmorëve se si janë rregulluar) /Dashnim HEBIBI

Diaspora shqiptare kontribuese edhe për unitet të faktorit politikë në Luginë të Preshevës

 

Është përmendur dhe përmendet, se veprimtarët e mëdhenj, nuk dijnë pushim, ata edhe kur e bëjnë një kokërr gjumë, e bëjnë me një sy, ose çdo tik takë i zemrës rreh me atdheun e tyre. Atdheun e duan dhe për të punojnë në çdo sekond të kohës. E mira e të mirës, thojnë veprimtarët e mëdhenj, që të jesh apolitikë dhe të punojmë për të mirën e përgjithshme. Respektohet, çmohet dhe ndihmohet aty ku ka nevoj atdheu, nëse kërkohet edhe nga i pari i qytetit, me një fjalë, mërgata është aty. Muaji korrik e gusht, njihen si muaj të mërgimtarëve edhe në Luginë të Preshevës, e në këto ditë, shumica e mërgimtarëve janë për pushime në atdhe, dikush pas dasmave e gazmendeve të tjera, por ka edhe nga ata, që i lëjnë me një anë disa prej tyre, që të forcohet më shumë bashkëpunimi për një të ardhme më të mirë, nëmes mërgatës dhe atdheut. Dy shoqatat e njohura mërgimtare nga Lugina e Preshevës, ajo e Shoqatës Humanitare „Medvegja“ me qendrën e saj në Fully/Valis-Zvicër dhe Shoqata Humanitare „Lugina e Preshevës“, me qendrën e saj në Goosaut të St.Gallenit, janë jo më pak se mbi pesë vjetë në bashkëpunim të shëndosh në shumë drejtime. Ata edhe sot, aty nga ora 11.00, realizuan një takim miqësor dhe urues, me të parin e Preshevës, Z.Shqiprim Arifi, në zyren e tij në komunën e Preshevës, i cili ishte i shoqëruar nga Gazmend Selmani, shef i kabinetit të tij. Delegacioni nga mërgata, z.Fazli Musliu, kryetar i SHH „Lugina e Preshevës“, Zenel Neziri kryetar i SHH „Medvegja“, Prof.Jonuz Fetahu zyrtar i Parlamentit të Kosovës e njëherit një veprimtar i njohur nga Medvegja që jeton dhe vepron në Kosovë, si dhe Mr.sc.Dashnim Hebibi, drejtor i Institutit Shkencor Helevetik të Europës Juglindore me seli në Zvicër, të shoqëruar edhe nga Dr.Driton Salihu editor i agjencisë së lajmeve presheva.com. Ky takim ishte miqësor dhe bashkëbiseduan për shumë tema. Takimi ishte miqësor dhe vazhdoi mbi një orë e pesëmbëdhjet minuta.

 

Fazli Musliu, kryetar i shoqatës Humanitare Lugina e Preshevës pasi foli për punën shumëvjeçare të kësaj shoqate, tha se rëndësi të vecantë për Luginën e Preshevës kanë edhe atdhetarët që jetojnë në Evropë, të cilët me kontributin e tyre sado pak ndihmojnë vendlindjen, ku me një antarësi 30 frangash në shoqatë ata arrinë çdo vitë të ndihmojnë familjet në nevojë si dhe familjet e dëshmorëve.
Edhe Zenel Neziri si kryetar i shoqatës Humanitare “Medvegja” ka kërkuar nga autoritetet vendore edhe ato kombëtare që të bëhet më shumë për Medvegjën, ti ndihmohet atyre 400 personave që kanë mbetur që edhe ata të mos largohen.
Dashnim Hebibi, publicist dhe zv.president i institutit për studime Helvetik foli në lidhje me Institutin duke e përgëzuar kryetarin për suksese dhe per nje unitet me te madh mes të gjithëve. Ai tha se energjia pozitive duhet të harxhohet për suksese e jo për kundër njëri tjetrit.

Kryetari i komunës së Preshevës, pasi tregoi për problemet që ka hasur gjatë këtyre dy muajve sa drejton komunën, premtoi se bashkëpunimi me shoqata do të jetë konkret, duke premtuar se vitin e ardhshëm do të hapet dhe zyra e diasporës në Komunën tonë, ku jo vetëm që do të jetë ndihmesë e bashkëatdhetarëve tanë për problemet që kanë ata, po do të jetë dhe urë lidhëse për investimet dhe bizneset.

 

Aty në orën 14.00 e takuan të parin e Bujanocit, z.Shaip Kamberi
Edhe me z.Kamberi, bashkëbiseduan për shumë tema dhe e përgëzuan për suksese. Padyshim, delegacioni i mërgimtarëve, si në Preshevë ashtu edhe në Bujanoc, folën edhe për një unifikim më të mirë të faktorit politik në Luginë të Preshevës dhe tu jepet hapësirë më shumë edhe mediale Medvegjës.

 

 

Mërgimtarët tanë, nuk e harruan edhe ish të parin e Bujanocit, Prof.dr.Nagip Arifi, me të cilin kanë bashkëpunuar sa ishte kryetar dhe i dëshiruan suksese dhe e falënderuan për mbështetjen që i ka dhënë mërgatës sonë. Gjithsesi, folën që mërgata jonë, dëshiron dhe pret, që të jemi më të bashkuar në atdhe, që të jemi më të fortë, në të mirë të këtyre trevave shqiptare. Delegacioni nga mërgata, u nda shumë i kënaqur me këto takime dhe pret që tu jepet hapësirë më shumë mërgimtarëve, duke e ditur, se atje është një potencial i pastër jo vetëm financiar por edhe në fusha të tjera jetësore. Gjithsesi, ky delegacion, kërkoi, që në të dy komunat, të kenë një zyre enkas për mërgimtarët tanë. /presheva.com/

Në Buchs të St.Gallenit-Zvicër, u përkujtuan 28 dëshmorët e UÇPMB-së (Fotoreportazh)

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, vatër e ngrohtë atdhedashurie e humanizmi

 

 

06.03.2016 | 12:37
Shkruan: Ismet Rashiti
Mërgata shqiptare gjithnjë ka marrë frymë e ka jetuar me mallin dhe hallet e atdheut të tyre. Kontributi i saj është tepër i madh dhe i gjithanshëm, duke filluar nga ndihmat e shumta për nevoja ekonomike, shkollore, arsimore, kulturore, humanitare, deri te pjesëmarrja e një numri të madh prej tyre në luftërat çlirimtare. Thënë ndryshe, mërgata shqiptare gjithnjë ka qenë aty ku e ka kërkuar nevoja, duke u dëshmuar kështu si krah i fortë dhe i pandashëm i popullit të saj liridashës. 
Që nga viti 1981 kontribut të veçantë kanë dhënë edhe shqiptarët e Kosovës Lindore si pjesë e pandarë e interesit mbarëkombëtar. Atdhetarët e kësaj ane gjithnjë kanë qenë pjesë e përpjekjeve dhe luftës për liri, duke kontribuar aty ku ka pasur nevojë, pa dallim krahine, bindje politike apo përkatësie partiake. 
Ndihmat e mëdha para dhe gjatë luftës së UÇPMB-së kanë vazhduar edhe pas përfundimit të luftës, si një obligim moral e humanitar ndaj fëmijëve të dëshmorëve, familjeve të tyre, invalidëve të luftës dhe nevojtarëve të tjerë. 
Pikërisht për këtë qëllim, me iniciativën e veprimtarëve shumëvjeçar, Shaip Bajrami, Fazli Musliu, Murat Avdiu dhe Fehrat Rashiti, më 17 qershor 2006, është themeluar Shoqata Humanitare “Lugina e Preshëvës” në Kantonin St. Gallen. Kjo iniciativë u mirëprit nga të gjithë shqiptarët, ndaj edhe u mbështet në mënyra të ndryshme, veçmas me mjete financiare nga atdhetarë, njerëz besimtarë e humanë si dhe nga biznesmenë patriotë të cilët e ndjejnë me shpirt e zemër peshën e rëndë të atdheut të tyre, të familjeve të dëshmorëve, invalidëve që lanë pjesët e trupit për të drejta e liri kombëtare dhe jetimëve që kanë mbetur pa prindër. 
Themelimi i Shoqatës Humanitare “Lugina e Preshevës” u bë kështu një vatër e ngrohtë atdhedashurie e humanizmi. Në Kuvendin e dytë, mbajtur në Rebstein, më 15 nëntor 2008, kryetar i parë u zgjodh veprimtari shumëvjeçar e me përvojë të madhe, Shaip Bajrami i cili për disa vite udhëhoqi me sukses, duke afirmuar vlerat më të mira patriotike e humanitare: “Fillimi ka qenë paksa i vështirë, por me punë dhe angazhim konkret kemi arritur ta themelojmë dhe ta vëmë në binar Shoqatën Humanitare ‘Lugina e Preshevës’. Natyrisht kjo nuk do të mund të bëhej pa përkrahjen e të gjithëve, ndaj edhe u jemi mirënjohës të gjithë atyre që derdhën mundin, kohën dhe sakrificën që kjo shoqatë të vihet në themele të forta dhe ta luajë rolin e saj humanitar, ashtu siç është përcaktuar me statut”, thotë kryetari i parë, Shaip Bajrami. 
Që nga 8 janari i vitit 2011 kryetar i SHH “Lugina e Preshevës” është zgjedhur atdhetari Fazli Musliu nga fshati Strezovc i Preshevës, i cili vjen nga një familje dëshmorësh. Në detyrën e sekretarit është veprimtari i orëve të para Ferat Rashiti, të arkëtarit Shaip Bajrami dhe të anëtarëve të kryesisë, veprimtarët dhe humanistët e dëshmuar, Naser Rrustemi, Bejtulla Beluli, Shefket Hasani dhe Fidan Shabani. Që nga themelimi, për çdo vit, Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” organizon akademi përkujtimore për dëshmorët, nëpërmjet të cilave nderon deri në përulje të gjithë ata që dhanë jetën për kauzën e drejtë kombëtare. Njëherësh bashkëpunon me shumë shoqata simotra dhe merr pjesë si bashkorganizatore me subjektet e tjera në të gjitha veprimtaritë me interes kombëtar. “Sado që nuk është aspak punë e lehtë, po përpiqemi ta japim maksimumin që t’i ndihmojmë ata që më së shumti kanë nevojë dhe që kanë mbetur pa përkujdesje të askujt. Falë përkushtimit të anëtarëve të Kryesisë kemi arritur që vit pas viti ta zgjerojmë fushëveprimin tonë, duke grumbulluar mijëra franga dhe duke ndihmuar pastaj familjet e dëshmorëve, jetimët, invalidët, por edhe segmentet e tjera të jetës, aty ku është parë e nevojshme. Sivjet shënojmë 10-vjetorin e themelimit dhe mund të them se ndihemi të lumtur e krenarë që kemi arritur sadopak të ndihmojmë në zbutjen e jetës së fëmijëve jetimë, familjeve të dëshmorëve apo invalidëve e veteranëve që dhanë jetën apo gjymtyrët e trupit për një ardhmëri më të mirë të brezave”, thotë kryetari Fazli Musliu. 
Shoqata Humanitare “Lugina Preshevës” qysh në vitin e parë të themelimit ka grumbulluar 12.74 frs për të vazhduar pastaj në vitin 2007 me 17.870 frs, në vitin 2008 me 21.700 frs. Viti më i suksesshëm ka qenë viti 2009 me gjithsejtë 37.400 frs, 2010 janë grumbulluar 29.600 fr. në vitin 2011 ka kontribuar me 25.500, në vitin 2012 janë grumbulluar dhe ndihmuar nevojtarët me 23.860 frs, në vitin 2014 me 17.840, në vitin 2015 me 15.700 dhe këtë vit 15.320 frs. 
Brenda dhjetë viteve të ekzistimit Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” ka ndihmuar me gjithsejtë 217 540 frs. Segmentet më të ndjeshme dhe më të nevojshme të shoqërisë shqiptare, gjithnjë në përputhje me statutin e shoqatës. 
Duhet theksuar se e tërë veprimtaria e SHH “Lugina e Preshevës” bëhet në bazë vullnetare, ndaj veprimtarët e saj të devotshëm, e atdhetarë të përkushtuar, kanë gjetur mirëkuptim te të gjithë mërgimtarët dhe bizneset, për të cilën gjë, kryesia e shoqatës, i falënderon të gjithë ata që kanë kontribuar, në çfarëdo mënyre qoftë.
Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” tashmë është bërë një dritare drite e shprese për shumë nevojtarë në Luginën e Preshevës dhe më gjerë.
Kryesia e Shoqatës “Lugina e Preshevës” tashmë është bërë një shembull i mirë për të gjithë shqiptarët se si duhet të punohet e ndihmohet. Emri i kësaj shoqate, sidomos atdhetarët e saj të përkushtuar me mish e me shpirt, janë emra që po skaliten në memorien e popullit shqiptar dhe historisë si njerëz humanë e patriotë të cilët po lënë porosi gjurmë të thella për gjeneratat e reja. 

 

Mbledhje e kryesis së SHHLP për Zvicër 27.02.2016

Ne mbledhjen e kryesise se SHHLP qe u mbjajt me 27. Shkurt ne qytetin e St. Gallen te zvicres ,  ku kryesia e ShhlP pati nji agjende te ngjeshur te "Rendit te dites" . Kryetari i iniciatives per ndertimin e Kompleksin Memorial te Luftarit te Lirise te Fshatit Recan komuna Gostivare Prof. Nasir Rustemi ne prezenc te antareve te kryesise  prezent : Arkatarit Sheip Bajra ,  Biznismenit Ferat Rashitit  , Prof Murat Avdiuti,  Ex. Kom. Shefqet Hasanit , kryetarit te SHHLP Haxhi Fazli Musliut  i ndau Mirenjohje per Kontributin finansiare ndaj ketij projekti madheshtore kombetare. Shkurte historiku i ndertimit te ketij Kompleksit Memorial. Pas disfates se perandorise osmane dhe kryengritjes te vitit 1913 Gjith Shqiptare kunder urzurpimit dhe coptimit te trojeve Shqiptarete nga Aleanca Ballkanike e perbere nga Bullgaria, S.Mali i zi , Greqia e tjere bene nji Gjenocid te pa parapare ndaj popullates se pafajshme , ku dogjen shum vendbanime dhe i rafshuan per toke, vrane bura gra dhe femije per te zvoglusr numrin e popullates Autokton shqiptare ne keto troje. Keshtu ndodhi edhe ne fshatin Recan ne shtatore te vitit 1913 u vrane dhe masakruan mbi 120 qytetare Recanas, ku nji pjese tjeter i detyruan te leshojne vendlindjen, me familje ne drejtim  te shkritirave te Anadollit e edhe vise tjera. Ky memorial perfshine permendoren e te vrareve me vitin 1913 si dhe rezistencen e Ballit Kombetare dhe komandanti n e Lirise Haqif Recanin
I cili kishte nji nji ideologji te paster Kombetare i cili beri 3  beteja per mbrojtjen e trojeve shqiptare pre vitit 1941 deri me 1945 dhe popullates te pa fajshme  dhe te pa armatosur. Hapja soleme u be me 28 Nendore 2015  ne diten e flamurit ku muren pjese nje numer i madhe qytetare te vendit dhe rethit si dhe Kryetari i Komunes se Gostivarit Prof. Nevzat Bejta i cili e shpalli si manifestim qendrore ne Komunal dhe me gjere. Muren pjese Profesore dhe Akademik, Ministra dhe politikan te hapsires shqipetare. Ku gazetare te mediave te ndryshme e cituan ne shkrimet e tyre si Fillim i Bashkimit te spektrit politik Shqipetare.
Nga Prof Nasir Rustemi

Shoqata Humanitare Lugina Preshevës falemnderon kshillin iniciativë të fshatit REÇAN për ndarjen e mirnjohjes

///////////////////////////////////////////////

Kontributi dhe ndimat totale e SHHLP,së për Vitin 2015 janë 15.320.Fr- Zoti i shpërbleftë të gjithë pjesëmarrsit:

Nji takim me studenten e matematikës Arta


                 FTESË PËR SOLIDARITET

Të nderuarë  antarë  dhe bashkëatdhetarë  firma dhe biznese shqiptare në zvicër dhe ju mbështetës të shoqatës shhlp u bën 9 vite veprimtari dhe  humanitet njerzorë

tash po afrohet koha e dimrit ju bëjmë thirrje  për solidaritet

shhlp bën shpërndarjen  e ndihmave për çdo vit në pragë të dimrit ,ne ndihmojmë rrethë 70 familje si që janë familjet e  DËSHMORËVE,Invalidët dhe veteranët e skamnorët dhe kemi 3 studentë njiherit ju falemnderojmë për mbështetjen e deri tashme të shhlp /shhlp ndihmon aqë sa ju i ndihmoni  shhlp,së transparecën e kemi dëshmu qe nënt vite ne ja shpërndajmë ndihmat vetë personalishtë  der me der dorë më dorë në bashkpunim me ovl  dhe humancenter dhe shpresojmë që edhe kët vitë të kemi arsyen e vizitave të ktyre familjeve  që na presin për çdo vitë  me respekt kryesia e shoqatës

Winterthur, 31 maj 2015

Edhe sivjet, jo pa vështirësi, u mbajt Akademia e vetme përkujtimore që mbahet në diasporë, kushtuar dëshmorëve të UÇPMB-së. Mesazhi, qëllimi, realizimi i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, që mbahet me vite të tëra në Zvicër, prej një grupi shumë të vogël të atdhetarëve të Luginës së Preshevës ei ndihumuar edhe nga veprimtarë nga Kosova dhe Maqedonia, është shumë i qartë dhe nuk do komente: “Dëshmorët nuk duhet harruar, e nëse do ti harrojmë, atëherë, do të na dënoj perendia dhe historia”. 

Të japësh vërejtje për një organizim dhe të mos japësh ide të reja, apo të kontribuosh, sado pak, përvoja e tregon, se nuk është e hijshme, apo ndodhë tek ata, që nuk munden të pajtohen, se diçka e mirë po bëhet. Ndoshta, dikushi, nga ata, që do ta lexojnë këtë reportazh, do të thotë, si duket, nuk paska shkuar mirë Akademia, e ne do ti japim përgjigje, se është e pamundur të mos shkoj mirë, sepse ata pak veprimtarë, që po merren me organizimin, janë të pastër dhe nuk kanë fituar asnjë lekë për vete, por familjarët e dëshmorëve, flasin fjalë të ëmbla për organizatorët dhe i freskohet shpirti, duke e ditur, se baballarët e tyre, fëmijët e tyre, vëllau i tyre, po përkujtohet edhe në gurbet. 

 

 


 

 


Edhe shumë përgjigje të tjera do të vijnë, por nuk do të ndalemi, duke e pasur parasysh, hovin e madh të përditshmërisë sonë

 

Ndërrimi i ideve, apo mos pajtimi i ideve, nuk është kritikë e keqe, apo vëretje se nuk do të punohet mirë, por aty ka cilësi. Tekefundit, të dërgoj mesazhe vlërsimi të mirë për këto Akademi, tek i pari i shtetit shqiptarë, Dr.Sali Berisha, tek i pari i kryeqytetit shqiptarë Tirana Lulzim Basha, Ministri i Diasporës Ibrahim Makolli dhe shumë ministra, veprimtarë të tjerë, e të tjerë, personalitete të fushave të ndryshme të përditshmërisë sonë dhe më kryesora, të marrësh fjalë të mira edhe ate me lot në sy nga familjarët e dëshmorëve, shpresoj, se është kulmi i së mirës, se kjo Akademi, pavarësisht, pengesa të vogëla, duhet vazhduar edhe në të ardhmen. Sivjet, një kontribut të veçantë, pa asnjë pëtesë sa i pëket programit artistik u përkujdes, SHKA Dardania me qendrën e saj në Winterhur. Ishte z.Shefqet Cakolli, që sapo u kthyen nga festivali mbarë kombëtar nga Gjirokstra, deshtën, që të japin kontribut në këtë Akademi, që ti përkujtojmë dëshmorët. Organizatorët e Akademisë, si edhe herave tjera, e kishin ngarkesën më të madhe, që të dal si duhet Akademia dhe ashtu ndodhi, u kalua me suksesin më të mirë të mundshëm. Të gjithë musafirët, ishin ftuar, që Akademia të filloj në ora 13.30, por organizatorët, duke parë në shumë tubime se po ka vonesa të programit, e kishin caktuar këtë orarë, që të vijnë të gjithë dhe në ora 14.00 të filloj programi, pra të mos vonohen bashkatdhetarët dhe të flasin nëmes veti dhe të përshëndeten me familjet e dëshmorëve. 


Skena, si edhe herave tjera, ishte e mbushur me fotot e dëshmorëve, 28 dëshmorë, 28 drita të pashueshme, 28 rreze, 28 shpresa, 28 emra, 28 familje, një qëllim, një betim, një rilindje.


Emocione, lotë, shihje tek shumë familje të dëshmorëve, e mezi pritshin të dëgjojnë diçka, për këta dëshmorë. Kishin bërë rrugë, edhe mbi 1000 km bashkatdhetarët tanë, dikush, 800 km, vetëm e vetëm, të jetë prezent. Nga organizatorët, ishte vendosur, që vendet më të mira në sallë, ti kenë familjet e dëshmorëve dhe musafirët special, që kishin ardhur nga Bujanoci dhe Medvegja. Veprimtarët nga Dukagjini, Drenica, Anamorava, Gostivari, Bujanoci, Presheva e Medvegja, pritshin emocionet e fillimit të kësaj Akademie. Atëherë, kur u bë ora 14.00, filloi edhe Akademia, me një moderim të shkëlqyer nga Ramadan Morina. 


Kësaj here, musafirë i veçantë, ishte Jonuz Musliu, përfaqësues politik i UÇPMB-së, njëherit kryetar i LPD-së, ambasador i paqes, si dhe kryetar i Këshillit Nacional të Shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës, pastaj Kryetari i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇPMB-së në Preshevë, Nazmi Hajredini, konzulli i Kosovës në Cyrih z.Sali Sefa dhe shumë personalitete të tjera nga diaspora.


Në këtë Akademi edhe si herave tjera, ishin prezent, familjarët e dëshmorëve të Artan Abazit, Mitat Musliu, Komandant Lleshit-Ridvan Qazimi, komandant Terri – Shaban Ukshinit, etj, etj.


Emblema e UÇK-së dhe ajo e UÇPMB-së, ishin në anën e majtë e në anën e djathtë, të skenës, flamuri kombëtarë shqiptarë dhe ai i shtetit mikë të kombit tonë zviceranë. Nxënësit e Shoqëris Kulturo-Artistike „ Dardania“, e hapën programin duke kënduar hymnin kombëtarë.  Zenel Neziri, kryetar i Shoqatës Humanitare “Medvegja” me qendrën e saj në Fully të Valisit i shoqëruar me kryesinë e shoqatës dhe veprimtarë medvegja, kishin ardhur nga pjesa franceze e Zvicrës sikurse edhe viteve të mërparshme për ta përkrahur akademinë. Pas hymnit kombëtar, fëmijët e veshur me veshje kombëtare, të përmendur me emra dhe mbiemra dëshmorët nga moderatori, mbanin në duar fotot e dëshmorëve dhe vendoseshin në mes të skenës duke dhënë emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit. Moderarori i Akademisë, z.Morina përshëndeti të gjithë të pranishmit dhe  veprimtarin, njëherit kryetar i SHHLP Fazli Musliu përgjegjës i këshillit organizativ të hap Akademinë përkujtimore. Me të dalur në skenë z.Musliu, falënderoi të gjithë për pjesmarrje dhe përshëndeti familjet e dëshmorëve si dhe musafirët nga atdheu. Gjithashtu, z.Musliu, falënderoi edhe sponzorët, që ndihmuan të mbahet kjo akademi. 


Pas fjalës së z.Musliu, me një minutë heshtje u nderuan dëshmorët e kombit edhe për dëshmorët e fundit që ranë në Kumanovë.


Në vazhdim të prorgamit u dha edhe një një historik i shkurtërt të 28 dëshmorëve të UÇPMB-së, përgaditur nga publicisti Dashnim Hebibi e të realizuar nga ana teknike nga Iljaz Beqiri nga Drenica. Pas këtij dokumentari të shkurtër, që u mirëprit nga të pranishmit, në skenë u ftua për një fjalë përshëndetëse edhe Shefket Hasani, i cili krisi pushkën i pari kundër regjimit të kryekriminelit Millosheviq dhe ai u përkul para dëshmorëve, përshëndeti të pranishmit dhe përgëzoi këshillin organizativ që nuk po ndalet së organizuari për çdo vjet një Akademi të dëshmorëve.


SH.K.A „Dardania“ me qendrën e saj në Winterthur, me përgjegjësin e saj Shefqet Cakolli, i cili pa asnjë përtesë ka pranuar, që sivjet të ketë barrën kryesore të programit artistikë, u falënderua nga këshilli organizativ dhe familjarët e dëshmorëve. Kjo shoqëri, ditë më parë ishte në festivalin mbarëkombëtar në Gjirokastër dhe enkas përkëtë Akademi që në fillim të programit u paraqit me tri pika muzikore.


1. Valle instrumentale – orkestra e SH.K.A „ DARDANIA“

2. Këngë për Preshevën, këndojn vëllezërit Arbnor dhe Rrezart Kuqi

3. Këngë pë bashkimin kombëtar, këndon Hamit Shillova


Nga Presheva, sivjet ishte i pranishëm veprimtari i dëshmuar i çështjes kombëtare z.Nazmi Hajredini, që njëherit është kryetar i OVL-së për Preshevë, i cili përshëndeti të pranishmit dhe tregoi hollësisht për situatën aktuale që po mbretëron në këto troje shqiptare.



Me një telegram urimi e përshëndetës u lexua nga moderatori, të cilin e kishte dërguar kryetari i Komunës së Bujanocit, Dr.Nagip Arifi.


SH.K.A Dardania në vazhdim dha një valle për nënat e dëshmorëve, luajtur nga fëmijët e shoqërisë, që të gjithë e mirëpritën me duatrokitje të mëdha dhe të cilët ishin me plot emocione, ngase e kuptuan mesazhin e qartë që kishte kjo pjesë artistike, me një përgaditje shembullore.  


Konzullit të Kosovës në Cyrih, z.Sali Sefa, i cili gjithmonë është afër mërgatës së Luginës së Preshevës, ju dha fjala dhe ai pasi përshëndeti familjet e dëshmorëve, këshillin organizativ dhe të gjithë të pranishmit, u ndalë së kujtuari, vlerën e madhe që ka kjo përkujtimore, që nuk po harrohen dëshmorët dhe duke shpresuar, se një ditë amaneti i dëshmorëve do të shkoj në vend. 


Fjala iu dha edhe z.Jonuz Musliu, i cili përshëndeti të gjithë të pranishmit, familjet e dëshmorëve dhe këshillin organizativ. Ai ndër të tjera tha, se na duhet unitet dhe punë më e madhe që të jemi aty ku duhet të jemi. 


Këngëtari i muzikës folklorike Hekuran Rexhepi me grupin e tij si edhe herave tjera, u prezentua me dy pika muzikore. Kënga e parë ishte dëshmorët e Kosovës Lindore dhe këngëtarja e re Hysnije Rexhepi që e thërrasin si Fatime Sokoli, e  cila këndojë këngën: 


Na bashkon vetëm një Shqipëri“, dhanë emocione të mëdha tek të gjithë të pranishmit.


SHKA Dardania me vallen e kaçakëve, luajtur nga grupi i burrave, me tupan, ishte edhe një herë, dëshmi e madhe, se kjo shoqëri, jo padyshim është shumë meritore jo vetëm në Zvicër e gjithë diasporën, por është një emblemë e fortë, se diaspora shqiptare ka ruajtur dhe po ruan traditën e gjuhën tonë kombëtare. Një valle e mrekullueshme, me motiv lufte, që dëgjoheshin artistikisht edhe zërat e pushkave të dëshmorëve. Pas kësaj valleje, u recituan edhe dy poezi kushtuar dëshmorëve nga nxënës të shkollës plotësuese shqipe, anëtar të SHKA Dardania. 


Me një fjalë përshëndetëse, u paraqit edhe babai i dëshmorit të UÇPMB-së, i cili edhe pse në moshë të thyer kishte ardhur enkas nga Tërnoci i Bujanocit për të marrë pjesë në këtë Akademi. Me disa fjalë të shpirtit, luti që të jemi më të bashkuar.  Edhe një poezi nga vajza e Shaban Ukshinit – Komandant Terri, ishte një emocion i papërshkrueshëm për të gjithë të pranishmit, që shiheshin me lotë në sy, ku përshkruajti mallin e prindit, që nuk e pa duke u rritur dhe tash, nipi e kërkon gjyshin  e tij. 


Gjatë programit, u falënderuan,  kryesia e Shoqatës Humanitare Medvegja, Shoqata Humanitare „Agimi“ Tërnoc, Shoqata Humanitare „ Hafez Xhaferi“ Bushtran, Hamdi Qenani,  Kumanovë, veprimtar në Zvicër, Agjensia Turistike „ Mimoza“, Preshevë, SH.K.A „ Dardania“ në Winterthur të Zvicrës, moderatori i Akademisë dhe të gjithë ata që kanë kontribuar që të organizohet kjo akademi. Në fund të kësaj Akademie, kryetari i OVL-së z.Hajredini, ndau një mirënjohje për z.Fazli Musliu dhe këshilli organizativ u ftuan në skenë, për ti nderuar disa nga të pranishmit me nga një mirënjohje, që i ndau z.Zenel Neziri kryetar i SHH Medvegja dhe Shaip Bajrami arkatar i SHHLP-së. Të gjithë të pranishmit, u ndanë të kënaqur dhe shumë të tjerë, duke bashkëbiseduar dhe duke i dhuruar lavdërata organizatorëve për organizimin dhe që të mos ndalen asnjëherë.


 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 
 

 

Këshilli Organizativ i Akademisë Përkujtimore të UÇPMB-së, Zvicër p¨r informata adresen elektronike www.shhlp.com








                                                                                                                        

ORGANIZATA E VETERANËVE TË LUFTËS
UÇPMB-së
                                         TELEGRAM URIMI
Organizata  e Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare për Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë, ju përcjell urimet më të sinqerta me rastin e mbajtjes së Kuvendit të  Katërt të Shoqatës Humanitarë të Luginës së Preshevës. Të nderauar delegate, e nderuara kryesi, i nderuari kryetarë deri tanishëm. OVL e UCPMB – së uron që mbajtja e këtij kuvendi, Shoqaten tuaj ta forcoj edhe më  shumë. Shpresojmë që ky kuvend do të shërbej që në të ardhmen të konsolidohen radhët tuaja edhe më fort,  me shpresë se do  t’i realizoni objektivat e parapara  me statusin e Shoqaten  tuaj.                          --Të nderuar të pjesëmarrës të këtij kuvendi,të Shoqatës Humanitarë "Luginës së Preshevës" por edhe diaspora kanë luajtur një rol të rëndësishëm në ngritjen e vetëdijes kombëtare te shqiptarët. Në rrugëtimin e vështirë të shqiptarëve për ta fituar lirinë dhe pavarësin aktiviteti dhe kontributi i diasporës në kanalet e historisë kombëtare ka një vend rezervuar.            OVL e UCPMB  – së, ju falënderon për kontributin tuaj me mjete  materiale ne ndihmë të aktivitetit të organizatës  tonë. Neve duke ju falënderuar për kujdesin e treguar ndaj familjarëve të dëshmorëve dhe vlerave të luftës së UCPMB –së, ju ftojmë që  edhe në të ardhmen ta thellojmë bashkëpunimin e ndërsjell. Ndihma e juaj, është shumë e rëndësishme në përpjekjet  tona të përbashkëta për ta jetësuar emanetin e dëshmorëve ne luftën tonë për liri dhe bashkim kombëtarë.
Urime dhe suksese.      Me Respekt                        Kryetarë i OVL UCPMB,së                                                                                             
Preshevë, 27. 03.2015                                                         Nazmi Hajredin
 


Me 18 Maj 2014 në Tübach SG-CH u mbajtë Akademija e dëshmorëve të UÇPMB.së

Të nderuarë Sponzorë dhe Aktivistë Vullnetarë të Akademis Përkujtimore të UÇPMB/së ju falemnderojmë përzemërsisht se pa ju vështirë të organizohen Akademitë të ktijë lloji me vlera Kombëtare:

1.Sokol Nitajë na mbështeti me mjete finaciare pa as nji hezitim

2.Bejtulla Beluli dhe Vaid Beqiri sponzorun darkën për misafirë

3.Nexhat Kadriu Mimoza 93 sponzorojë udhtimin e ekipit të RTP Presheva

4.Shpend Pirkun mezger ishte me gril  pa konpenzim

5.Ferat Rashiti punë vullnetare pregaditjen e sallës dhe shitjen e pijeve

6.Mesud Rufati ndihmoi për pregaditjen e salles me Sead Bajramin

Ju falemnderon kshilli organizativ :Fazli Musliu:Zenel Neziri:Shaip Bajrami:Nasir Rrustemi:Ferat Rashiti:Dashnim Ebibi

Gjithashtu i falemnderojmë edhe mediatë:Si Dialoguplus,TV diasporën,RTP nga Presheva,SYRI BLU,dhe të gjitha faqet elektronike që përcjellin aktivitetet tona:

Rrespektë:

Shoqat "LUGINA E PRESHEVËS Shpërndau ndihmat për vitin 2013

Kryesia e shhlp mbajti mbledhen 17.01.20013

Raporti definitiv i shhlp për Vitin 2013 u verifiku nga kryesia e shhlp dhe u aprovu në bazë të dëshmive që janë bë shpërndarja e ndihmave

U mbajtë AKADEMIJA PËRKUJTIMORE NË ZVICËR ME 26 MAJ 2013

A K T U A L E

Si mbasë disa portaleve ku kan dhon komente në lidhje me kuvendin e shhlp/së

Të nderuarë bashkkombasë jemi të detyruarë të japim disa sqarime

pse zgjidhen kryesishtë të njejtit persona ka shum arsye

1.Këta persona janë të besushëm dhe e kanë dëshmu me vite të tëra punën e pa lodhëshme transparente dhe nuk janë labila po stabila jnë të kaliturë dhe jo të koriturë punojnë për hirë të zotit dhe vetëm atijë i frigohenë

2.SHHLP është e hapurë për gjeneratat të reja dhe çdo herë kur kemi tubime ,kuvende kërkojmë kyçjen e rinisë mirpo deri sotë nukë kanë shprehë gadishmëri ne shum do t ishim të lumtur nëse na bashkangjiten të rit dhe të ja lëm punën rinisë po në shhlp së ka përfitime vetëm harxhime personale dhe kjo mundët të jet arsya e rinis tonë

3.Sa i përket familjeve të burgosur në beograd na vjen keqë shum për këto familje dhe duhetë të ju përkujtoimë se shhlp ka qenë e para që ka reagu dhe ka ndihmu këto familje me nji her pas rastitë dhe kemi ndërtu shtëpi Faton Hajdarit dhe dëshirojmë sa ma parë të kthehen në familjet e veta.me respekt kryesia e shhlp zvicër.

NGA SHHLP JU NDA MIRNJOHJE SALI SALIHUT 30 Mars 2013

Në kuvendin e shhlp ju nda mirënjohje nji psonaliteti të shquarë të luginës SALI SALIHUT dhe kët mirnjohje në emër të familjes Salihu e pranoi vllau i Salihut MEMET SALIHU

Salihu jo pse ishte antarë i shhlp/së  që nga filimi por ishte nji aktivistë i çështjes kombëtare,humanitare,dhe atë që së munde të ja thoshte njerzve e thoshte për mesë botimeve të librave se njerzit së të kuptojnë nga nji her edhe kur je drejtë ,kemi pasë rastin të bashkëpunojmë dhe jemi krenarë që e kemi pasë nji shokë si Salihu dhe i qoftë dheu i lehtë i Luginës ishala zoti në Xhenet na takon

kryesia e shhlp:

U mbajtë protesta në Bruksell me 09.02.2013


Kryetari Fazli Musliu dhe Shaip Bajrami nga vizita në BelgjikëFoto desing Bujamin Mustafa

Keni mundsi ti shikoni foto te aktiviteteve 1991/2011


U mbajt kuvendi zgjedhor me 08.01.2011


KOMUNIKATË

 Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇPMB - së synimet e veta programore i realizon konformë statutit të organizatës

 Në qendër të aktiviteteve të veta ka ruajtjen dhe kultivimin e vlerave ë luftës së UÇPMB - së si dhe trashëgiminë materiale e shpirtërore të cilën na e la rezistenca e armatosur e shqiptarëve të Kosovës Lindore në periudhēn e vitit 2001 - 2002. Deri më tani i gjithë aktiviteti i sajë është zhvilluar në baza vullnetare e mbështetur nga vëllezërit tanë në vendin tonë dhe në diasporë.

 Me anë të kësaj komunikate dëshirojmë të shprehim mirënjohjen publike gjithë atyre njerëzve të vullnetit të mirë që deri më tani me ndihmēn e tyre i mbajtën gjallë idealet kombëtare, atdhetare e patriotike të dëshmorëve, ushtarëve e ish - ushtarëve veteran, qëllimeve politike e idealit madhorë të luftës së UÇPMB - së. Mirënjohje të veçant meriton Shoqata Humanitare e Luginës së Preshevës me seli në Zvicërr nën drejtimin e z. Fazli Musliut.,tani Kryetar nderi, Falënderojmë njerëz, individ, organizata jo qeveritare, shoqëri kulturoro artistike, klube të poetëve etj. Vlenë të përmendim kontributin e fundit të dy bashkëatdhetarëve anonim nga SHBA të dhe Zvicrra cilët kontribuan në hapjen e dy  puseve të ujit për ish - ushtarët tanë me vlerë totale mbi 2500 dollarë dhe 2500Franga Zvicrrane

. Me këtë aktivitet është solidarizuar edhe firma e hapjesecsë bunareve nga fsh. Bukuroc: " LLUKI AG". 

OVL e UÇPMB - së do të jetë shumë transparente me donatorët e vet. Ne i inkurajojmë të gjithë që edhe në të ardhmen të mbështeten aktivitetet tona, meqë deri tani institucionet, pushteti lokal nuk ka ofruar një zgjidhje për ta ndihmuar materialisht aktivitetin e organizatës. Faliminderit gjithëve për bashkëpunim të sinqert në arritjen e synimeve tona madhore me karakter kombëtarë, atdhetarë e patriotik që i shërben bashkimit kombëtar.

 25. 08. 2022 Preshevë

 Kryetar i OVL UÇPMB  Nazmi Hajredini.